Rama në Itali fton investitorët: Atë që e ëndërronit nga Berlusconi e keni sot në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama, ka vizituar ditën e sotme rajonin e Pulias në Itali ku mori pjesë si i ftuar në panairin me investitorë në Forumin 'Ekonomia blu e Mesdheut'. Kryeministri Rama ka ftuar të gjithë investitorët që të shikojnë Shqipërinë si një vend për të investuar për shkak të favorizimeve që bëhen nga vendi ynë.

Forumi u organizua në kuadër të sesionit të 3-të të panairit të Fiera del Levante në Bari. Në këtë panair, Shqipëria është e pranishme edhe me stendat e saj, të cilat u vizituan edhe nga Kryeministri.   Rama ka thënë se Shqipëria është sot hapësira ku sipërmarrësit italianë mund të investojnë pa u tmerruar nga taksat dhe burokracia. 

Sipas Ramës gjithë ata gjëra që investitorët italian i ëndërronin t’i kishin kur dëgjonin kryeministrin Berlusconi, i kanë tashmë në Shqipëri, në një vend thuajse pa asnjë taksë”

 Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Forumin e Fiera del Levante:

Falenderoj shumë dy miqtë në të majtë dhe të djathtë. Janë në të majtë e në të djathtë, por janë edhe të majtë dhe të djathtë dhe ky është një imazh që tregon gjithçka për marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë, që nuk kalojnë kurrë drejt këtyre kategorive politike, por qëndrojnë në këta binarë, majtas dhe djathtas, për të ecur përpara.

Sinqerisht, kur hyjmë në Itali, nuk ka dyshim që në Pulia ndihemi si në shtëpinë tonë, sepse ekziston një lidhje e fortë, ka ngjashmëri të papara. Me kënaqësi kam zbuluar dje se kemi edhe një “vuajtje” të përbashkët me Mikelen, sepse jemi të pushtuar me mesazhe nga qytetarët që çdo ditë duan të jenë të asistuar në vështirësitë e tyre me administratën.

Pa dyshim, Pulia e sotme nuk është ajo e pak viteve më parë, është një realitet krejt i ndryshëm, që na jep shembullin për të shumëçka, me mënyrën si e sheh të ardhmen, për të pasur kurajën të shkohet përtej gjërave të përditshme. Sigurisht nuk ka asnjë dyshim se ka shumë gjëra që mund të bëjmë bashkë, mund të bëjmë shumë më shumë sesa kemi bërë, sepse kemi jo vetëm të kaluar miqësie dhe ndjeshmërie të përbashkët kundrejt botës, por edhe interesa të përbashkëta.

Mikele gjithmonë duke qeshur thotë se Pulia është një rajon i Shqipërisë. Unë gjithmonë mendoj se rajoni i Pulias duhet ta shohë Shqipërinë si një hapësirë të tijën “natyrale”, për të mundësuar zgjerimin e projekteve të përbashkëta për një të ardhme të përbashkët.

Deti është një zbulim i ri për ne. Duhet të kujtojmë që para 50 viteve, deti për ne ishte një territor i ndaluar, sepse ishim të izoluar dhe asnjë nuk mund të imagjinonte të shkonte përtej atyre 100 metrave plazhi dhe uji që ishin të lejueshme, ndërsa pjesa tjetër ishte një shkretëtirë, pas së cilës ishte e dashura dhe e ëndërruara Itali. Sot është ndryshe, por duhet të bëjmë më shumë. Unë besoj se në fushën e “blue economy” është e gjitha për t’u bërë dhe kemi shumë interesa të përbashkëta evidente. Siç është e qartë që ka vetëm për të fituar nëse bëhemi bashkë për të zgjeruar këtë hapësirë turistike, sigurisht, duke përfituar nga ky ridimensionim i rajonit të Pulias, që është kthyer sot në një destinacion gjithmonë e më tërheqës për të gjitha nivelet e konsumatorit turistik, por duke shtuar edhe Shqipërinë që po përjeton një rritje të fortë turistike. Rritemi çdo vit dhe në katër vitet e fundit kemi dyfishuar numrin e turistëve. U nisëm nga 2,9-3,1 milionë në vit dhe tani jemi mbi 6 milionë në vit. Një shifër mjaft e rëndësishme, por edhe një sfidë për Shqipërinë, sepse duhet t’i përgjigjemi këtij fluksi me kapacitete akomoduese, infrastrukturë e të tjera.

Shqipëria është sot hapësira ku sipërmarrësit italianë mund të investojnë pa qënë të terrorizuar nga taksat dhe burokracia. E gjithë ajo që ata ëndërronin të kishin nga Berlusconi, e kanë në Shqipëri, një vend pothuajse pa taksa. Kush investon sot, në Shqipëri, në turizëm hotele me pesë yje, 10 vitet e para të aktivitet i ka pa asnjë taksë dhe një TVSH prej 6%. Ata që jetojnë me turizmin e kuptojnë më mirë se çfarë do të thotë kjo.

Të investosh në agroturizëm është pothuajse e njëjta gjë, ka një taksë prej 5% dhe TVSH prej 6%. Për gjërat e tjera nga pikëpamja e taksave jemi një vend mjaft normal dhe i krahasuar me Italinë jemi një parajsë mbi tokë.

Ne kemi një respekt të madh dhe një interes për të lidhur edhe botën universitare, botën akademike dhe shërbimet shëndetësore. Ne jemi shumë të kujdesshëm ndaj të gjithë sipërmarrësve që vijnë përtej kufijve të vendit, sidomos ndaj investitorëve puliezë. Kemi edhe një qendër të Pulias në Shqipëri, të drejtuar nga miqtë puliezë. Ata e dinë se dyert gjithmonë janë të hapura ndaj tyre dhe nuk duhet të mundohen e stërmundohen në pritje të një lejeje, apo të një licence. Në fund të fundit jemi shumë afër. Për të ardhur dje në Bari na u desh gjysma e kohës për të shkuar nga Tirana në Vlorë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Njoni: 19/09/2019 23:30

    Zerojm taksat për italjont dhe i dyfishojm për shqiptarët, nga sot e tutje pensionistët do konsiderohen biznes i vogël, fukarejve do i heqim asistencën mjafton të vijn barezët e të bojn biznes në shqipëri se boll e vodhën italin e veriut. Bravo bravo

    Përgjigju
  • redi: 19/09/2019 18:03

    Modeli ri ekonomik ,rrisim investimet pa taksa dhe minimizojme te ardhurat ne buxhet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Humbje 'e ëmbël', Juventusi e pëson 2-1 nga Lazio! 'Zonja' është finaliste e Kupës së Italisë

GOLAT/ Humbje 'e ëmbël', Juventusi e pëson 2-1 nga Lazio! 'Zonja' është finaliste e Kupës së Italisë