Rama: Nuk ka lekë nga shteti për
djem e burra që refuzojnë punën

Rama: Nuk ka lekë nga shteti për<br />djem e burra që refuzojnë punën<br>
"Do rivlerësojmë të larguarit nga skema e ndihmës ekonomike". Ky ka qenë premtimi i kryeministrit Edi Rama nga Berati pas akuzave të opozitës në adresë të qeverisë se la larguar nga skema e ndihmës ekonomike familje të cilat jetojnë në varfëri dhe pa asnjë të ardhur. Rama tha se ka nisur një proces i tërë verifikimi dhe rivlerësimi për të mbajtur në skemë vetëm ato familje të cilat meritojnë përkrahjen nga shteti.  

"Skema ka edhe marzhin e vet të gabimit dhe për këtë arsye po bëhet një proces i tërë verifkimi e rivlerësimi, por është e padiskutueshme që 70% e atyre që kanë dalë nga skema, janë 24-45 vjeç në formë perfekte për punë. Është shumë e qartë dhe e ndarë, ne do vlerësojmë çdio rast ku ndihma ekonomike është domosdoshmëri për të adresuar varfërinë e thellë të një familje, nëna kryefamiljare me fëmijë janë prioritet, djem e burra që duan ndihma ekonomike le të shkojnë të marrin rrugët e protestave dhe të paguhen nga organizatorë te protestave, ne ndihmë ekonmike për këta nuk kemi", u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se vendet e punës nuk mungojnë por qytetarët në moshë pune preferojnë të marrin 50 mijë lekëshin e shtetit sesa një rrogë mujore. "Është bërë një investim për një fabrikë prodhimi "Made in Albania", nuk shkon njeri të punojë, fabrika rri atje dhe praktikisht është në faliment, pse, sepse nuk shkon njeri të punojë. Pse duhet të marrin ndihmë ekonomike këta që nuk punojnë? Në Gjirokastër, erdhi investitori, u hap fabrika dhe nuk shkon njeri të punojë. 300 mijë lekë nuk janë shumë, por janë shumë më tepër se 50 mijë lekë. Në Berat, investitori italian thoshte kam vënë linja autobusësh për të marrë punonjësit në Lushnje, sepse nuk shkojnë të punojnë, dje një goxha djalë tha në Bashki shkoj dhe punoj, marr një rrogë dhe shkoj në kafe, e po pres orën 12:00 që të iki në shtëpi". 

Kryeministri tha gjithashtu se me skemën e ndihmës ekonomike është abuzuar ndër vite, pasi përfitonin persona me vila dhe rroga në shtet. "Personat e larguar nga skema, ishin në ndihmë ekonomike në padrejtësi dhe sistemi i ka nxjerrë deklarues të rremë, gënjeshtarë e abuzivë. Në momentin që adresohet kërkesa një familje, kjo kryeqëzohet me tatimet, qendrën e punësimit, QKR-në, merret info se kush është kjo familje, pastaj dalin persona me vila, me një punë tjetër. 1 mln në muaj merrrte një Dragush në Korçë dhe merrte ndihmë ekonomike, i hiqte bukën familjes në nevojë, tre vetura kishte një Isuf në Fier. Ka të tjerë që punojnë në të zezë, duke bashkëpunuar me punëdhënësi, që është i lumtur t'i mbajë skllevër në punë, duke mos paguar sigurimet shoqërrore, vetëm e vetëm që të marrin ndihmë ekonomike".

Nuk munguan akuzat e kryeministrit edhe për korrupsion. "Ka njerëz që shkojnë dhe marrin 50 mijë lekëshin dhe ofrojnë 10 mijë lekë bakshish, vetëm e vetëm që zyra e punës të mos i ofrojë punë, se po iu ofrua punë mund ta refuzosh, po t'u ofrua herën e dytë dhe e refuzon, del jashtë skemës së ndihmës ekonomike". 

 

 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia