Rama uron vitin e ri ndryshe, me videon e krijuar nga Inteligjenca Artificiale: Të bëjmë më të mirën për kohën që na është dhënë

Në natën e ndërrimit të viteve, Kryeministri Edi Rama uroi mbarë shqiptarët për një vit të mbarë, me shëndet, paqe e dashuri, si dhe me mundësi të reja për realizimin e ëndrrave dhe përmbushjen e shpresave.

Këtë herë, urimi tradicional i fundvitit u shoqërua me një video të krijuar nga Departamenti i Inteligjencës Artificiale të AKSHI-t, dëshmi se progresi teknologjik, ashtu si në mbarë botën, po shënon një fazë të rëndësishme edhe për Shqipërinë.

“Unë jam Edi Rama, prapa më vijnë historia dhe Viti i Ri 2030! Sapo kemi hyrë në BE, por ju s’keni parë gjë akoma! Turisti i 20 miliontë hyri në Shqipëri dhe ishte i pari turist nga Hëna. Por me Partinë Socialiste, në vitin 2040-të do të hyjë i 30 milionti dhe ai do të jetë nga Marsi”. Në këtë natë familjare dua të ndaj një sekret me ju! Bashkimi Europian po përgatitet të transferojë qendrën e tij nga Brukseli në Tiranë, mu aty ku po ndërtohet kulla më e lartë e botës, e para kullë që do të prekë tavanin e 1 mijë metrave lartësi… Falë Inteligjencës Artificiale natyrisht…”shprehet Rama në videon e krijuar nga Inteligjenca Artificiale.

“Ne morëm një foto nga urimi juaj i vitit të kaluar, bashkëpunuam me zyrën e shtypit, - nuk ua dekonspiroj kush na ndihmoi - dhe pastaj e mori Enio, koka e Departamentit të Inteligjencës artificiale në AKSH dhe pastaj krijoi videon që pamë.” - shpjegoi drejtuesja e AKSHI-t Linda Karçanaj krijimin e videos.

Kryeministri Edi Rama në urimin tradicional drejtuar shqiptarëve:

Të dashur miq,

 Ky që po mbyllet ishte një tjetër vit i një kohe ndryshimi marramendës për njerëzimin, ndryshimi më marramendës i historisë njerëzore – ku progresi teknologjik ka hyrë në një shpejtësi të paimagjinueshme deri pak vite më parë.

Po një gjë është e sigurtë.

Teknologjia as nuk na e merr dot, kohën që na është dhënë në këtë tokë me nënën, babën, fëmijët, familjen, rrethin e njerëzve të dashur, as nuk na i zëvendëson dot ata që duam e na duan, bashkë me vendin ku jemi lindur e ku flasim gjuhën e nënës.

Na takon ne të bëjmë më të mirën me këtë kohë që na është dhënë dhe sonte, unë ju uroj gjyshërve, nënave e baballarëve, fëmijëve e fëmijëve të fëmijëve, nipave e mbesave, të gjithë shqiptarëve kudo ku janë, një mbrëmje të gëzuar në tavolinën e festës së madhe të këtij fundviti dhe një Vit të Ri siç jua do zemra, shëndet, paqe e dashuri, e me mundësi të reja për realizimin e ëndrrave dhe përmbushjen e shpresave.

Ky ishte padiskutim viti më i mirë i Shqipërisë; besimi tek Shqipëria u rrit ndjeshëm, flamuri ynë u duk më bukur se asnjëherë në skenën ndërkombëtare, ndërsa vendi ynë u vizitua më shumë se në çdo vit tjetër më parë nga njerëz që erdhën nga e gjithë bota.

Ky ishte viti i hyrjes së Shqipërisë me dinjitet në hartën turistike të Europës; të ardhurat dhe siguria e Shqipërisë u rritën gjithashtu, bashkë me investimet e brendshme e të huaja, që arritën shifrën më të lartë ndonjëherë, njësoj siç u fuqizua monedha jonë, e cila nuk ka qenë kurrë më e fortë sesa sot; rritja e pagave vazhdoi për të mos u ndalur vitin e ardhshëm, kur do të arrijmë në 900 Euro nivel të pagës mesatare në sektorin publik dhe do të kemi një rritje rekord të pagave në sektorin privat…

Por kjo nuk është dita e as ora për t’ju folur më gjatë për shumë gjërat e mira që u bënë këtë vit…

Madje ky është momenti për t’ju falenderuar thellësisht nga zemra për sa shumë më keni inkurajuar, mbështetur, po edhe duruar në aq shumë herët që ju jam shfaqur gjatë vitit në ekranet tuaja pa ju marrë leje, dhe për t’ju siguruar se jam shumë i vetëdijshëm, edhe për gjërat që s’kanë shkuar mirë, edhe për shumë gjërat që duhen bërë më tutje…

Çka kemi bërë deri këtu nuk do të kishte asnjë vlerë nëse do të ndalej këtu, por edhe me kaq e ka një vlerë të madhe për besimin se ky vend më në fund po bëhet; se ky vend ka dalë më në fund nga kthesa e gjatë dhe e vështirë e tranzicionit të mundimshëm; se këtë vend po e bëjmë ne, shqiptarët e kësaj kohe, të gjithë bashkë, hap pas hapi, duke ecur gjithnjë e më shpejt, e duke mësuar se si t’i bëjmë gjërat gjithnjë e më mirë.

Shqipëria Zonjë, nuk është më një amanet i penguar qysh prej kohës së rilindasve tanë, po është tanimë misioni ynë krejt i mundur; një realitet që ka nisur të marrë formë dhe është bërë i arritshëm me sy, si më e mira që është e gjitha përpara nesh! 

Gëzuar!

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Plaku Xhuxhumaku: 02/01/2024 01:08

    E çfare te thuash, ketij jo vetem i vjen prapa historia, ky e ka vene perpara historine dhe hyxhym, as vete nuk e di sa e thelle eshte gremina ku ka per te thyer qafen.

    Përgjigju
  • populli: 01/01/2024 03:26

    RAMA KOPUKU DHE HAJDUTI QE NUK JU KA LENE GJE PA VJEDHUR BASHKE ME SALINJE..E METE,,JU URON VITIN E RI...C'FARE HIPOKRIZIE...UJKU URON TUFEN E DELEVE,per jete te bukur,PASI KA NGRENE 20 DELE...URIMI I POPULLIT PER TY ESHTE.TU SHOFTE FARA MOR KOPUK...

    Përgjigju
  • LORA: 31/12/2023 23:53

    GEZUAR 2024-en zoti Kryeminister, sepse jeni garanti me i forte i progresimit te pandalshem te Shqiperise sone drejt standarteve te EU-se.

    Përgjigju
  • Arbëri: 31/12/2023 21:22

    Ok o serborus në Rusi , atje e ke strogfullin …!!!

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 31/12/2023 21:21

    Çna ka gjetur me kete te semure psiqik me kartele,drogaxhi e mafioz,hajdut,immoral,dallkauk te rilindjes se dhjere e te mbytur be krim e korrupsion....

    Përgjigju
  • Santaklaus: 31/12/2023 19:51

    Vazhdo bablok shif gjendjen nderkombetare Se ktu mrena e ke rregullu megjithse ne noj ven man era m.t. Ishalla po ta nigjojn fjalen e mencur qe dek nga goja jote qe putini dhe hamasi Te Te therrasin ne tel qe te te pyesin si te ja bejne qe tw perfundojne luften. Pastaj drejtoju Presidentit te Ukraines qe te dorzohet tel putini dhe drejtoju presidentit apo kryeministrit te izraelit qe te dorzohen para hamasit dhe te deklarojne veteasgjesimin e Izraelit Se kshtu I ka premtu allahu arabeve te palestines

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, zbardhet dëshmia e gjyqtarit të Shkodrës

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, zbardhet dëshmia e gjyqtarit të Shkodrës