Rama në Peqin: Do transformojmë sheshin qendror, të rinjtë treg pune për programim kompjuterik! Amnisti fiskale për kursimet e emigrantëve

Kryeministri Edi Rama tha nga Peqini se ky qytet i vogël do të pësoj transformime gjatë mandatit të tretë ku investimet nuk do të mungojnë si në infrastrukturën e qytetit ku puna do të fillojë me sheshin qendror e deri tek ndihma për fermerët. Gjatë takimit me banorët dhe kandidatët, Rama tha se fokusi është rinia, ku jo që s'do të lihen pas dore por do të futen në rrugën e tregut të punës botërore, atë të programimit kompjuterik ku do të trajtohen dhe paguhen njësoj si bashkëmoshatarët e tyre në vendet e zhvilluara të BE-së.

"Këtu nuk Peqin ka shumë gjëra për të bërë.  Ne do të mbështesim të rinjtë për t'u dhënë mundësinë që të hyjnë në rrugën e mësimit të gjuhës së kompjuterit. Nen d o u japim mundësinë që të mund të krijojnë punët e tyre duke u futur në tregun  e madh botëror të tregut online. Do të transfomojmë të gjithë sheshin qendror të Peqinit, duke e kthyer edhe atë në një pikë të rëndësishme referimi për ata që e vizitojnë", tha Rama.

Rama foli edhe për përthithjen e investimeve nga emigrantët shqiptarë në vend, duke thënë se krahas grantit prej 5 mijë euro për këdo që hap biznes në SHqipwri do të ketë edhe amnisti të kursimeve të tyre.

"Gjithashtu tha se do të bëjmë amnistinë fiskale të parave të emigrantëve që të vijnë të investojnë këtu dhe se do i japin 5 mijë euro grant për emigrantët që kthehen dhe hapin biznes në Shqipëri. Do të bëjmë amnisti fiskale për paratë, edhe pse i ka kursyer poshtë krevatit, ne do i japim mundësi ti sjellë dhe t'i fusin në bankë dhe të kemi më shumë  ardhura për vendin tonë duke i investuar ato", tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:52
Balla nga Peqini: Votojmë Ramën që të mos kthehemi përsëri tek politika e vjetër e pengmarrësve të këtyre 30 viteve

Drejtuesi Politik i PS për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla u shpreh nga Peqini se Partia Socialiste do të vazhdojë të investojë edhe më shumë në mandatin e ardhshëm.  Balla u shpreh se qeveria ka arritur vitet e fundit disa politika shumë mbështetëse për bujqësinë.

Ai ftoi qytetarët të votojnë kryeministrin Edi Rama në mënyrë që të shmangin rikthimin tek politika e vjetër e pengmarrësve të këtyre 30 viteve.

“Unë jam shumë krenar që këto zgjedhje të bashkohemi më shumë se çdo herë tjetër në këto 30 vjet në Peqin për të kthyer vëmendjen shumë herë më të madhe sesa e kemi patur deri më tani në Peqin. Unë dua të garantoj të gjithë banorët e Peqinit nga qyteti tek njësitë administrative: Ne do të vazhdojmë të investojmë edhe më shumë.

Ne kemi arritur në këto 4 vitet e fundit disa politika shumë mbështetëse për bujqësinë sikurse ishte heqja e TVSH-së së imputeve bujqësore, subvencioni i naftës për gjithë bujqësinë, por kjo që ka filluar duhet të vazhdojë dhe ajo që na duhet është mbështetja juaj. Motra dhe vëllezër mos harroni se në vitin 2013 këtu në Peqin, edhe ndihma ekonomike  ndahej sipas teserave të partisë. Edhe punësimet bëheshin sipas teserave të partisë. Ne kemi arritur që mësuesit, infermierët t’i shpëtojmë nga laku i vjetër i politikës.

E që të mos kthehemi përsëri tek politika e vjetër e pengmarrësve të këtyre 30 viteve, na duhet vota historike e Peqinit për Edi Ramën kryeministër. Motra e vëllëzër të Peqinit, ju jam shumë mirënjohës për këtë mbështetje, asnjëherë më parë Peqini nuk ka qenë kaq i bashkuar prandaj mos ta humbim këtë shans, më 25 prill unë u bëj thirrje të votoni për Partinë Socialiste, për Saimir Hasallën, për Edi Ramën.”, përfundoi Balla.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Senati amerikan miraton ndihmën 60 mld dollarë për Ukrainën! Biden: Armët në Kiev këtë javë! Zelensky: Ndihmë kyçe për rivendosjen e paqes

Senati amerikan miraton ndihmën 60 mld dollarë për Ukrainën! Biden: Armët në Kiev këtë javë! Zelensky: Ndihmë kyçe për rivendosjen e paqes