Rama: Nesër hapen xhamitë! Berisha nxiti myslimanët t'i bashkohen revolucionit imagjinar për Bajram

Rama: Nesër hapen xhamitë! Berisha nxiti myslimanët t'i bashkohen revolucionit imagjinar për Bajram

TIRANE-Nesër është Bajrami dhe kryeministri Edi Rama njofton se xhamitë do të jenë të hapura për të gjithë besimtarët për të falur ditën e shënuar. Por në postimin e tij, kreu i qeverisë akuzon opozitën se pasi sakrifikuan jetën e tyre në mbrojtje të karakatinës së Teatrit Kombëtar, janë ringjallur si ndjekës të flaktë të profetit për të nxitur komunitetin mysliman t'u bashkohet revolucionit të tyre imagjinar për Bajram. 

Akuzën Rama e kishte për ish-kryeministrin Sali Berisha i cili në një status në Facebook tha se kreu i qeverisë kërkon të ndalojë faljen e Bajramit. Berisha u bën thirrje besimtarëve të myslimanë të mbushin nesër sheshet dhe t’i falen Zotit në kuadër të Namazit të Bajramit.

"Nje akt prej narkodiktatori ateist! Miq, ne nje akt prej narkodiktatori atesit dhe ne traditen e eterve te tij barbar te urrejtjes se besimeve fetare, Edvin Kristaq Rama me nje fjali ne FB kerkon te ndaloje faljen e Bajramit, festen e besimtareve musliman qe mbyll muajin e madhnueshem te Ramazanit.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete qendrim diktatorial dhe atesit, ju bej thirrje besimtareve musliman te mbushin neser sheshet e qyteteve dhe fshatrave tona, ti luten te Madhit Zot dhe te falin Bajramin.

Ju bej thirrje te gjithe hoxhallareve te vendit, imameve, myftijve te udheheqin me urdher te te Gjithfuqishmit lutjen e besimtareve dhe te mos i tradhetojne ata si dhe te denojne qendrimin prej qafiri ateist, fondamentalist e diktatorial te Sulltan Salep Surrelit qe kerkon te dale kete dite te shenjte mbi Zotin e Madhnueshem!" tha Berisha.

Por xhamitë do të jenë të hapura duke respektuar protokollin (lexo ketu) u shpreh kryeministri Edi Rama. 

"Komitët patriotë dhe parimorë të Shqupit e të Lalzit, që prej vitesh përleshen për popullin e shtypur dhe shfaqen si çeta e Shahin Verdhës së Vitit të Mbrapshtë, herë me molotov e me gurë, herë me mandatin e djegur e herë me kafkën e Hamletit në dorë, kudo e kurdo ne të tjerët përpiqemi të ndryshojmë për mirë Shqipërinë e të ndërtojmë vepra të reja, pasi sakrifikuan jetën e tyre në mbrojtje të Karakatinës së Teatrit Kombëtar, janë ringjallur si ndjekës të flaktë të profetit për të nxitur komunitetin musliman t'u bashkohet Revolucionit të tyre Imagjinar për Bajram.

Zoti u ktheftë ndonjë pikë nga vaji i kandilit të arsyes që u ka shterrur krejt, se tjetër derman për ta kjo tokë nuk ka përveç keqardhjes e mëshirës për lajthitjen e tyre.

Pasi kemi bashkëpunuar këto javë me komunitetet fetare dhe kemi përgatitur protokollet e sigurisë shëndetësore, duke marrë, vlerësuar e miratuar propozimet e tyre, jemi gati të vendosim çeljen e aktivitetit të tempujve nga java e ardhshme, me të gjitha kufizimet përkatëse, duke e nisur nesër me këmbë të mbarë e me bekimin e dritës së ditës së bukur të kalendarit të besimit.

Duke ju uruar megjithë zemër Bajramin besimtarëve muslimanë, uroj edhe që hapja e xhamive (nën kujdesin e madh të drejtuesve shpirtërorë të komunitetit për respektimin e protokollit të propozuar prej vetë atyre) të jetë një ogur i mirë paqeje e mirësish, për të gjitha komunitetet dhe vetë Shqipërinë e shqiptarët në këtë kohë jo të lehtë" shkruan Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dori: 23/05/2020 16:35

    Bajrami te falet ne xhami dhe jo ne hapsira publike.Komunitetet fetare ritet ti bejne ne vendet e kultit dhe jo ato publike.Injoranca duhet ti leri vendin respektit dhe jo te zeri vendet publike per te shprehur injorancen arabe.Nuk esht miting qe te zhvillohet ne shesh por rit fetar qe te behet ne xhami.Pirdhni sa te doni ne xhami por jo ne mes Tirones.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 23/05/2020 13:32

    I modh je Edi.U eshte fikur kandili dhe u eshte dhjer benzina atyre te SHQUPIT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër