Rama në kantierin e ndërtimit në Fushë Krujë/ Ahmetaj: Javën tjetër ndryshohet buxheti i shtetit, 600 mln $ për rindërtimin (VIDEO)

FUSHË- KRUJË- Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Fushë- Krujë për të inspektuar punimet për rindërtimin e lagjes së re për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Në këtë lagje të re do të ndërtohen 100 apartamente dhe 128 njësi individuale, ku do të strehohen 1100 banorë. Lista me përfituesit, siç kryeministri Edi Rama sqaroi, është e mbyllur. E gjitha lagjja do të jetë e ndërtuar në një hapësirë prej 103 mijë m2, teksa shefi i qeverisë e cilësoi si një kthesë nga pikëpamja e arkitekturës.

"Krijon një gravitet të ri rreth e rrotull, se krijohet një lloj disipline e qëndrueshme. E pamundur që historia të vijoj si më parë, zona që krijojnë kthesa historie nga pikëpamja e arkitekturës. Gjithçka që do t'u ofrohet atyre që do prekën do të ofrohen shumë më shumë nga sa kishin. Lista se kush i përfiton këto banesa janë gati", tha Rama.

Kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi tha se kësaj hapësire do t'i bashkëngjitet edhe një treg, nisur nga fakti që është traditë e zonës. Nga ana tjetër, Rama tha se për këtë duhet një projekt i veçantë pa ta shndërruar atë në një treg model.

"Të bëhet një treg model, duhet bërë një projekt i veçantë që t'i bashkëngjitet se i shton shumë kapacitet nga pikëpamja komunitare dhe ajo ekonomike se transformimi i kushteve sjell një tjetër nivel të xhirove dhe ata që i shërbejnë dhe blejnë", tha Rama.

Jo 20 por 34 miliardë lekë do të financojë buxheti i shtetit për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit. Nuk dihet ende se cilit institucion do ti zbritet buxheti për të krijuar vlerën shtesë prej 14 miliardë lekësh që i shtohet fondit të rindërtimit. Ajo çka zbulon ministri Arben Ahmetaj është se këto ndryshime prezantohen javën e ardhshme.

"Me ndryshimet që bëjmë javën që vjen në buxhetin e shtetit, praktikisht do financohen 340 milionë dollarë nga buxheti i shtetit për rindërtimin këtë vit, pra 34 miliardë lekë, dhe 250 milionë dollarë ose 25 miliardë lekë vitin tjetër vetëm nga fondet e buxhetit të shtetit. Domethënë vetëm nga buxheti i shtetit do të financohen 600 milionë dollar", tha Ahmetaj.

Nuk është i vetmi lajm që vjen nga rishikimi i buxhetit. Nevoja për financimin e pasojave të covid dhe rindërtimit, pritet të rrisin edhe deficitin buxhetor, sepse rriten shpenzimet. Aktualisht ky deficit është 3,8 përqind e PBB ose 68,6 miliardë lekë.

Ndërkohë, më herët Rama ka vizituar kantierin për rindërtimin e shkollës, teksa meraku i kryeministrit ka qenë që t'i shtohet edhe një palestër godinës për nxënësit, por edhe komunitetin.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton pretendimin e ish-presidentit Trump për imunitet absolut ndërsa ishte në detyrë

SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton pretendimin e ish-presidentit Trump për imunitet absolut ndërsa ishte në detyrë