Rama në samitin e BERZH: Autostradë Ballkan Perendimor-BE! SHengeni? S'ishim ulur kurrë në tavolinë, sot flasim për të ardhmen (VIDEO)

LONDËR- Tre kanë çështje kryesore ku është ndalur të flasë kryeministrit Edi Rama në fjalimin e tij në samitin e BERZH. Një nga investimet më të rëndësishme, për të cilat kreu i qeverisë tha se duhet të bëhet gjatë vitit 2020 është ndërtimi i një autostrade mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, një simbolikë kjo e përdorur nga Rama për të evidentuar që duhet të rritet bashkëpunimin mes tyre.

Një tjetër çështje me rëndësi që është prekur nga Rama, në samitin e BERZH është edhe Shengeni Ballkanik, për të cilin ka theksuar se nuk është "mini", por një projekt që kontribuon për një të ardhme më të mirë mes vendeve duke sheshuar "gjakrat" , inatet mes popujve me njëra-tjetrën. "Mos harroni se deri në 2014, nuk ishim ulur kurrë në një takim të gjithë së bashku, për të ulur pa armë dhe pa urretje, pa gjakderdhje dhe për të ulur për të folur për të ardhmen", tha mes të tjerave Rama. 

Teksa ripërsëriti falenderimet për kontributin e të gjithë vendeve në Konferencën e Donatorëve, Rama prezantoi edhe investimet që priten ta materializohen nga Shqipëria, ku më kryesorja është rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:22
Rama: Projekti më i rëndësishëm për 2020, autostrada Ballkan Perëndimor-BE

Kryeministri Edi Rama është ndalur të flasë për projektet në Shqipëri që priten të materializohen në vitin 2020 në samitin e BERZH, qëllimi për të cilin ishin mbledhur. Fokusi është rindërtimi nga tërmeti i 26 nëtorit, e ndërsa Rama listoi aeroportin e Vlorës, investimet hidrike, por mbi të gjitha tha krijimin e një autostrade në mënyrë simbolike mes Ballkanit Perëndimor dhe BE.

"Ne po ecim përpara, na duhet të tejkalojmë dëmet shumë të mëdha të shkaktuara, aeroportin e Vlorës, parqet voltaike dhe investimet hidrike. Jemi mes 4 vendeve të Europës me vizionin e Ursulës, sepse kemi trashëguar një sistem ku thuajse gjithçka mbështete në energjinë e ripërtëritshme të gjelbër. Ka vetëm një autostratë, autostrada Ballkan Perëndimor dhe BE", tha Rama.

Ora 13:17
Rama për 'Shengenin Ballkanik': Më parë s'ishim ulur kurrë në tavolinë, sot flasim për të ardhmen ...nuk është 'mini'

Shengeni Ballkanik ka qenë në qendër të fjalimit të kryeministrit Edi Rama në fjalimin e tij në samitin e BERZH. Rama vuri theksin tek rëndësia e saj, një projekt për të ardhmen e dy popujve, ndërsa vijoi të theksonte se nuk është një "mini" siç shumë e kanë etiketuar. Për kreun e qeverisë, ky projekt ka shërbyer për të "ulur gjakrat" mes popujve, që janë ulur në një tryezë dialogu pas shumë vitesh.

"Mos harroni se deri në 2014, nuk ishim ulur kurrë në një takim të gjithë së bashku, për të ulur pa armë dhe pa urretje, pa gjakderdhje dhe për të ulur për të folur për të ardhmen. Tani na duhet të ecim përpara dhe ta shndërrojmë paqen në një instrument begatimi nuk është e lehtë, sepse është e shkuara. Kemi ende probleme të mëdha që duhen zgjidhur, ne po punojmë së bashku dhe po ecim përpara, që të jetë ndryshe nga ajo që trashëguam brez pas brezit. Kjo mendoj se është shumë e rëndësishme. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me paqe, por për të ardhmen e popujve tanë. Kush shpiki "Mini Shengen", nuk është mini, ne jemi mesatarisht nga më të gjatët në rajon. Është rajonale, një hapësirë e përbashkët rajonale, që referohet Sehngenit, për të kuptuar për çfarë bëhet fjalë për 4 liritë e Europës", tha Rama.

Ora 13:07
Rama 'shkrin' së qeshuri kryeministrat e rajonit në samitin e BERZH: Vështirë të na përkthejë Brukseli ne

1582544897_ramafoto.jpg

I ulur në një tryezë me kryeministrat në samitin e BERZH, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama e ka nisur fjalën e tij me një falenderim për konferencën e donatorëve, por nuk ka kursyer edhe batutat për integrimin Europian. Duke iu drejtuar kryeministrit Kroat, Andrej Plenković si kreu i shtetit që ka presidencën e BE-së, Rama tha se ai ka shërbyer si urë lidhëse mes Brukselit dhe Ballkanit Perëndimor, por edhe bëri batutë për të treguar problemet  që ka ky rajon.

"Së pari më lini t'ju shpreh mirënjohjen nga zemra, për këtë nismë dhe këtë rrugëtim gjatë këtyre viteve. Jam këtu për të dëshmuar se nga momenti i arë ka qenë kaq e dobishme dhe rigjallëruese, çdo vit. Dua të them se nga një anë procesi i Berlinit i nisur nga Merkel, kur BERZH nisi këtë nismë kanë qenë në një farë mënyrë ngushëllimi ynë, pasi duke qenë se për integrimin në BE jemi përballur me zhgënjime, në këtë rrugëtim kemi gjetur mjaft lehtësim dhe shumë mbështetje dhe kemi mundur të bëjmë gjëra konkrete.  Dua të falenderoj shumë Andrej Plenković që mundi të vinte, është shumë e rëndësishme për ne dhe mendoj që të gjithë ne që jemi në këtë panel jemi shumë mirënjohës, sepse Kroacia është një farë soji agjenti ynë në Bruksel dhe përkthyer i Brukselit në rajon. Sigurisht, është më e lehtë të përkthesh Brukselin tek ne, sesa të na përkthejë Brukseli tek ne. Je diplomat me përvojë, kështu që paç fat me këtë. Do doja të falenderoja nga thellësia e zemrës për konferencën e donatorëve, miqtë nga rajoni, të gjitha ato vende na ka dhënë një shembull të shkëlqyer të solidaritetit të asaj se çfarë është fryma e rajonit", tha Rama, ku salla shpërtheu në të qeshura.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen