Rama: Fëmijët e të rënëve në krye të detyrës ndihmë të posaçme nga shteti deri në moshën 18-vjeç! Kim-Soreca: SHBA dhe BE krah jush (VIDEO)

TIRANË- Vendimi i parë i qeverisë "Rama 3", do të jetë caktimi i një ndihme të posaçme për fëmjët e të rënëve në krye të detyrës. Ky lajm është bërë i ditur nga vetë kreu i qeverisë, Edi Rama, në një ditë domethënëse, siç është ajo e ditës ndërkombëtare të infermierëve. Në një organizim të zhvilluar te Amfiteatri i Liqenit, Rama tha se shteti do të kujdeset në mënyrë të posaçme për këta fëmijë deri kur të mbushin moshën 18-vjeç.

"Më duket vendi i duhur për ta përsëritur një angazhim që e kam marrë që përpara ditës së zgjedhjeve që vendimin e parë të qeverisë së re ne do ia kushtojmë atyre që quajmë me plot gojës, fëmijë të Republikës, vajzat dhe djemtë e të gjithë njerëzve që i kanë shërbyer qytetarëve dhe shtetit dhe kanë rënë në krye të detyrës dhe sigurisht që fëmijët e të rënëve në krye të detyrës mes bluzave të bardha nuk do jenë vetëm pasi me këtë ligj të ri ne do të miratojmë, për ta deri në ditën e daljes së tyre të pavarur në jetë do të kujdeset shteti në mënyrë të posaçme. Kur dikush bën një akt heroik sic ishte akti i atij djalit të ri që ishte dhe baba i ri, një fëmijë 4 vjeç që humbi jetën për të shpëtuar të tjerë nga flakët dhe gjëja që shteti bën si rezultat i vendimeve të marra më parë është t'i dorëzojë një certifikatë dhe t'i lidhi familjes një pension. Kjo është më shumë se asgjë, por besoj se jemi më të mirë se kaq dhe ne mund të bëjmë më mirë se kaq si shoqërid he si qeveri në emër të shoqërisë. prandaj është koha që jo vetëm t'i nderojmë këta njerëz të mirë dhe profesionist të përkushtuar, por të marrim përsipër që të kujdesemi për fëmijët e tyre në mënyrë që bashkëshortët e tyre të mbetur të vetëm të mos kenë vetëm certifikatën e varur në mur dhe atë pensionin krejt modest për një jetë të humbur që të mos kthehet më, por edhe një mbështetje të vazhdueshme konkrete dhe të pandërprerë për fëmijët deri kur të dalin të pavarur", tha Rama.

Rama ka përsëritur premtimin që kishte bërë përpara zgjedhjeve të 25 Prillit, kur tha se infermierëve do t’u rritet paga me 40% përgjatë mandatit të tretë duke shtuar se qeveria e drejtuar prej tij nuk do të tërhiqet nga ky premtim

Mes superlativave për punën e infermierëve, si një nga hallkat kryesore në betejën me COVID-19. dy ambasadorët, Yuri Kim dhe Luigi Soreca, thanë se SHBA e BE kanë qenë dhe do të vijojnë të jenë pranë Shqipërisë deri në momentin kur të shihet drita në fund të tunelit. Ky 12 maj vjen edhe si një nderim për të gjithë 11 infermierët të cilët humbën jetën si pasojë e COVID-19, fotot e të cilëve ishin vendosur në kornizë, të vendosura përreth.

Në përfundim të këtij aktiviteti, Urdhri i Infermierëve nderoi Kryeministrin me një certifikatë, por ai e refuzoi duke thënë se do ta pranojë kur paga e infermierëve të rritet me 40% gjatë mandatit të tretë qeverisës, sikurse kishte premtuar në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit.

Historiku i Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve
12 maji, dita Ndërkombëtare e Infermierëve u shpall në vitin 1965 nga Këshilli Ndërkombëtar i Infermiereve. Data 12 maj është përvjetori i lindjes së Florence Nightingale, një infermiere e shquar që ka lënë një trashëgimi të konsiderueshme.

 

VIDEO- Aktiviteti i plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:06
Dita Botërore e Infermierëve, Manastirliu: 11 infermierë nuk e fituan dot betejën me COVID, humbje e madhe për sistemin shëndetësorë

 

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vlerësoi infermierët për punën e tyre në situatën e vështirë të pandemisë së COVID. Gjatë fjalës së saj në aktivitetin e mbajtur nga 'Urdhri i Infermierëve', në kuadër të Ditës Botërore të Infermierëve, Manastirliu u shpreh se janë mbi 500 mijë mjekë e infermierë që përfitojnë bonusin special.

"Mbi 5000 mijë mjekë e infermierë të shërbimeve COVID përfitojnë bonusin special mbi pagën dhe rritja me 40% e pagave në një kohë të pandemisë tregoi edhe njëherë mbështetjen tonë të pakursyer për ata që kujdesen për jetën e njerëzve. Mirënjohja ime sot shkon për çdo infermiere e infermier kudo ku shërben, nga veriu në jug, nga qendrat e largëta shëndetësore, në spitalet terciare", u shpreh Manastirliu.

Duke e konsideruar një humbje të madhe për sistemin shëndetësor, në fjalën e saj, Manastirliu kujtoi 11 infermierët që humbën betejën me COVID19.

Ministrja Manastirliu nënvizoi gjatë fjalës së saj se vaksinatorët në gjithë vendin po bëjnë një punë shembullore në procesin e vaksinimit masiv.

"E teksa në spitalet COVID vijon beteja me virusin e rrezikshëm për të shpëtuar jetë, janë sërish infermierët, ekipet tona të palodhura të vaksinatorëvë  në të gjithë vendin, që po çojnë përpara shpresën për të dalë një orë e më parë nga tuneli I pandemisë, përmes një procesi shembullor të vaksinimit masiv ku deri më sot kemi kryer më shumë se 630 mijë vaksinime. Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka kemi në dorë, për të realizuar planin tonë ambicioz të vaksinimit masiv; për të kryer 1 milion vaksinime brenda qershorit e për të përmbushur në pranverën e ardhshme, planin kombëtar të vaksinimit", u shpreh Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë vlerësoi infermierët në të gjithë sistemin shëndetësor, duke theksuar se punësimi i tyre me transparencë nuk do të ketë më kthim mbrapa.

"Sot, 3 vjet më vonë, e them me krenari se portali Infermierë për Shqipërinë është një histori suksesi dhe se nuk do të ketë më asnjëherë kthim prapa. Sepse janë punësuar më shumë se 3 mijë infermierë përmes këtij portali, të cilët sot e kanë një vend pune, falë dijes e zotësisë së tyre", tha Manastirliu.

Ora 19:08
Rama: Paga e infermierëve do të rritet me 40% gjatë mandatit të 3! Shqipëria e Finlanda me riskun më të ulët në Evropë nga COVID

 

Në ceremoninë e zhvilluar në nderim të infermierëve e infermierëve, kryeministri Edi Rama, njoftoi se gjatë mandatit të tretë pagat e tyre do të rriten, në një nivel 40 %. Ai tha punonjësit shëndetësor, që fusin duart në xhepat e shqiptarëve, nuk përfaqësojnë armatën e madhe të infermierëve, të cilët janë sipas tij të nderuar në atë çka bëjnë.

“Kjo është dita për të thënë që ne nuk do ia kishim dalë dot, as më shumë më pa sesa kaq, nëse nuk do të kishim investuar me të gjitha forcat, edhe pse jo të mjaftueshme mundësitë tona për ta ngritur në një nivel tjetër spitalet, pagën e mjekëve dhe infermierëve, e për t’i krijuar kushte të mira pune dhe atë parakusht të domosdoshëm që ka munguar. Nga ana tjetër dua t’ju them përsëri dhe sot kur zgjedhjet kanë mbaruar që rritja e pagës së infermiereve dhe infermierëve ka qenë e konsiderueshme, por e pamjaftueshme.

Angazhimi ynë për të arritur pagën brenda mandatit të ri, në 40% akoma, është angazhim që mbetet dhe që do e përmbushim 100%. Për t’u mos u zgjatur në shumë gjëra që ia vlejnë të thuhen në një ditë si ky, dua të nënvizoj edhe diçka tjetër. Ne flasim për vaksinat dhe vaksinimet, është legjitime të jemi krenar për çka kemi arritur, sepse normalisht kemi bërë detyrën, por padiskutim edhe të tjerë si ne do të kishin dashur të bënin detyrën, po ja që jo të gjithë sot ne jemi në të njëjtën pozicion", tha Rama.

Ai shtoi se vendi jonë së bashku me Finlandën janë 2 prej vendeve me rriskun më të ulët nga COVID. Sakaq tha se paga e infermierëve do të rritet me 40% gjatë mandatit të 3.

"Është krenari ta shohësh Shqipërinë në pjesën e sipërme të klasifikimit të vendeve Evropiane, ashtu sikundër, është kënaqësi të shohësh që Shqipëria së bashku me Finlandën janë dy vende me riskun më të ulët në Evropë, në këtë moment.

Kjo luftë s’ka mbaruar e ne do të vazhdojmë të bëjmë tonën. Përtej asaj që kemi bërë ne për të siguruar vaksinat e përtej rezultatit, jo vetëm organizimi që sigurisht është meritë e pamohueshme e ministres, por puna juaj çdo ditë në të gjithë sistemin e vaksinatorëve, është fantastike. Disiplina, korrektesa, serioziteti, profesionalizmi, është mbresëlënës, prandaj respektit e mia më të sinqerta për këtë fakt dhe padiskutim që ky fakt na jep shumë energji e shumë besim akoma se në të gjithë procesin e transferimit të shëndetësisë, do të mbështetemi tek njerëz si ju.

Jam i kaqardhur që sa herë ndodh në mjedisin publik, dalin pamjet e një ane të errët, neveritshme, të gjithë kësaj përpjekje, për shkak të individëve të caktuar që nuk janë në lartësinë e këtij misioni e nuk meritojnë të jenë në mesin e qytetarëve të lirë. Unë e di shumë mirë, ne e dimë, që individë të atillë nuk janë përfaqësuesit e armatës suaj. Ne e dimë shumë mirë që shumica dërrmuese e infermierëve dhe infermierëve të Shqipërisë janë heronj, e jo njerëz të ulët që fusin duart në xhepat e familjarëve për të bërë detyrën në raport me pacientët.

Përfitoj nga rasti që ju kam përballë ju, nëpërmjet jush dhe kolegët tuaj, për t’iu thënë që nuk duhet të ligështoheni nga balta që e merrni të gjithë bashkë. Mos humbni sensin e punës së jashtëzakonshme që jeni duke bërë, mos harroni për asnjë sekondë dhe duhet të jeni krenarë, ku dilni nga shtëpia për të shkuar në punë, e iu bie për t’u kthyer në shtëpi. Sepse ajo që po bëni për popullin shqiptarë është historike”, tha Rama.

Ora 19:06
Ramës i jepet certifikatë si 'miku i infermierëve', por e refuzon: Do vij ta marr kur të kem rritur rrogën tuaj me 40%

 

Në ditën ndërkombëtare të infermierëve kryeministrit Edi Rama i është dhënë një certifikatë mirënjoheje si miku i infermierëve por ky i fundit ka refuzuar ta marrë. Rama tha se do të vijë ta marrë kur të rritet paga e infermierëve me 40%.

“Me lejen tuaj sdua ta marr certifikatën refuzoj ta marr sepose smë takon, por duke qenë se sdoni ta lini në siklet presidenten, certifikatën ta mbajë urdhri dhe unë do e marr pasi rroga të jetë rritur 40%. Se të vij unë këtu për tu përulur para jush dhe në fund të marr prapë unë çmimin, do na çoni në portokalli. Unë se marr këtë se meritoj. Kjo nuk shkon.Llampën mdo e marr se do më kujtojë që duhet të shkosh të marrësh ceritifikatën. Atë do e marr kur të jetë rritur paga e infermierëve 40%”, tha Rama.

Ora 18:47
Rama: Fëmijët e të rënëve në krye të detyrës ndihmë nga shteti deri në moshën 18-vjeç

Kryeministri Edi Rama  ka zbuluar se vendimi i parë i qeverisë së tij, në mandatin e tretë do i kushtohet fëmijëve të të rënëve në krye të detyrës, përfshirë këtu edhe mjekëve. AI ka bërë me dije se për ta do të ketë një kujdes të posaçëm nga shteti deri kur të mbushin moshën 18 vjeç.

"Kemi qenë të tunduar për të bërë nderimet përkatëse, por në fund kemi mbetur të mendimit që nderimet duhen bërë në fund të kësaj lufte dhe prandaj jam shumë mirënjohës urdhrit të Infermierëve për këtë mundësi që na jep që të nderojmë me përulësi dhe mirënjohje ato që nuk janë më mes jush dhe njëkohësisht ta shfrytëzojmë këtë mundësi për t'ju përcjell juve shprehjen më të sinqertë të respektit dhe mirënjohjes, sepse ju e dini që cilido prej jush. Një falenderim shumë të madh për të gjithë ju dhe kolegët që nuk janë këtu sot me ne për shkak të detyrës. Nga ana tjetër, duke parë fotografitë e kolegëve dhe kolegeve që humbën jetën në këtë përpjekje që më duket vendi i duhur për ta përsëritur një angazhim që e kam marrë që përpara ditës së zgjedhjeve që vendimin e parë të qeverisë së re ne do ia kushtojmë atyre që quajmë me plot gojës, fëmijë të Republikës, vajzat dhe djemtë e të gjithë njerëzve që i kanë shërbyer qytetarëve dhe shtetit dhe kanë rënë në krye të detyrës dhe sigurisht që fëmijët e të rënëve në krye të detyrës mes bluzave të bardha nuk do jenë vetëm pasi me këtë ligj të ri ne do të miratojmë, për ta deri në ditën e daljes së tyre të pavarur në jetë do të kujdeset shteti në mënyrë të posaçme". Kur dikush bën një akt heroik sic ishte akti i atij djalit të ri që ishte dhe baba i ri, një fëmijë 4 vjeç që humbi jetën për të shpëtuar të tjerë nga flakët dhe gjëja që shteti bën si rezultat i vendimeve të marra më parë është t'i dorëzojë një certifikatë dhe t'i lidhi familjes një pension. Kjo është më shumë se asgjë, por besoj se jemi më të mirë se kaq dhe ne mund të bëjmë më mirë se kaq si shoqërid he si qeveri në emër të shoqërisë. prandaj është koha që jo vetëm t'i nderojmë këta njerëz të mirë dhe profesionist të përkushtuar, por të marrim përsipër që të kujdesemi për fëmijët e tyre në mënyrë që bashkëshortët e tyre të mbetur të vetëm të mos kenë vetëm certifikatën e varur në mur dhe atë pensionin krejt modest për një jetë të humbur që të mos kthehet më, por edhe një mbështetje të vazhdueshme konkrete dhe të pandërprerë për fëmijët deri kur të dalin të pavarur. , tha Rama.

Ora 18:37
Dita ndërkombëtare e infermierëve/ Kim: Keni qenë frymëzim, SHBA krah jush deri sa të shohim dritë në fund të tunelit nga pandemia

 

Në fjalën e saj, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka deklaruar se në këtë betejë me COVID, infermierët kanë qenë një frymëzim për të, teksa tha se SHBA-ja është krah tyre deri në përfundim të betejës me COVID.

“Mirëmbrëma sot në ditën ndërkombëtare të infermierëve nderojmë ato që kujdesen pa u lodhur, për pacientët e tyre. Këtë vit në mes të pandemisë së COVID-19 i jemi mirënjohës infermierëve të personelit mjekësor. Ju keni qenë në vijën e parë të luftës së kësaj pandemie, duke luftuar trimërisht, si gjithmonë, për të shpëtuar jetë. Disa prej jush i është dashur të vajtojnë anëtarët e kësaj familje, që humbën jetën nga pandemia.

Sot ju bashkohemi për të nderuar infermierët që humbën jetën për shkak të kësaj pandemie. Pavarësisht se sa iu ka kushtuar kjo pandemi, keni gjetur përkushtimin për të vijuar luftën për gjithsecilin për nesh. Për botën ju jeni heronjtë e rinj, heronj që do ju jemi gjithmonë mirënjohës. SHBA-të janë tejet të nderuara për të mbështetur përpjekjet tuaja. Që prej fillimit të pandemisë SHBA ka përkrahur Shqipërinë me mjete profesionale. Siguruam automjete për t’i dhënë mundësinë profesionistëve shqiptarë, për gjurmimin e kontakteve.

SHBA-të kanë angazhuar më shumë se 4 miliardë dollarë për COVAX për të bërë të mundur sigurimin e vaksinave. E gjitha kjo është mbështetje për personat që kanë bërë punë më të madhe, që nënkuptonte humbjen e jetës, që jeni ju. Ju në fakt keni frymëzuar gjithkënd, përfshirë dhe mua, keni treguar frymë. Ne do të jemi me ju për t’ju ndihmuar në këtë punë të rëndësishme. Sonte është në nderin tim që ndodhem në mesin e heronjve të Shqipërisë. Në fakt sonte bashkohemi me ju, për të kujtuar ata që kemi humbur si dhe zotohemi që do të jemi me ju, deri sa të arrijmë dritën në fund të tunelit”, u shpreh Ambasadorja Kim.

Ora 18:27
Dita ndërkombëtare e infermierëve/ Soreca: Përmirësimi i kushteve të punës, çështje që duhet të adresohen! BE ju mbështet

 

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca në ditën ndërkombëtare të tyre ka vlerësuar punën e infermierëve.

"Kundër këtij virusi dhe vaksinimi më lejoni që të falenderoj të gjithë infermierët e 4 spitaleve të COVID në Tiranë, por edhe në qytete. Dua të shpreh vlerësimin tim, për të gjithë që ishin në vijën e parë të luftës. Infermierët u bën ura bashkëpunimi, ne jemi të vetëdijshme se mungesa e stafeve për shkak të mbingarkesës janë çështje që duhet të adresohen, për të përmirësuar kushtet e punës dhe për t'i rritur ato profesionalisht dhe BE ju mbështet. Rreth 10 mln Euro vetëm për vaksinat e emergjencat", tha Soreca.

Ora 18:25
Përfaqësuesi i OBSH-së: Vlerësojmë qeverinë shqiptare që ka rritur pagat e punonjësve të Shëndetit dhe infermierëve

1620898988_Screenshot72696x3821.jpg

Në Ditën Botërore të Infermierëve, Përfaqësuesi i OBSH-së në Shqipëri Gerald Rockenschaub,i pranishëm në aktivitetin  e zhvilluar në Tiranë, tha se infermierët përbëjnë më shumë se 50% të fuqisë punëtore shëndetësore në të gjithë botën, duke shtuar se është shumë e rëndësishme që ne të shprehim mirënjohjen për kontributin e infermierëve.

Po ashtu, Rockenschaub vlerësoi vendimin e qeverisë shqiptare për të rritur nivelet e pagave të punonjësve të Shëndetit dhe infermierëve.

"Është vërtetë kënaqësi, që me ftesën e Presidente Dukës për të qenë i pranishëm sot këtu, të them disa fjalë në emër të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Për OBSh-në, ky ka qenë Viti i Punonjësve të Shëndetit, dhe ne me të vërtetë, do të donim t’ia kushtonim këtë vit infermierëve dhe mamive, të cilët janë në ballë të vijës së frontit të të gjitha sistemeve shëndetësore, dhe gjithashtu, edhe të sistemit shëndetësor në Shqipëri. Infermierët përbëjnë më shumë se 50% të fuqisë punëtore shëndetësore në të gjithë botën dhe është shumë e rëndësishme që ne të shprehim mirënjohjen për kontributin e infermierëve, veçanërisht gjatë kësaj kohe kaq sfiduese të pandemisë. Është vërtet shumë prekëse të shohësh që, edhe në Shqipëri, një numër kolegësh tanë infermierë, për fat të keq, kanë humbur jetën gjatë kësaj pandemie. Dhe unë, me të vërtetë do të doja të shpreh vlerësimin tim për përpjekjet e Qeverisë nën udhëheqjen e Kryeministrit dhe Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për t’i dhënë përparësi punonjësve të shëndetit për t’u vaksinuar të parët, duke përfituar nga përpjekjet e vaksinimit që po përparojnë me shpejtësi në Shqipëri. Faleminderit shumë Kryeministër Rama, faleminderit shumë Ministre Manastirliu për vendosjen e infermierëve dhe punonjësve të shëndetit në krye të listës së përparësive! Ne duhet të rrisim së bashku përpjekjet tona për të siguruar që infermierët dhe punonjësit e shëndetit të kenë pajisje të përshtatshme mbrojtëse, të cilat ata i kanë siguruar tashmë në Shqipëri, që të kenë qasje të mjaftueshme ndaj mbështetjes shëndetësore psikologjike dhe Shëndetit mendor, dhe gjithashtu të paguhen në përputhje me rrethanat. Dhe unë mendoj se është shumë pozitive në Shqipëri që Qeveria ka rritur në të vërtetë nivelet e pagave të punonjësve të Shëndetit dhe infermierëve. Prandaj, unë do të doja të falënderoja përfaqësuesit e qeverisë për këtë përpjekje",

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PërGëzime: 12/05/2021 19:46

    O Rama,o Gjigand..,ka lezet të të dëgjosh,je më i pjekur,e gati. burrë Shteti si askush më parë..!

    Përgjigju
    • Hahaha: 12/05/2021 23:51

      3 sufllaqe sot

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’