Rama niset nesër për në SHBA, pritet të marrë çmim nga Hillary Clinton për strehimin e afganëve në Shqipëri

Rama niset nesër për në SHBA, pritet të marrë çmim nga Hillary Clinton për strehimin e afganëve në Shqipëri

Kryeministri Rama dhe Hillary Clinton

Me ftesë të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, kryeministri Edi Rama do të niset nesër për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri pritet që të marrë një çmimin “Voices of Solidarity Award” për strehimin e afganëve në Shqipëri. Gjatë qëndrimit 1 javor në SHBA, Rama do të zhvillojë edhe disa takime me komunitetin shqiptar në Amerikë.

Në orët e para të 2 shtatorit, 37 gra afgane u ulën në  aeroportin e Rinasit me vetëm teshat e trupit.  Nga Kabuli i tensionuar, gratë dhe vajzat kryesisht aktiviste të shoqërisë civile dhe gazetare të njohura, ishin nisur me urgjencë për t’i shpëtuar plumbave. Shpëtimi i tyre u mundësia nga fondacioni i themeluar nga 2 ish-Sekretaret e Shtetit në SHBA, Hillary Clinton dhe Madeleine Albright, Vital Voices.

Pikërisht Clinton, ish kandidate për Presidente në SHBA dhe bashkëshorte e Presidentit Bill Clinton telefonoi pak ditë më pas Kryeministrin Rama për ta falënderuar për këtë gatishmëri të Shqipërisë për t’i strehuar afganet e shpëtuara. Lajmi për telefonatën e Clinton është mësuar nga Top Channel i cili raporton se Clinton ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për gatishmërinë por edhe për kujdesin e treguar.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 02/12/2021 14:56

    Edi palla mer tituj në kuriz të Shqiptarve. Edi të regulloi njëher Shqiptarët pastaj të ndohmoj Afganistanasit. Ne si popull Shqiptar nuk jemi kundra por varfëria në Shqipri është ulur këmb kryq. E vetëm fundërrinat hajdutët e kriminelët jan pasiruar. Prandaj o popull votoni njerzit më të mir për ju e për të ardhmen tuaj.

    Përgjigju
  • Tedi: 02/12/2021 14:52

    Per nje cmim nga dikush qe nuk as nuk jep cmim a ja vlen te shpenzohen mijra dollare bileta e hotele? Nje familje e pastrehe do te ishte hequr nga zgripi i varferise. Por jo,fatura per pordhet me rigon te Kryeministrit tone jane prioritet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Volejboll femra/ Skënderbeu shumë i fortë për Tiranën, korçaret me një dorë te titulli kampion! Fitojnë edhe në 'Asllan Rusi' (VIDEO)

Volejboll femra/ Skënderbeu shumë i fortë për Tiranën, korçaret me një dorë te titulli kampion! Fitojnë edhe në 'Asllan Rusi' (VIDEO)