Rama nga Britania e Madhe: Nëse rusët ju pushtojnë, ejani në Shqipëri t’ju mbrojmë nga Putin dhe Braverman

Nga Britania e Madhe, ku ndodhej për një vizitë zyrtare, kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim të veçantë në auditorin e Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House. Kjo e fundit njihet gjithashtu si Instituti Mbretëror i Çështjeve Ndërkombëtare dhe është një institut i pavarur politikash me seli në Londër. Në retorikën e tij ironizuese ndaj përqasjes së autoriteteve britanike ndaj emigrantëve shqiptarë, Rama përfytyroi për një moment sikur rolet u këmbyen.

“Nëse rusët do të pushtojnë Britaninë, ju ejani tek ne, ne do t’ju mbrojmë nga Putini dhe nga Suella Braverman të dy, kjo është e sigurt, do t'ju mbrojmë”, u shpreh kryeministri shqiptar ndërsa shkaktoi të qeshura në sallë.

Kryeministri Edi Rama kritikoi sekretaren e brendshme britanike Suella Braverman, duke theksuar se ajo e dinte që po gabonte kur i quajti shqiptarët kriminelë, por kurrë nuk kërkoi falje. Duke u ndalur tek largimi i të rinjve, kreu i qeverisë u shpreh se sot jetojmë në një vend demokratik dhe se nuk mund tu thuash dot njerëzve qëndro këtu pasi ke një të ardhshme të shndritshme, por ato janë të lirë të lëvizin kudo që ato duan. Për kryeministrin Edi Rama, të rinjtë shqiptarë që mbërrijnë ilegalisht në Britaninë e Madhe përdoren nga kriminelët.

‘E di që nuk është korrekte për mua, por nuk u them njerëzve që duhet të rrini këtu sepse këtu është vendi juaj. Kur isha i ri nuk mund të largohesha nga vendi, por sot ajo për të cilën luftova është që Shqipëria është një vend i lirë dhe mund të lëvizësh kudo. Si tu thuash njerëzve qëndroni këtu pasi këtu e keni vendin, jo! Nuk u thua njerëzve e ardhmja është e ndritshëm rri këtu me mua, por jo nëse do të largohesh largohu, nëse do të qëndrosh, qëndro.’- tha Rama.

Kryeministri shqiptar u pyet edhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe për gjithë unionin në tërësi. Rama thekson se ndonjëherë edhe kur një shtet ka progres, BE nuk është gjithnjë gati për të ‘hapur krahët’. Sa i takon procesit të Open Balkan, kryeministri Rama u shpreh se Ballkani ndodhet në formën më të mirë të mundshme, falë këtyre negociatave, për të mos u kthyer në të kaluarën.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Britaninën e Madhe, e para e një kryeministri shqiptar në Downing Street, ku u takua me homologun e tij Rishi Sunak. Dua të sigurohemi që komuniteti ynë të ndihet i sigurtë ishte kërkesa e Ramës, ndërsa Sunak vlerësoi progresin e bërë për emigracionin e paligjshëm. Në diskutime dhe bashkëpunimi ekonomik dhe siguria kibernetike. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:00
Rama në një linjë me Kurtin: Marrëveshja e Ohrit, njohje 'de facto' e Kosovës

 

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Ai u shpreh se është më i miri deri më sot, ku palët marrin atë që ju takon dhe është një njohje “de facto” e Kosovës nga Serbia.

“Mendoj se dokumenti në tryezë është më i miri ku të dyja palët mund të marrin atë që ju takon. Të dyja palët janë shumë pranë luftës dhe era e gjakut është ende e fortë deri në atë pikë sa nuk mund të hedhin hapat e fundme. Kjo është rruga e duhur dhe njohje “de facto” e të drejtës së Kosovës për të jetuar dhe vendosur më vete. Është njohje “de facto” e Serbisë ku me Kosovën duhet të ketë marrëdhënie normale. E vetmja pikë është a ato të zbatohen, por Ballkani është një vend me mjaft gracka. Por le të shohim”, tha Rama.

Ora 09:35
Rama thumbon ministren britanike nga Londra: Suella e dinte çfarë po thoshte, ajo kurrë nuk kërkoi ndjesë

 

Kryeministri Edi Rama ka vazhduar kritikat ndaj sekretares së brendshme britanike Suella Braverman, duke theksuar se ajo e dinte që po gabonte kur i quajti shqiptarët kriminelë, por kurrë nuk kërkoi falje.

“A mendoni se Suella Braverman nuk e dinte se po thoshte diçka të gabuar. Politikanët thonë gjëra të gabuara dhe pendohen më pas, më ka ndodhur dhe mua. Ndonjëherë fjalët shpëtojnë, por më pas vjen e nesërmja, vjen java tjetër dhe gjen një mënyrë për të thënë ndjesë. Ajo kurrë nuk ka thënë ndjesë sepse asaj nuk i vjen keq.

Kështu që nuk mund të bësh asgjë për ndryshimin e perceptimit për shqiptarët në Britani. E vërteta e komunitetit shqiptar ka kontribuar shumë dhe duhet të jetojnë më gjatë se Braverman. Jini krenarë nga vini dhe nderoni flamurin britanik dhe atë shqiptar.

Më pas politikanët që përdorin vizibilitetin e tyre dhe pushtetin që ju është dhënë nga të tjerët për të mbledhur vota, do të ekzistojnë gjithmonë për aq sa do të ekzistojë demokracia”, u shpreh Rama në një bashkëbisedim në auditorin e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House.

Ora 08:59
Rama: Jo çdo njeri me laps është gazetar! Pronarët e mediave që shkelin ligjin duhet të gjobiten! S’pranoj çdo lloj gjepure që shkruani ju

 

Liria e shtypit, mediat e vetë gazetarët ka qenë tematika e radhës ku kryeministri Rama u ndal. Në bashkëbisedimin e tij me Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Rama foli për gazetarët në tërësi, të cilët sipas tij janë më të keq paguarit në treg, pre e pronarëve të medias. Sipas tij, pronarë të medias ‘kërcënojnë’ me gjepurat që u vijnë nëpër mend në mënyrë që të trajtohen ndryshe nga qytetarët e thjeshtë. Rama thotë se pronarët e mediave gjithashtu duhet të ndëshkohen, të paguajnë taksat, tatimet e qiratë e bizneseve të tyre të tjera, sepse duhet të tregohemi të drejtë me gjithkënd. Më tej, Rama shton se jo çdo kush që ka mundësi dhe hapësirë të shkruajë, është gazetar, sepse nuk mund të quash gazetari aludimet pa fakte.

‘Por të thuash që liri e medias është për të thënë gjithçka të thënë nëpër mend dhe çdo akuzë që të vjen në mend dhe të thuash se pranon se është kritikë... këtë se kuptoj.

Pronarët e medias të cilët janë pronarë kompanisë që bëjnë evazion fiskal dhe që çohen në prokurori për prova të qarta evazioni fiskal. Apo që nuk paguajnë prej vitesh objekte publike, ajo është një gjë tjetër. Është e thjeshtë që të thuash ‘Ti do paguash taksat, tatimet, qiranë, ndërtim në mënyrë të ligjshme vetëm se je kritik’... jo më fal, pronarët e mediave gjithashtu janë qytetarë. Ne kurrë nuk kemi gjobitur një media, edhe pse duhet. Pse? Sepse ka probleme me pagat e gazetarëve, shkojini shihini pagat e tyre. Sepse janë të nënpaguar, dhe paguhen shumë me para në dorë e kështu me radhë. Kjo gjë nuk do të tolerohet, ka qenë e gabuar që është toleruar. Kjo gjëja që nuk lejohet të bëjnë pyetje të vështira, është tërësisht e pavërtete. Mund të jenë si të duan. Unë kam rrezikuar jetën për lirinë e fjalës,kam ende plagë në kokë. Egërisa morale dhe çdo njeri me laps që i thotë vetes gazetar, kjo nuk është një gjë që unë ndaj të njëjtën pikëpamje. Lapsin e keni ju, shkruani, por unë s’do pranoj çdo lloj gjepure që shkruani ju.’- tha Rama.

Ora 08:58
Rama përplaset me ish-anëtarin e PE-së në Britaninë e Madhe: Nuk thuhet Kosovo, por Kosova

Në Britaninë e Madhe ku edhe zhvilloi një komunikim me në auditorin e Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House, kryeministri Edi Rama është pyetur për marrëdhëniet me Kosovën. Por gjatë pyetjes, kreu i qeverisë u përplas me një ish-anëtar të Parlamentit Europian për emërtimin e Kosovës.

'Së pari nuk është “Kosovo” është “Kosova”. Kosovo është mënyra se si e thërrasin serbët. Kështu që ju avokatoni për pavarësinë e Kosovës dhe ju lutem, po ju kërkoj me përulje, nuk është faji juaj, propaganda ka bërë punën e vet, edhe unë ndonjëherë them Kosovo por është Kosova. Jo, jo, mos kërko ndjesë, edhe unë e bëj ndonjëherë, por është Kosova. Kosova nuk është vend mik, është një vend si motër, është një vend si vëlla. Është gjithçka, nuk është vend mik, ne jemi njësoj. Për arsye të caktuara jemi një komb që jeton në dy shtete. Ne shqiptarët kemi dy shtete, 4 kryeministra në Ballkan. Diçka nuk duhet të funksionojë por ja që kështu është, gjithçka që mundemi që të ndihmojmë dhe sigurisht që mirëpresim gjithçka që ata mund të bëjnë për ne për të na ndihmuar, jemi njësoj, thjesht kemi një kufi, kemi disa rregulla për të respektuar  por jemi njësor. Nuk e di se çfarë kishit ndërmend saktësisht kur pyetët?  Mësoje, thuaje me mua, Ko-so-va, jo Vo-va, si Su-e-La.'- tha Rama.

Ora 08:48
Rama në Britaninë e Madhe: Problem që të rinjtë shqiptarë përdoren nga kriminelët! S’e sollën ato drogën këtu, por gjetën tregun

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe është ndalur sërish tek çështja e emigranteve të paligjshëm dhe paragjykimi që u bëhet atyre. Kreu i qeverisë u shpreh se problemi i tij nuk është me shqiptarët që vijnë në Britani, por kur shqiptarët përdoren në ëndrrat dhe shpresat e tyre nga kriminelët.

'Dëgjoni, edhe njëherë dua ta përsëris se na vjen keq, na vjen shumë keq. Nuk do të lidhim partneritetin strategjik që kemi me një vend si Britania dhe nuk do t’i vëmë të gjitha këto interesa të jashtëzakonshme për të zhvilluar këtë marrëdhënie në atë kutinë e vogël të Suela Braverman dhe disa njerëzve të tjerë. Është shumë më e madhe sesa kaq. Mund t’iu them që ne kemi një komunikim dhe bashkëpunim shumë të mirë dhe kjo nuk është për të thënë fjalë të bukura sepse unë nuk mendoj se jeta është interesante kur jeton për të thënë fjalë të bukura që në fakt nuk i mendon.

Jo, kjo është e vërtetë. Për herë të parë shoh, jo vetëm fjalë, por edhe vepra nga kryeministri britanik dhe kam parë shumë kryeministra britanikë meqë ra fjala. Në këtë rast, ka diçka mjaft të rëndësishme që po ndodh, që e kemi kërkuar qysh prej shumë kohësh. Kujtoj qysh kur Theresa May ishte Sekretare e Punëve të Brendshme. Gjithnjë kemi thënë, na duhet të ndërtojmë një forcë të përbashkët operative për të goditur rrjetet kriminale. Gjithmonë na kanë thënë “Është e shkëlqyer”, por kurrë nuk ka ndodhur; tani po ndodh. Pas bisedës time me kryeministrin në telefon, kjo po ndodh dhe jam i sigurt që në qoftë se do të bëhet sipas planit, shumë shpejt rezultatet do të jenë të jashtëzakonshme në raport me atë që është problemi.

Problemi im nuk është se shqiptarët vijnë në Britani; problemi im është kur shqiptarët përdoren në ëndrra dhe shpresat e tyre për të ardhur në Britani nga kriminelët. Nuk kam probleme se kufijtë britanikë mbyllen. Është e gabuar, por nuk më takon mua ta vendos. Problemi është të mos i lëmë të rinjtë shqiptarë të shfrytëzohen nga kriminelët. Kjo është pika e parë.

Pika e dytë, nuk duhet lënë ky komunitet fantastik dhe është komunitet fantastik komuniteti shqiptaro-britanik; është fantastik që nga profesionistët deri tek punonjësit e ndërtimit. Të jesh nën trysninë e disa mollëve të kalbura qe janë vërdallë.

Thënë kjo, kriminelët shqiptarë nuk e sollën krimin këtu, e gjetën krimin këtu. Ata nuk e sollën drogën këtu, gjetën tregun këtu prandaj erdhën këtu. Është një treg i madh krimi, droga, i gjithë gjërave të këqija. Kjo është e vërteta. Për ta lidhur këtë dhe për të thënë se po fshijnë krimin se po luftojmë kriminelët shqiptarë kjo është vetëm propagandë dhe ne jemi shumë të interesuar për t’i goditur ata dhe do ta bëjnë. Në qoftë se homologët britanikë do të na ndihmojnë, do të na dëgjojnë dhe do të ndjekin atë çfarë u themi kur bëhet fjalë për shqiptarët, sepse nuk do t’i mësojmë se çfarë të bëjnë me të tjerët, kjo do të jetë shumë e suksesshme dhe ne do të jemi në një pozitë shumë më të mirë dhe shqiptarët këtu do të jenë në një pozitë shumë më të mirë. Kjo është ajo çfarë duam të bëjmë.

Por, t’i veçosh shqiptarët dhe të flasësh për shqiptarët; për shembull, Dua Lipa është këngëtare britanike kurse ai me varkë është kriminel shqiptar. Jo, Dua Lipa është një emigrante shqiptare, e cila këndon si një shqiptaro-britanike. E njëjta gjë vlen dhe për atë djalin që vjen me varkë, është e njëjta gjë. Pra, çdo gjë e mirë që ne sjellim këtu është britanike, çdo gjë e keqe është shqiptare. Jo, jo, nuk funksionon kështu, nuk është kështu.'- tha Rama.

Ora 08:43
Ballkani i Hapur? Rama: E rëndësishme negoicimi me Serbinë, duhet ta mbajmë në anën tonë! Marrëdhëniet në Ballkan s’kanë qenë ndonjëherë më mirë

 

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për procesin e Open Balkan. Ai u shpreh se edhe pse është e vështirë të negociosh me Serbinë për shkak të ngërçit të kësaj të fundit me Kosovën, e vetmja mënyrë që Beogradi të bëjë pjesë në anën e duhur dhe jo të influencës ruse është edhe me e rëndësishme. Në këtë mënyrë, Rama shpjegon se Ballkani ndodhet në formën më të mirë të mundshme, falë këtyre negociatave, për të mos u kthyer në të kaluarën.

‘Është pjesë e një poroicsi të tërë nismash dhe hapash. Pjesë e një transformimi të tërë. Shqiptarët janë në pozitën më të mirë që kanë qenë ndonjëherë. Marrëdhëniet në Ballkan s’kanë qenë ndonjëherë më mirë. Kemi një elefant në dhomë ne çdo marrëveshje me Serbët, për shkak të Kosovës. Dhe për këtë në dauet të mbajnë më Sebrinë në anën tonë, sepse mund të na kthejë në të shkaurën.’- tha Rama.

Ora 08:38
Shpallja e lumit Vjosa Park Kombëtar, Rama në Britaninë e Madhe: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe në një bashkëbisedim me  në auditorin e Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House, u pyet në lidhje me shpalljen e Vjosës Park Kombëtar. Rama u shpreh se Lumi Vjosa mbrohej edhe më parë, jo si Park Kombëtar, por si zonë e Mbrojtur.

'Cilin biodiversitet? Në portin e Durrësit? Me gjithë kromin? Doja vetëm të sigurohesha që kemi të njëjtën ide për biodiversitetin në një vend që është përplot qymyrgur dhe krom që është lënë aty e ku asnjë peshk nuk guxon të afrohet se do të ngordhte menjëherë. Ne jemi qasur por nuk kemi vdekur akoma, por mund të vdesim në qoftë se mbajmë këtë pisllëk në mes të qytetit. Kaq për këtë gjë. Pikë së pari, është parku i parë kombëtar në një lumë të egër sepse është lumi i fundit i egër, nuk ka më tjetër. Europa ishte përplot lumenj të egër, por të gjithë ata që na nxitën që ta mbajmë lumin të egër, i zbutën lumenjtë e tyre të egër. Pra, të gjithë tigrat ujorë në Europë u bënë mace shtëpiake dhe për mirëqenien e vendeve të zhvilluara e ndërkohë donin që lumi ynë i egër, të mbetej një tigër, çka është një gjë e mirë.

Së dyti, ju flisni për protesta, por duhet të lexoni programin tonë kur jemi zgjedhur. Ne e kemi përmendur tashmë që donim ta vinim Vjosën në mbrojtje dhe Vjosa ishte e mbrojtur. Ajo mbrohej jo si park kombëtar, por si zonë e mbrojtur që është një kategori më e ulët e mbrojtjes. Ishim mjaft të vetëdijshëm për këtë dhe qeveria jonë rriti sipërfaqen e zonave të mbrojtura në një përqindje të konsiderueshme dhe objektivi ynë është që në 2030, 30% e sipërfaqes së vendit tonë të jetë e mbrojtur. Nuk po them që ata që protestuan, bënë diçka të gabuar, bënë diçka shumë të mirë, ishte mjaft fisnike, por nuk ishte për shkak të tyre që ne e shpallëm Vjosën park kombëtar. Vonesat kishit të bënin me shumë studime dhe me shumë vlerësime se një gjë është ta thuash diçka, siç edhe unë bëja kur isha në pozitën tuaj e kur bëja avokatin për një jetë më të mirë dhe është tjetër gjë kur duhet të bësh diçka ashtu siç po supozohet të bëj unë tani që jam në qeveri.

Është paska si dallimi midis poezisë dhe prozës në qoftë se më kupton. Na u desh të bënim një vlerësim mjaft mjaft të gjithanshëm sepse është një park kombëtar që përshkon të gjithë vendin dhe përmban një numër të jashtëzakonshëm njerëzish që jetojnë bri saj dhe ka një numër të madh qytetesh që janë të vendosura përgjatë këtij  lumi, që kanë lidhje jetese me këtë, kështu që duhet të ishim të qartë. Së pari, që ky park kombëtar të bëhej realitet dhe së dyti, të mos kthehej në pengese për ekonominë. Pra për të pasur një ide sesi ta transformonim këtë dhe në ekonomi pa dëmtuar natyrën. Dhe pika e fundit që është nuk është pa rëndësi, është që në këtë zonë kemi trashëguar koncesione dhe marrëveshje dhe shumë kontrata. Është e lehtë të thuash nga larg, që kjo duket kaq bukur, bëjeni park, mos e prishni ju politikanë të ndyrë sepse ne duam, brezi ynë i ri ka nevojë për një botë të re, të pastër e të gjelbër. Pastaj kjo mund t’i kushtojë vendit deri në atë pikë sa mund ta gjunjëzojë vendin. Kështu që, na iu desh të bënim të gjitha këto gjëra dhe po, më në fund vendosëm dhe tashmë Vjosa është lumi i fundit i egër i Europës dhe parku i parë kombëtar në një lumë të egër. Është një arritje e madhe. Tashmë sfida është që të sigurojmë qëndrueshmërinë e tij dhe ta bëjmë të pa kthyeshme. Edhe një herë, është më e lehtë ta thuash sesa ta bësh, por prandaj e kemi të ndarë punën. Ju thoni, unë bëj.'- tha Rama.

Ora 08:29
Rama: Lufta e solli në vete BE-në, me ne është treguar hipokrite! Retorika e Britanisë? Njëjtë si Holanda që nxirrte në faqe të parë shqiptarët kur kishin zgjedhje

 

Në vizitën e tij në Britaninë e Madhe, Rama është pyetur edhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe për gjithë unionin në tërësi. Rama u shpreh se BE është një sfidë e cila ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e brendshëm të një shteti. Por, megjithatë, Rama thekson se ndonjëherë edhe kur një shtet ka progres, BE nuk është gjithnjë gati për të ‘hapur krahët’. E thënë ndryshe, Rama e sheh si problematike faktin se bashkimi Evropian është në thelb edhe një union i mëvetshëm, sepse sipas tij në thelb është hipokrite. Duke e ilustruar me shembullin e Holandës, gjatë kohës së zgjedhjeve, Rama nënkuptoi se edhe retorika e përdorur tani për shqiptarët në Britaninë e Madhe është për shkak të zgjedhjeve që pritet të vijnë.

“Edhe BE nuk di gjë për këtë, askush nuk e di. Por, pjesa më e vështirë është që ne duhet të bëjmë detyrat tona të shtëpisë. Po duhet t’i përmbushim për t’u bërë qejfin, por se këto detyra shtëpie mundësojnë një demokraci moderne dhe funksionale. Dhe kjo do të thotë, që të kesh ndarjen e pushteteve, me vepra jo me fjalë. Kjo do të thotë që të kemi drejtësi të pavarur. Dhe kjo do ta bëjë Shqipërinë një shtet modern dhe evropian. Kemi parë një BE që ka qenë hipokrit me ne, sepse ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë por nuk ishte e mjaftueshme, sepse ata kishin problemet e tyre. BE ndonjëherë është federatë egosh, ka 27 zgjedhje për çdo gjë dhe nuk janë në të njëjtën ditë. Duhet ta lexosh BE duke parë zgjedhjet. Nuk ka rëndësi nëse i bën apo jo detyrat e shtëpisë, sepse ndërkohë na dalin zgjedhje ne Holandë. Në atë kohë na u desh që të përballeshim me të njëjtën retorikë siç bën Britania sot. Dhe aso kohe përdorej armiku në titullin kryesor dhe kjo i ka bërë shqiptarët me gomone si vikingë për të pushtuar Anglinë Perëndimore. Lufta në Ukrainë e solli në vetë BE në aspektin gjeopolitik. Janë më vigjilent dhe e kuptojnë që nuk mund ta lënë Ballkanin jashtë.”- tha Rama.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben: 25/03/2023 12:09

    Edi Rama, mos ik nga Britania pa dhene doreheqjen kjo Suella. Dhe mos i mbro nga Rusia, le tia dalin vete ne ballafaqimin me Rusine, ashtu sic po ia dalim ne shqiptaret vete.

    Përgjigju
  • Liza: 25/03/2023 05:16

    Mediokrriteti i ketij tipi nuk ka limit. Apo arroganca dhe injorance deri ne ofendim patetik. Shaka prej dallkauku ti thuash nje populli, si ai Britanik, "po iu pushtoi Putin" ne nje kohe qe nuk eshte neneshtruar ne 100 vite lufte me Francen, apo triumfuar ne Luften e Pare dhe te Dyte Boterore, per vete dhe njerzimin!

    Përgjigju
  • Iris: 24/03/2023 23:39

    Ne rradhe te pare z.Rama ,ke harruar zakonin shqiptar qe nuk mund t'a fyesh e kritikosh te zotin e shtepise kur i ke shkuar mysafir ne shtepi.Se dyti,znj.Braveman,vertet mund t'i kete pergjithesuar shqiptaret pa te drejte dhe vertet mund t'i kete perdorur ata per ceshtje votash te brendeshme,por ke harruar,ose ben sikur harron, qe zonja eshte sek.e brendshme britanike dhe bazohet ne statistika kur flet.Pastaj si i perdor ato statistika e te dhena,eshte ceshtje tjeter.Se treti,mos u perpiq te justifikosh kot sikur te rinjte shqiptare shperdorohen ne enderrat e tyre nga kriminaliteti.Jo z.kryeminister,ata te rinj nuk jane as te manget,as femije qe nuk e dine cfare bejne.E dine shume mire dhe e bejne vet ate zgjedhje,sepse shumices u pelqen,jane te pakte ata qe e bejne nga halli.Me vjen keq vetem per komunitetin e ndershem shqiptar qe e njesojne me kete kategori.Dhe mos u copeto per cunat e Londres duke i justifikuar,shfaqesuar e krahasuar me te tille si Dua Lipa,se si kjo jane te rralle,por sill para te pranishmeve aty shembuj nga njerez te thjeshte,te suksesshem e te respektuar per punen qe bejne.

    Përgjigju
  • lani: 24/03/2023 15:47

    i ke detyeuar njerezit te ikin nga syte kembet o pis keyeminister ,,o hajdut,,, ke mbi 200 milion euro dipas birnit,,,po ti kishte arka e shtetit do ishin bere te gjitha rruget ne fshatra...te pakten....

    Përgjigju
    • Mario: 24/03/2023 17:07

      Ore idiot, ku jeton poshte gurit qe nuk ke pare gjithe ato ndertime dhe ndryshime qe jane bere dhe vazhdojne te behen? Ata qe ikin jane me teper ata qe genjehen nga mediat qe e bejne cdo gje te zeze dhe nga klanet kriminale qe i genjejne po ashtu se do shkojne te bejne para brenda nates. Nuk behen gjerat brenda nates.

  • Bjordi: 24/03/2023 14:06

    Eshte me te vertete nje gje per tu vleresuar kjo qe ka then

    Përgjigju
  • Mondi: 24/03/2023 13:58

    Maredhenia e mire me shtetin anglez eshte nje plus i madh per shqiperine

    Përgjigju
  • genci: 24/03/2023 13:32

    Respekte per Ramen ku po ecen vertete me ritmet e duhura ne syte e te gjitheve duke ndermarre hapat e duhur

    Përgjigju
  • miri: 24/03/2023 13:32

    Rama ja ka vendos kemben ne nje kepuce te gjitheve atyre qe hiqen si te zgjuar

    Përgjigju
  • Babuli Tanguli: 24/03/2023 11:49

    O Qeni Arbëror mëso Shqip mor qeni ngordhur

    Përgjigju
  • dori: 24/03/2023 11:08

    Eshte i madh respekte

    Përgjigju
  • Teo: 24/03/2023 11:03

    Edhe pse ne jemi krah BE sduhet te harrojm se ishte rusia ajo qe na ndimojn ne gjetjen e vaksinave anticovid

    Përgjigju
  • Eno: 24/03/2023 11:02

    Shume mire zoti rama qe i thua cdo gje pasi edhe be duhet te kuptoj gabimet e saj

    Përgjigju
  • Ani: 24/03/2023 10:55

    Kjo sepse rama j ka punet mire me te gjithe

    Përgjigju
  • BABULI TANGULI: 24/03/2023 10:50

    O QENI Arbëror Edi Rama është Burri më i madh i Shqipris, ti sdi Shqip e Edi Rama flet akcent frai Anglish megjithse ti se kupton se çdo me thēn akcent frai. Ti mor Arbëror je djali i nënës sërbe e me bab Taleban je injorant, analfabet dhe debil. Ti je jashqitje e kombit Shqiptar kshu që ça shkruan ti si intereson asnjeriut o kafsh me fytyr njeriu. Arbërori Taleban, e spiun sërb që ke mësuar Shqip po e ke mësuar shum keq Shqipen se e shkruan gjith gabime mor analfabet. E ti mor Arbëror lef gjith ditën e gjith natën se Edi Rama do ngelet si Burri më i madh i Shqipris.

    Përgjigju
    • Une: 24/03/2023 13:41

      Babuli tanguli une jam ai qe te qi te gjithe ca ke jam socialist dhe specialist o babul kenaqu nashi

    • Agjenti: 24/03/2023 12:47

      Ik ha sufllaqe ik

  • leda: 24/03/2023 10:12

    turp per sekretaren e vendit qe nuk kerkoi falje.Bravo rama qe e permende

    Përgjigju
  • Klea: 24/03/2023 10:07

    Gazetaret qe shperdorojne detyren e tyre jane te shumte dhe ndaj duhet te fillojne te gjobiten se ndryshe smarrin vesh

    Përgjigju
  • Gerta: 24/03/2023 10:05

    Shume mire ka folur kryeministri media vetem per te marre vemendje shkruajne lajme fake

    Përgjigju
  • Arbërori: 24/03/2023 10:00

    Agjent serborus shkoi në angli për ta mbrojtur serborusin, këto rtradhti i bën tradhtarët shqipfolës edhe më par, por i pështirë si Edvin shkjau shqipfolës nuk mbahet mend. Ky ka gjakë serborus në trupin e tij

    Përgjigju
  • e drejta: 24/03/2023 09:56

    EDI RAMA YOU ARE NUMBER ONE. THE BEST

    Përgjigju
  • Arbërori: 24/03/2023 09:52

    Ky në Angli shkoi si agjent i pështirë i Putinit dhe serbis për mbushur pulsin anglez l Ky tradhtar ky i pa bes

    Përgjigju
  • titi: 24/03/2023 09:49

    nje mbledhje shume e mire per vendin tone

    Përgjigju
  • Gazetari: 24/03/2023 09:35

    E pse duhet ata te pranojne cdo lloj gjepure qe thua ti?

    Përgjigju
  • Ha ha ha: 24/03/2023 09:29

    Ketij i ka ikur truri Shqiperia te mbroje Angline nga Rusia.

    Përgjigju
    • Hi hi hi: 24/03/2023 10:14

      Ishte ironike, dhe si duket ty te paska ik truri qe nuk kupton ironin

  • Linda: 24/03/2023 08:47

    Zonja Suela Braverman ben propogante me kercenime dhe ofendime per shqiptaret pa kthyer koken respektuar origjinen e vet te Kenias!E kam lexuar me vemendje programin e Ruandes dhe me ben pershtypje kembengulja me kaq mahni e zonjes Suela per kete program dicka e cuditshme nuk shkon! Emigrimi eshte i perbere nga shume kultura dhe mbi ato kultura krijohet miqesi,bashkpunim,art,kultur ktl dhe te gjithe emigrantet jane njelloj pa perjashtim perball ligjit te emigracionit ne cdo vend te botes! Respekt zotit Rama dhe shume respekt shtetin Anglez per mikpritjen!

    Përgjigju
  • Gjin Bue Shpata: 24/03/2023 08:28

    Ndaj quhet Chatham House rules që të mos nxirrni ça u tha, kush e tha e kujt ia tha. Të paktën mos përmendi emrin e institucionit se politikani i ardhshëm i radhës nuk shkon me aty për këtë "nxjerrje" me dashje informacioni.

    Përgjigju
  • Loku: 24/03/2023 08:19

    Ky e ka ne terezi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’