Fushata/ Rama nga Elbasani: Zemra e konfliktit janë 4 veta...opozita do të tretet nga frika e saj

Kreu i qeverisë Edi Rama ditën e sotme në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit është ndalur në qytetin e Elbasanit ku ka prezantuar kandidatin Glendian Llatja dhe ka folur për atë që do të ndodh gjatë ditës së diel kur kryhen votimet. Ai ka siguruar votuesit se do të jetë një ditë normale zgjedhjesh.

Rama  komentoi edhe bojkotin e opozitës duke thënë se ishte zgjedhja e tyre për të qëndruar jashtë. Më pas Rama ka thënë se opozita i ka nxirë fytyrën Shqipërisë dhe kjo ka ardhur për të mos hapur negociatat me Bashkimin Europian.

Duke theksuar se më 30 qershor asgjë e keqe nuk ka për të ndodhur, kreu i qeverisë ka deklaruar se opozita do të tretet për shkak të frikës së saj që ka për reformat dhe garën përballë PS. Në Elbasan  militantët  e PD-së dhe të LSI u grumbulluan dhe me thirrjet 'Rama ik'  marshuan në rrugën që lidh Elbasanin me Gramshin ku tentuan që t'i bllokojnë rrugën Ramës. Megjithatë falë ndërhyrjes së policisë nuk u shënuan incidente. Në këtë takim elektoral në Elbasan kanë qenë prezent edhe vëzhgues të OSBE/ODHIR-it.

Ndërkohë Rama para se të ndalej në Elbasan, Rama ishte në Gramsh ku deklaroi se zemra e konfliktit janë Lulzim Basha, Monika Krymadhi, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Ai ka theksuar se opozita ka si qëllim që Shqipërisë t'i prishet imazhi nëpër botë.

"Kundërshtarët tanë duhet të na kishin dalë për ballë. Për tu ballafaquar me ne. Sepse pas këtyre katër viteve që mbyllëm për bashkitë, për ne flasin punët më shumë sesa fjalët. ata vendosën të ikin nga zgjedhjet sepse nuk fitojnë dot. Por edhe sepse duan të marrin zgjedhjet peng, për të marrë peng Shqipërinë. Qëllimi i tyre është të pengojnë me çdo kusht Shqipërinë për të çelur negociatat. Kjo mund të duket si propagandë. Por në fakt po të shikoni të gjithë panoramën të shpalosur të aktivitetit politik të 6 muajve të fundit. Nuk është e vështirë të kuptohet se qëllimi është ky. Shqipëria të bëhet një vend me reputacionin e rëndë me imazhin e nxirë, për të mos i lejuar miqtë tanë për negociatat dhe për të ushqyer ata që jo se janë armiqtë tanë por kanë ide për Europën dhe nuk duan të hapin negociata me askënd. Ka patur momente të vështira, por jo të zbathej në parlament për të përdorur çizmet si armë dhe të fluturonin shishet e ujit si molotov që më pas erdhën shishe me benzin..." ka deklaruar Rama.  Kujtojmë se militantët e PD dhe të LSI kanë tentuar të prishin takimet elektorlae të PS edhe në qytetet e tjera.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:48
'Janë si Beni ecën vetë...', Rama opozitës: Do të treten nga frika e tyre

Kryeministri Rama në kuadër të takimit elektoral të 30 qershorit është ndalur në Elbasan ku ka deklaruar se ditën e zgjedhjeve pavarësisht gjithçkaje që është thënë asgjë e keqe nuk do të ndodhi.

Ndër të tjera Rama ka bërë edhe një krahasim të opozitës duke e cilësuar si filmi 'Beni ecën vetë'. Rama tha se opozita do të tretet nga frika e vet.

"Kanë marrë paralajmërim që do të shpallen organizatë e dhunshme...kur ka ndodh? Për ta mbyllur...Kemi ardhur me Qazim Sejdinin dhe ju kam thënë jepjani Qazimit dhe do bëjmë për Elbasanin...dhe ja ku e keni. Tani po ju them ne 4 vitet që vijnë do të bëjmë më shumë..Asnjë problem. Mbajeni mend mirë. Ata bërtasin se kanë frikë. Ata kanë frikë. Janë si Beni ecën vetë që bërtiste për të trembur frikën e vet. Ata do të treten prej frikës së tyre. Ne duhet të përmirësohemi. Ne jemi me të drejtën dhe do të na shpërblejë." ka deklaruar kreu i qeverisë.

Ora 20:47
Pjesëmarrja në fushatën elektorale të Partisë Socialiste në Elbasan (FOTO)
Ora 20:45
Dëgjon thirrjet e militantëve të opozitës, Rama: Janë katandisur si fytyra e Aurelit...ai është turp për Elbasanin

Kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin elektoral në qytetin e Elbasanit ka dëgjuar edhe thirrjet e militantëve të PD-së kundër tij. Duke komentuar këtë Rama ka hedhur akuza ndaj ish-deputetit Luçiano Boçi, duke thënë se ai i kujton enveristët që kërkonin të ndalin demokracinë.

Më pas Rama ka komentuar edhe ish kreu i PD në i cili bënte thirrje për vëllavrasje më 30 qershor. Atë Rama e ka cilësuar si një turp për Elbasanin.

" Dua t'ju them Luçianove...a ju kujtohen ata me qorrat që bëheshin çeta çeta në errësirë për të penguar dallgën e madhe që krijoi revolucioni i studenteve dhe PD që lindi si mishërimi i një ëndrrën të madhe se sot është katandisur si fytyra e Aurel Pavarotit. janë në të drejtën tyre që duan që unë të iki...un do iki në Tiranë por ndërkohë partia e tyre është një kujtim i të shkuarës dhe një shëmti e madhe e të tashmes. Por aq sa ndaluan enveristët atë që përfaqësonte PD aq edhe këta të mjerë do të ndalojnë dallgën dhe ëndrrën që PS e mëshiron sot jo si parti po si forca e madhe. Asnjë shans nuk kanë ata. Ai veshgjati.... ai është një kokërr injoranti që nuk di ca flet që shkon në thirrjet e të kaluarës.çlidhje ka ai veshgjatë që del e flet për vëllavrasje. Ai është një turp për Elbasanin. Ai është një shëmtirë." ka deklaruar Rama.

Ora 20:32
Fushata/ Rama nga Elbasani: PD e LSI po heqin nga puna edhe presidentin

 Kryeministri Edi Rama vijon fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit. Kreu i qeverisë pas Gramshit u ndal edhe në Elbasan ndërsa theksoi edhe një herë se me 30 qershor do të bëhen zgjedhje të lira.

Më pas Rama ka thënë se qytetarët e Elbasanit e dinë më së miri se kush janë Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha dhe se çfarë shansi të keq është të kesh Bashën përfaqësues në Parlament.

"E para la punën, e dyta i nxorri nga puna të vetët dhe më pas kryebashkiakët. Tani bashkë me fallxhoren po heqin nga puna edhe presidentin e tyre. LSI ishte e famshme që të fuste në punë tani po nxjerre nga puna edhe Ilir Metën. Por e gjitha kjo është në dëm të Shqipërisë. Imazhit dhe dinjitetit në sytë e partnerëve dhe të atyre që nuk na e duan të mirën." ka thënë Rama

Ora 20:30
Militantët e opozitës kundër Ramës në Elbasan, prezenca e OSBE/ODHIR vëzhgon situatën

Në takimin elektoral të kryeministrit Rama në qytetin e Elbasanit kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të OSBE/ODHIR. Siç duket nga pamjet e siguruara nga Shqiptarja.com, ata kanë vëzhguar të gjithë situatën e krijuar në qytetin e Elbasanit.

Kujtojmë se militantë të opozitës u mblodhën së bashku duke bërë thirrje 'Rama ik'. Por policia për të penguar avancimin e tyre drejt vendit të takimit të PS me qytetarët kanë krijuar një kordon me pengesa metalike.

Ora 20:19
'PD po shkon drejt asgjësimit', Balla nga Elbasani: Basha u zgjodh deputet duke liruar njerëz nga burgu

Kreu i Grupit Parlamentar të PS ka hapur takimin elektoral të PS në Elbasan. Në fjalën e tij , Balla ka hedhur akuza ndaj Bashës duke thënë se ai nuk duhet të flasi për blerjen e zgjedhjeve kur SHBA e ka akuzuar drejtpërdrejtë atë për pazare për votën.  Balla ka thënë se dy kur Basha  u zgjodh deputet  thoshte se do të nxjerrë njerëz nga burgu për të marrë vota.

"Kushtetuta përcakton qartë se sovraniteti i përket popullit. do të mbahen mend gjatë. Se do të jenë referencë për forcimin e Shtetit Ligjor. Askush nuk do të braktis më parlamentin apo të bojkotojë zgjedhjet. Më 30 qershor është fitues populli dhe sovrani. Kur Basha dhe PD u nis drejt asgjesimit i tham mos e hap atë der o trim, mos shko në atë rrugë... ai e di mirë se PD po shkon drejt vetë asgjesimit. Ka tentativë për të bërë pis PS. Shumë shpejt do të fitojmë edhe me vendim gjykate ne gjermanisht. Është qesharake kur Lulzim Basha flet për blerje votash. I vetmi që është zgjedhur duke vjedhur vota vete. Në 2009 u zgjodh deputet me votat e Elbasanit. Në atë kohë SHBA njoftonte se si kishte marrë vota duke liruar njerez nga burgu. Basha 2 vite më parë angazhohej duke thënë se do të shkatërronte organizatën kriminale LSI tashmë e ka bërë pjesë të ahengut të vet." ka thënë Balla.

Ora 19:21
Militantët e opozitës grumbullohen për t'i bllokuar takimin elektoral Ramës në Elbasan

Pas takimit elektoral të mbajtur në Gramsh, kryeministri Rama në kuadër të fushatës elektorale të 30 qershorit do të ndalet në qytetin e Elbasanit.

Ndërkohë ashtu siç prej kohësh opozita ka bërë thirrje për të penguar takimet elektorale të PS, militantët janë përgjigjur duke dalë në 'pritë' kryeministrit Rama.

Disa prej mbështetësve të PD-së e LSI me pankarta e thirrje 'Rama Ik' janë mbledhur së bashku për të tentuar bllokimin e rrugës së kryeministrit Rama. Ata kanë marshuar drejt rrugës që lidh Elbasanin me Gramshin dhe do tentojnë t'i bllokojnë rrugën kryeministrit Rama. I pranishëm ka qenë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë  Ardi Veliu. Ndërkohë për të ndaluar dhunën dhe përplasjet janë mobilizuar forcat e policisë dhe forcat RENEA. 

Kujtojmë se edhe në qytete e tjera ku Rama ka zhvilluar fushatë, militantët e PD janë konfliktuar me policinë në tentativë për të mos lejuar PS të kryej takimet elektorale.

Ora 18:57
'Zemra e konfliktit janë 4 veta...', Rama për opozitën: Dy prej tyre i kanë treguar SHBA-të me gisht


Duk iu drejtuar banorëve të Gramshit në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, Rama ka thënë se asgjë e keqe nuk do të ndodhë më 30 qershor. Më pas Rama ka thënë se zemra e këtij konflikti dhe situate të krijuar janë vetëm 4 veta. Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.
Për dy prej tyre kryeministri tha se i ka treguar me gisht edhe SHBA duke thënë se janë përgjegjës për çdo gjë që ndodh.

"Më 30 qershor është një moment kritik për të ardhmen e vendit për të ndarë çfarë Shqipërie duam.  Duam një Shqipëri që Kushtetuta dhe ligji janë koncepte apo janë të patundshme nga asnjë dorë. ...Do vijë të votojë për Shqipërinë që nuk mund të kthehet më aty ku po na tregojnë në këto ngjarje që po na turpëron në të gjithë botë. Nuk diskutohet që ka zgjedhje, zgjedhjet janë populli, do të donim ti kishim me të gjithë. Më 30 qershor të jeni të sigurt se nuk do të ndodh gjë. Ata që pengojën e pret përballja me ligjin dhe nuk del dot më jashtë. Dhe që ta mbyllim dhe kur thotë do bëhet 97, Meta që është si hëna. Kur i bie rrotullimi nga ana Saliut . Dhe thotë po bën çmos që të pengojë konfliktin civil nuk ri dot pa e përsëritur. Është shumë e thjeshtë thuaj fallxhores deri më 30 asnjë kokërr kafeje turke në shpi. Dhe nëse ajo mbahet larg dhe Saliu i thotë lulit 'te shpia' deri më 30 asnjë nuk del për të krijuar probleme. Zemra e konfliktit janë 4 vetë. Dy ua ka treguar me gisht SHBA. Lulzim Basha dhe Kryemadhi përgjegjës për çka ndodh dy të tjerët i dini vetë. Shqipëria nuk është më shesh për përshesh." ka thënë ndër të tjera Rama.

Ora 18:37
Rama ironizon Metën: Haxhi Qamili që bën shqiponjën! Asgjë nuk do të ndodh me 30 qershor

Kreu i qeverisë, Edi Rama në takimin e radhës elektoral në Gramsh, ka ironizuar situatën e krijuar nga PD dhe LSI duke thënë se është si në kohën e Haxhi Qamilit. Ky ka qenë edhe pseudonimi që Rama me  ironi ka përdorur për t'ju drejtuar presidentit Meta për shkak të dekretit të tij për të anuluar zgjedhjet.

Më pas Rama ka deklarua se ditën e zgjedhjeve më 30 qershor asgjë e keqe nuk do të ndodhë përveçse do të votohet.

"Nëse ke shkelur ligjin përgjigjesh njësoj si të gjithë të tjerët. Është frika që i ka bërë kamikazë kundër popullit. Kush kërcënon të shkel të drejtën tonë thyen qafën po e thyejnë qafën me vullnetin e tyre. Unë ka kohë që them se në atë rrugë ka vetëm thyerje qafe dhe jo të ardhme nuk mundësi për fitore politike. Nuk jemi në kohën e Haxhi Qamilit. Edhe sepse është shfaqur pa mjekër pa kravatë. Dhe bën shqiponjën. Është vetë Haxhi Qamili atje. Fallxhorja të bëjë magji për të shpëtuar presidentin. Për ta çliruar nga shpirti që e ka kapluar komplet. Kjo nuk është e mirë për vendin dhe procesin zgjedhorë, që ata krijuan një siklet për shqiptarët. Të jeni të sigurt. Ka vetëm një rrugë për tu marrë me këtë. Duke e kthyer 30 qershorin shkuljen e një keqeje të madhe që ka mbajt peng popullin. Që politikanë i kanë dhënë vetës të drejtën për të qenë mbi ligjin. Populli shqiptarë duhet ti japi fund kësaj të keqeje. T'i japi mësim të gjithë politikanëve se kur populli zgjedh partitë duhet t paraqiten kush jo s'ka asnjë shans, asnjë mundësi asnjë rrugë dhe do të përballet me disfatën, Kush ikën nga Parlamenti për të djegur Shqipërinë digjet vetë. Ditën e diel s'kanë për të bërë asgjë. Mund të gjejnë budallenj lartë e poshtë. Por do thyejnë kokën e tyre. Nuk shkohet në burg për Monën e Lulin. Për Saliun jo e jo. As për Metën. Nuk i hiqet viza vetes për të shkuar as në Janinë e as në Bari për këta të katërt." ka deklaruar kreu i qeverisë.

Ora 18:36
Rama për përgjimet e Bild: U shitën nga PD si zbulim i mediave gjermane

Rama komentoi gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit ka komentuar edhe përgjimet e publikuara nga Bild. Ai ka thënë se ata përgjime u shitën tek gjermanët nga opozita.

Më pas Rama ka thënë se e gjitha kjo situatë është bërë për të krijuar një ide që Shqipëria nuk e meriton hapjen e negociatave.

"Fushata më e pabesë e Shqipërisë, derë më derë ku mund të flisnin gjuhë të huaj për ta bërë Shqipërinë leckë. Nuk ishte parë ndonjë herë që një shtab i përgjithshëm të ishte nën hetim. Si filluan të dalin njëri pas tjetrit për protesta për t'ia shitur mediave gjermane. Ajo që ishte një çorbë. Nuk ishte parë asnjëherë se pasi kërcënoi të bojkotoni zgjedhjet i bojkotoj më të vërtetë. Kërcënim i popullit kërcënim duke u betuar se nuk do të lejonte askënd, nuk ishte parë asnjëherë që opozita dhe presidenti të zhvillonin aktivitete paralele dhune. E para me zjarr i dyti me dekrete. Dhunë në rrugë dhunë nga Presidenca. E gjitha kjo për të krijuar idenë se ky vend nuk meriton të çel negociatat. " ka thënë ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 27/06/2019 09:31

    Ki kujdes nga DashaKeq Shehu,Katundar Ndoka,Fatzi Mediu ,VanPul Dul edhe Perendon Duka. Me duket se kane elektorat te fuqishem.

    Përgjigju
  • USA: 27/06/2019 03:32

    Dhe nje shtese per injorance,kapelja e kuqe me duket tregon se po i serviloset dhe pret ndonje reagim nga TRUMPI.Pas asaj interviste me zerin e amerikes me duket se ja kane hequr vizen edhe injorantit te kohes moderne.

    Përgjigju
  • Injorance: 26/06/2019 23:09

    Kur i thane Augustit, perandor i Romes, kush do te jete pasardhesi,ai tha : Kryegjenerali i Ushtrise. Po Cezari, pyeten, i biri?! Jo tha, ai eshte IMORAL! Kur Napoleoni humbi me nam ne Vaterlo, ai tha se nuk i kishte degjuar keshillat para betejes dhe deklaroi se: Nuk ka IMORALITET me te madh se INJORANCA. Injorante si Ahmet Zogu apo Enver Hoxha qene padyshim njollat me te errta te imoralizmit ne vendin tone. Por injoranteve si Sali Berisha e Fatos Nano nuk e kuptoj pse duhet tu bashkohet ky Edi Rama? Eshte imoraliteti vesi qe i bashkon apo si?

    Përgjigju
  • Robshi kokains: 26/06/2019 22:57

    Tërmet tërmet e paske bo elbasanin... 20 30 40 për koke... rrofte kushtetuta

    Përgjigju
  • Emigrant: 26/06/2019 22:42

    RAMA DUHET TE PAGUAJ PER BULLIZMIN POLITIK QE AI SHFAQ PERPARA ELEKTORATIT SHQIPERIA NUK ESHTE 1 miljon PO e zeme tifoza te RILINDJES PJESA TJETER E POPULLSISE ESHTE OPOZITE QE ESHTE ME E MADHE SE 1 miljon

    Përgjigju
  • Para Laci: 26/06/2019 20:39

    Po' kur flet ti o Balla a e din sa ju behet qefi popullit kur te shikojn ty, se je nje mashtrues i pa cipe e pa' moral njerzor, po' pse genjen se do kete zgjedhje me 30 qeshor po' turp nuk keni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Edmond Spahon e ‘lëshojnë nervat’ në komision, i kthehet Bilalit: Të kesh turp! I ndërsehet edhe Vokshi: Më jep fjalën...

Edmond Spahon e ‘lëshojnë nervat’ në komision, i kthehet Bilalit: Të kesh turp! I ndërsehet edhe Vokshi: Më jep fjalën...