Rama: Nesër për 1 Maj, nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme

Rama: Nesër për 1 Maj, nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme

TIRANË- Nesër, në 1 Maj për ditën e punëtorëve, nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme, që do të thotë të gjithë ata punonjësit do të mund të shkojnë në punë me të njëjtat rregulla si të çdo dite të kësaj jave. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, teksa ka bërë me dije e pasditen e kësaj të enjteje do të bëhen publike të rejat lidhur me javën në vijim dhe zgjerimin e Zonave të Gjelbërta. 

"Në përgjigje të shumë pyetjeve për ditën e nesërme, 1 maj: Nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme dhe të gjithë ata që duan të punojnë mund të punojnë, me të njëjtat rregulla si të çdo dite të kësaj jave.

Ministrja e Shëndetësisë do të publikojë mbasdite të rejat lidhur me javën në vijim dhe zgjerimin e Zonave të Gjelbërta", shkruan Rama.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama

Që do të thotë bizneset që janë të janë pjesë e listës te e-albania do të kenë mundësi që të vijojnë punën deri në orën 17:30, duke respektuar në mënyrë rigoroze protokollin e sigurisë. Punonjësit e këtyre bizneseve, që lëvizin në këmbë,  duhet të kenë një dokument që vërteton se dalja e tyre është e justifikuar dhe nuk do të kenë asnjë problem. Ndërkohë sa u përket atyre që lëvizin me automjet, ata duhet të jenë të pajisur me një autorizim në e-albania që është javor, i vlefshëm për dy fashat e orareve që janë 05:00-8:00 dhe kthimi nga puna në fashën e dytë orare 16:00-17:30. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anila Guga: 01/05/2020 15:01

    Per te bere vasksiuar popullin shqipetar nuk jam dakort.Se te nuk ka nevoje se vendi yne eshte i bekuar.Ka mundesine per te jetuar ne harmoni me te.Ne jemi me pak se te rrezikuar .Jemi te mbrojtur ne menyre natyra!Pozicioni gjeografike .Na mbron.Prandaj nuk duhet te nxitohemi.Sot shqipetaret jane populli me unik ne planet.Zoti na mbron.Por ka dhe nga ata qe nuk i duan te miren.Shqiperise dhe shqipetareve!

    Përgjigju
  • Anila Guga: 01/05/2020 14:28

    Miredita!Vendimii qeverise per hapjen graduale eshte shume mire!Se sapo u hap filluan vrasjet.Kjo nuk te beje me stresin por me momentin kur njezrit duan lajne hesapet.Pronat jane kryesore dhe mentaliteti.Dhe mungesa per patur nje plane rezevre nga qeveria.Kjo eshte nje lufte e padukshme.Dhe populli ka nevoja emergjente.Por ky eshte nje moment ku Shqiqeria.Do shkelqej.Dhe Zoti Kryeminister te kete nje staf me te mire.Kthesa me e mire.Zoti e bekofte Shqiperine dhe shqipetaret.

    Përgjigju
  • Moisi Golemi: 30/04/2020 11:54

    Po kur te vemi ne banko te bejme shuren kur do na e thoj ky Karagjozi

    Përgjigju
  • Mondi: 30/04/2020 11:50

    Po me grate te fleme

    Përgjigju
    • luli: 30/04/2020 14:06

      po deshe

    • Aqif Kopertoni: 30/04/2020 11:53

      Prit njeherve Mond se po e mendon.ta thote pasdite.

  • Anjeza Balaj: 30/04/2020 11:42

    Jo

    Përgjigju
    • pelioni: 30/04/2020 14:17

      çdo kush që kërkon lejë për të fjetur me gruan të shkojë të flejë me doktor vdekjen pasi ai ka lejë të veçantë.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Nesër Këshilli Bashkiak i Himarës cakton pasuesin e Jorgo Goros, flet Vangjel Tavo: Është totalisht kompetencë e tyre

Nesër Këshilli Bashkiak i Himarës cakton pasuesin e Jorgo Goros, flet Vangjel Tavo: Është totalisht kompetencë e tyre