Rama në takim me pronarë të bujtinave në Lezhë: Turizmi më i goditur nga COVID, por ia ka dalë! E dimë që s'respektohet distanca në tavolina

LEZHË- Kryeministri Edi Rama është ndalur mesditën e sotme në takim me përfaqësues të bujtinave në Lezhë. Ai tha se turizmi ka qenë një nga sektorët më të prekur, por edhe që ia ka dalë mirë, duke listuar 2 arsye. Rama tha se ishte i vetëdijshëm që mosrespektimin e distancës në restorante dhe këtë ua tha edhe vetë pronarëve.

"Turizmi është goditur shumë po ia ka dalë, falë fakti që nuk kemi mbyllur kufijtë me Kosovën por edhe për faktin që kur vjen puna te tavolina, nuk respektohen shumë, ee", tha Rama.

Teksa dëgjoi shqetësimet e përfaqësuesve të bujtinave, Rama shtoi se brenda fundit të vitit 2022 të gjitha qendrat urbane të Shqipërisë do të kenë ujin e garantuar sepse të gjitha janë në kantier ose në ndërtim e sipër, e ndërsa për Tiranën ky proces do të dojë më shumë kohë.

“Brenda fundit të vitit 2022 të gjitha qendrat urbane të Shqipërisë do të kenë ujin e garantuar sepse të gjitha janë në kantier ose në ndërtim e sipër. I vetmi vend ku është problem edhe më I madh është Tirana që mund të zgjasë deri në 2023. Për të pasur 24 orë ujë në të gjithë hapësirën e vet. Kam parasysh jo vetëm bashkitë brenda për brenda por edhe komunat më të populluara”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se këto nuk janë premtime dhe se PS nuk ka një program elektoral, por është një plan konkret.

"Njerëzit thonë se gënjehet gjatë fushatës, nuk është e vërtetë. Ka dhe persona që bëjnë, po jo të gjithë. Të vjen tërmeti të ndryshon situatën, do t'i modifikosh planet e tua. Po nuk është se kemi mashtruar. Prandaj thonë se fushata është poezi dhe fushata është prozë. Për një masë që kemi vendosur ta marrim, jemi ende duke debatuar, se nuk dimë a ta bëjmë në 2022 apo 2023. Masën për ta zerur taksën,  jo deri te 300 mijë lekshi po te 400 mijë lekshi. E di që nuk është përgjigja që ti do por unë jam i detyruar që të them të vërtetën.

Ne do jemi në qeveri pavarësisht se çfarë thonë. Çdo gjë që themi sot nuk është më si në 2013. Ne kemi dhe gurin për ta hedh edhe arrën për ta vënë përpara. Kështu që prandaj nuk kemi program elektoral por plan. Të gjitha do t’i bëjmë sepse janë të planifikuara. Jo se mendojmë ne që do i bëjmë. Njerëzit mendojnë që në fushatë politikanët mashtrojnë, gënjejnë”, tha Rama.

 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 04/03/2021 19:30

    Kush ka mend ne koke as edhe nje vazo lule nuk e blen ne shqiperi!

    Përgjigju
  • Fushata: 04/03/2021 14:24

    E dime, po na ka zene...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale