Rama: Në paketën e ndihmës financiare do shtohen dhe biznese të tjera (LISTA)

TIRANË - Prezantohet paketa e zgjeruar e ndihmës financiare për bizneset. Kryeministri Edi Rama ka bërë publikë një serë biznesesh të vogla që nuk kanë qenë pjesë e listës së parë, që do të përfitojnë nga paketa financiare e qeverisë.

Këto biznese nuk janë të mbyllura me vendim qeverie, por aktiviteti i tyre ekonomik është reduktuar ndjeshëm si pasojë e masave të ndërmarra.

"Biznese të tjera të vogla të regjistruara si taksi, servise makinash, lavazhe, rrobaqepësi, mobileri, bojaxhi, hidraulik, elektriçist, fizioterapi, agjenci udhëtimi, etj., do të përfshihen në paketën e zgjeruar. Paketa e Zgjeruar do të adresojë me një bonus lufte edhe hallin e individëve qeradhënës që nuk kanë të ardhura të tjera veç qerasë apo të individēve që u është pamundësuar puna në kompani e ndërmarrje me xhiro mbi 140.000 lek në vit. Për përcaktimin e masës së kësaj mbështetjeje me Bonusin e Luftës, do të vendoset duke ndjekur dinamikën e luftës në 3/4 ditët në vijim", sqaron kryeministri.

Bizneset e tjera që përfitojnë nga paketa financiare:

Servise makinash
Lavazhe
Rrobaqepësi
Mobileri
Bojaxhi
Hidraulik
Elektriçist
Fizioterapi
Agjenci udhëtimi

Po ashtu, kryeministri Edi Rama ka prezantuar dhe një kanal të ri ankesash në Bankën e Shqipërisë për të denoncuar të gjitha ato banka të cilat refuzojnë shtyrjen me tre muajt të kësteve, kur qytetarët kanë arsye të forta që nuk mund ta paguajnë.

Në dispozicion është vendosur adresa e e-mailit [email protected], ku mund të shkruajnë çdo qytetarë në rast se nuk gjen mirëkuptim me bankat apo institucionet financiare për shtyrjen e këstit të kredisë. Në e-mailin e dërguar duhet të specifikohet emri i bankës/subjektit që është marrë kredia, të shpjegohen motivet se përse nuk paguhet dot kredia dhe korrespondenca e plotë me bankat/subjektet

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agustin Brakaj: 09/04/2020 18:47

    Perderisa , merret e mireqene " jemi ne lufte" dhe ne lufte mbijetohet., dhe ngaqe buxheti nuk mund te arketoj dhe administra nuk mund te shprehem me performance, si dhe publiku nuk eshte duke perfituar ne mase te plot sherbim prek saj , per shkak te luftes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pagoi Nuredin Dumanin që t'i vriste gruan, Prokuroria kërkon 6 vite e 6 muaj burg për ish avokatin Alban Bengasin

Pagoi Nuredin Dumanin që t'i vriste gruan, Prokuroria kërkon 6 vite e 6 muaj burg për ish avokatin Alban Bengasin