Rama në një shkollë në Durrës, batuta vë në siklet drejtoreshën: Të ka dalë nami që je shtrigë! Si ka mundësi që në këtë zonë rriten çunat e jo gocat? (VIDEO)

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një shkollë të re të bërë në qytetin e Durrësit. Ai ka deklaruar se punimet kanë qenë shumë të mira, por megjithatë ka pasur kritikë, për t'i kushtuar më shumë vëmendje detajeve. Për këtë, ai solli edhe një shembull.

" Detajet Dritan, janë disa gjëra të fundit, që po nuk u kuruan, ato fillojnë pastaj...Është bërë një eksperiment mes dy ashensor të prodhuar në të njëjtën ditë, të vendosur në të njëjtën godinë, përpara se të vendosej njëri u zhgarravit, tjetri u vu i ri. I zhgarravituri u prish më shpejt", tha Rama.

Kryeministri nuk i ka kursyer edhe batutat.

Rama: Si shpjegohet që në këtë zonë gocat janë më të gjata se çunat?

Ahmetaj: Uji, deti, ajri

Rama: Pse rriten rriten vetëm gocat dhe jo çunat

Për drejtoreshën e shkollës ka pasur edhe një moment të sikletshëm.

Rama i drejtohet mësueses: Kush është drejtoresha nga ju?

Mësuesja tregon nga drejtoresha

Drejtoresha: Nuk ka problem, ne punojmë si staf

Rama: Duket që ishe ti drejtoresha, se kur të doli para mësuesja të bënë sytë xixa

Mësuesja: Nuk e dija që ishte pas meje

Drejtoresha: Nuk ka problem

Rama: Je një shtrigë, e di si e ke namin e shtrigë apo jo. Të ka dalë nami gjithandej

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:32
Rama në Durrës, kryebashkiakja flet për rindërtimin: 145 objekte kanë përfunduar, 458 gati në janar!

Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në qytetin e Durrësit ku ka inspektuar punimet në pallatet e dëmtuara nga tërmeti. Kryebashkiakja e qytetit bregdetar, Emirjana Sako dha shifra, duke bërë të ditur se kanë përfunduar punimet në 145 objekte, prej të cilave përfitojnë 300 familje. Ndërkohë, 458 të tjera do të përfundojnë brenda janarit.

“145 objekte kanë përfunduar, 300 familje do i zbresim nga bonusi. 458 objekte presim të përfundojnë brenda janarit. 157 të tjera do të ketë një afat, fillon në dhjetor dhe parashikohen të mbarojnë në shkurt”, tha Sako.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama dha edhe një sugjerim sa i përket fasadës së pallatit.

“Këtë të ngjyrën e errët silleni këtej, se është më e bukur se kjo e verdha”, tha Rama.

 

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O Kolloz: 02/12/2020 19:11

    O Rama,o Gjigand ,je Michael Jordan-i i Albania-s!Go ahead,God bless you!

    Përgjigju
  • Vinon: 02/12/2020 18:35

    O idioter, po s'hoqet dore njehere nga llogjet e pallavrat... Ne vend qe te shihni e ti kushtoni rendesi kryesores, qe eshte puna teper e lavderueshme e qeverise dhe personalisht Z. Rama, merreni me banalitete, jo po tha shtriga, jo po si e tha e kujt ja tha... Tyryfylat e lales... Po te ishte ajo gjoja partia e sketerres pd, do ta shihnit mire shtrigen, siç ne fakt edhe e keni pare, nuk eshte se jo... Po s'vini mend ju jo... Disa dykembesha jane te pandreqeshem...

    Përgjigju
  • Jani: 02/12/2020 13:50

    Smesoi te flase ndonje here. Vetem harbitshe. Ne vend te jape nje mesazh per edukimin, me keq se nje individ i rendomte, flete per "shtriga".

    Përgjigju
    • Prela: 02/12/2020 15:13

      Tamam e ke na u shpifen slloganet e ketij si ne filma me komunistet

    • Une: 02/12/2020 15:09

      po pse e keni mendjen kaq mbrasht? Nese e shikon videon e plote do shohesh qe ishte batute dhe fjala "shtrige" nuk ishte ne sensin negative.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman