Rama këngë e valle me gratë e Fierit, PD e pret me protesta (VIDEO)

Partia Demokratike edhe në këtë 8 mars protestoi kundër kryeministrit Edi Rama.

Fillimisht bllokuan rrugën në Roskovec dhe dogjën goma për t'i bërë pritë eskortës së kreut të  qeverisë, që në axhendë kishte disa aktivitete në qytetin e Fierit për Ditën e Gruas. Por Rama e ka devijuar këtë rrugë, duke mbërritur qetësisht në Fier në një takim me gratë e qytetit.

VIDEO/Ish-deputetët e opozitës debate me policinë

Por edhe aty pati një tubim nga protestues të udhëhequr nga kreu i degës së PD-së në Fier, Luan Baci, dhe ish deputetët Enkeleid Alibeaj, Kejdi Mehmetaj e LSI.  Simpatizantët çanë kordonin e policisë vendosur 500 metra larg vendit ku kryeministri ishte duke festuar 8 Marsin me këngë e valle me gratë e Fierit.

 

 

Forcat e policisë neutralizuan turmën e protestuesve. Pavarësisht përplasjeve që ndodhën, Luan Baci u shpreh se protesta është paqësore, dhe se nuk e kupton arsyen pse policia nuk e lejon kalimin e qytetarëve. Përveç policisë së shtetit, kishte edhe punonjës të Gardës së Republikës për të garantuar sigurinë për kryeministrin Edi Rama.

Më herët simpatizantët e PD-së në Fier dolën në protestë në rrugën hyrëse të qytetit me qëllim ndërprerjen e rrugës për kryeministrin Edi Rama. Ata i vunë flakën gomave pranë një karburanti në Roksovec, duke rritur rrezikshmërinë për kalimtarët dhe banorët e zonës.

VIDEO/Përplasja e policisë me protestuesit

Ish-deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj: Sot eshte 8 marsi dita kur grate, nenat e motrat kane kerkuar te drejten e tyre ne gjithe boten. Edhe ne sot protestojme, jo vetem per grate, por edhe per burrat! Per femijet e ketij populli qe vuan tiranine e Rames. Rama trembet nga protestat e qytetareve dhe nderron rruge. Rama vendos FNSH per te bllokuar grate qe protestojne. Drejtori i Policise deklaron qe eshte ne detyre per te mbrojtur Kryeministrin, jo qytetaret. Ne cdo cep te Fierit, Roskovecit, Patosit dhe gjithe Shqiperise, Rama nuk shkel dot per shkak te protestave.

Protestuesit i bllokojnë Ramës rrugën në Rosokovec

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosovari: 09/03/2019 09:07

    Ku e sa ishte "populli" I porositur dhe I mashtruar I PD,qe emitoi pengimin e rruges, e sa ishin vetem grate e Fierit qe priten Ramen dhe te gjitha "vallezua" se bashku me Raman per 8 Marsin.

    Përgjigju
  • Latif: 08/03/2019 18:19

    Gezuar 8 Marsin!

    Përgjigju
  • $$$$$: 08/03/2019 18:03

    Do dukesh me bukur video e rames ti gjumte me shpulla byceve te ketyre grave ... pupu sa turp per shoqerin shqiptare..

    Përgjigju
  • Ariu: 08/03/2019 13:20

    Ushtaret e Lulush Karucic dhe Mona Buçemadhi leshohen si mish per top dhe Lulushka feston ne hollande. Hajde trim hajde. Tall carin Rama me ju e ju vazhdoni digjni goma. Jeni qe jeni futini nje tegel Kejdit se eshte zevendesuese e devote e mones.

    Përgjigju
    • Viva: 08/03/2019 19:17

      Sa te kete specie me bollek te kesaj natyre shoqeria jone fatkeqe luli mona rama etj etj etj do te mbizoterojne edhe 100 vjet ne kete vend te mallkuar.

  • Blenard: 08/03/2019 12:53

    Ahahhahahahahahahahahahah ky tall trapin hahahahahhahahaha

    Përgjigju
  • albanistan: 08/03/2019 12:31

    rrini rehat or evladi , cju duhet te protestoni e te pasuroni sa me shume salen, ilirin e kompani , merrni vesh qe ka me teper se 20 vjet qe ilir koktuli, sali berisha , lul vocrraku po ju hedhin hi syve deri sa te rimarrin pasurine e humbur .

    Përgjigju
  • tironci: 08/03/2019 12:27

    o ahahaha pranaj jemi ne ketu se jane shumica si puna jote, ky k... i gjate eshte bo si kim jongu qe rrafi gjermanine ne finale 5 me 0. mashtrusa ordinera te gjithe pa perjashtim

    Përgjigju
  • kasem gahinji: 08/03/2019 11:39

    Proteste paqesore duke i vene zjarrin gomave te makinave?Duke u ndeshur me policine?

    Përgjigju
  • ahahahaha: 08/03/2019 10:30

    ahahahahahahahahahaha - Sa qesharake jane bere keta barbaret dhe kokepalaret e PD & LSI. ahahahahahahahahahaha......... tall menderen Rama nga mengjesi ne darke me keta letyrat.

    Përgjigju
    • robi: 08/03/2019 13:49

      prap u be e gjalle kjo sharebajga e leshitdhise kembeshtrembeta dhembcakallja Kejdi Mehamutin, oh pika mjere leshidhise sa poshte ka rene....

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Aksionet e KF Tiranës dalin në ankand, shkak borxhet! Përmbaruesi për Report TV: S’ka të interesuar

Aksionet e KF Tiranës dalin në ankand, shkak borxhet! Përmbaruesi për Report TV: S’ka të interesuar