Rama në Lezhë për rindërtimin e shkollës, 'ultimatum' inxhinierit: Nëse s'e përfundoni me 26 nëntor do futeni në listën e zezë

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lezhë aty ku inspektoi punimet e shkollës 'Llesh Nik Daka' e dëmtuar nga tërmeti, së bashku me kryetarin e bashkisë Pjerin Ndreu dhe ministrin për Rindërtimin Arben Ahmetajn.

Shkolla është rindërtuar nga fillimi, ndërsa Rama ka vendosur si kusht përfundimin e saj me 26 nëntor. Por teksa pyeti një nga inxhinierët ai tha se do të jetë gati në fund të dhjetorit. Për këtë kryeministri ishte i prerë: 'Nëse kompania nuk e mbaron shkollën me 26 nëntor do të futet në listë të zezë'.

Gjithsesi kjo ishte një keqkuptim në përllogaritje pasi inxhinieri përfshiu ndërtimin edhe të një tjetër godine. Ndërkohë ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj deklaroi: "Shkolla do të kushtojë 2.5 milionë dollarë. Pjesën e laboratorëve ia kemi lënë Ministrisë së Arsimit. 7 metra nën dhe janë themelet dhe për 30 ditë kemi kaluar në katin e dytë."

Objektivi i qeverisë është ndërtimi i 143 shkollave të reja në zonat e prekura nga tërmeti.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • pika qe s'te bie ne koke o rama: 29/07/2020 16:38

    po se mbaruat shkollen juve,,do e mbaroi vete rama...

    Përgjigju
  • ndertuesi: 29/07/2020 10:37

    kujdes se po punuan shpejt dhe pa cilesi do rezohet perseri, hej o ramsi me ta lumca syrin e pushkes, e bere shqypnine sic e deshe.

    Përgjigju
  • Faik: 29/07/2020 09:50

    KUJDES KUJDES KUJDES KUJDES KUJDES KUJDES LEKËT , dhe MILIONAT e €UROVE , që janë në DUART e KRYEHAJDUTIT më të NDYRË Arben Ahmetaj !! KUJDES KUJDES KUJDES nga ky DITËZI dhe FAQEZI , sepse DUART E ZEZA të Arben Ahmetit , NUK lënë €URO dhe DOLLARE , PA VJEDHUR dhe ZHVATUR !! SA herë që Arben HAJDUT Ahmetaj i hap FLATRAT e HUNDËS , aty FSHIHET NJË MEGA VJEDHJE !! Arben Ahmetaj NUK ka asnjë NDEYSHIM nga KRYEHAJDUTËT dhe KRIMINELËT E PD dhe LSI , siç janē Tritan Shehu , Petrit Vasili , Leonard Solis , Nard Ndoka , Edmond Panariti , Ylli Manjani , Genc Ruli , Ridvan Bode , Arben Malaj , Cac Angjeli , Aldo Bumçi , etj etj etj etj etj etj PLEHRA dhe FEKKALE Politikanë të këtyre 30 Viteve SHKËRDHATOKRACI , që VJEDHJEN , GRABITJEN dhe PLAÇKITJEN e SHTETIT e kanë në GEN dhe VES të POSHTËRR !!! ASNJË €URO , dhe DOLLARE $ pêr MENAXHIM në DUART E ZEZA të KRYEHAJDUTIT dhe HAJNËS Arben AHMETAJ , sepse ai FEKALE do ti VJEDHI dhe do ti GRABISI !! VDEKJE VDEKJE VDEKJE e HAJDUTËVE me Kollare të Politikës

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet