Rama opozitës: Plakë që qahet
nga mbingopja, s'jemi babysitte

Rama opozitës: Plakë që qahet<br />nga mbingopja, s'jemi babysitte
TIRANE - Kryeministri Edi Rama edhe një herë i ka bërë thirrje opozitës që të jetë në Kuvend, ndërsa deklaroi se nuk do të bëhet babysitter i saj. Shefi i qeverisë tha se opozita nuk është "një bebe që sot qan nga uria, por një plak që qahet nga mbingopja".

Rama tha se një gjë është e sigurt që përpjekje për t’i mbyllur gojën opozitës jo vetëm që nuk ka, por ka dhe një dëshmi shumë të qartë të vullnetit për t’i krijuar opozitës mundësinë që të flasë përtej çdo caku të përcaktuar nga rregullorja.

“Ka një parti, partia më e madhe e opozitës që mungon. Ata mendojnë se mungojnë me arsye, por unë besoj se arsyet e paraqitura për mungesën, janë në fakt arsyet që konfirmojnë mungesën e plotë të ekuilibrit të opozitës në raport me detyrat ndaj publikut dhe ndaj zgjedhësve të vet.  Kështu që, qoftë dhe në këtë pikë ne nuk jemi në vazhdën e traditës që nga kjo foltore kryeministri apo përfaqësuesit e shumicës lëshonin çfarë t’ju vinte në gojë për opozitën në mungesë. Vetëm se një gjë është e sigurt që përpjekje për t’i mbyllur gojën opozitës jo vetëm që nuk ka, por ka dhe një dëshmi shumë të qartë të vullnetit për t’i krijuar opozitës mundësinë që të flasë përtej çdo caku të përcaktuar nga rregullorja. Faktikisht, kam parë dje të dhënat që kishte Kryetari i Grupit tonë Parlamentar, të marra nga gjithë aktiviteti parlamentar në këtë sallë”, deklaroi Rama.

rama parlament

Duke ironizuar  njoftimin e ish-kryeministri Sali Berisha, se ka thyer një tjetër rekord për not, Rama tha se lideri i opozitës në Kuvend (Sali Berisha) ka shfrytëzuar foltoren e Kuvendit më shumë se sa e lejon rregullorja.

“ Kjo mund të quhet një fakt i papranueshëm për këtë diskutim, sepse lideri është rekordmen. Është e sigurt se përveç rekordit në atë që ai e quan not, - që është një ujitje e trupit në hulli, - ka një rekord më të lartë që është rekordi i shpartallimit të të gjithë kufijve të vendosur jo nga rregullorja, por nga norma e bashkëjetesës në marrjen e kohës së Kuvendit. Megjithatë, edhe vetë opozita, Partia Demokratike, nuk bie më poshtë, sepse në kohën e shfrytëzuar këtu në foltore pothuajse jemi të barabartë, në disa orë në avantazh për Partinë Demokratik, po të marrësh parasysh numrin e folësve, shkojmë prapë në më shumë se dyfishi i liderit. Kështu që, besoj se argumenti, se këtu nuk janë se u mbyllet goja, është krejtësisht i paqëndrueshëm”, theksoi Rama.

Sesioni i ri parlamentar, fjala e plote e kryeministrit Rama


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, autor i katër vjedhjeve në banesa, arrestohet 47-vjeçari (EMRI)

Lezhë, autor i katër vjedhjeve në banesa, arrestohet 47-vjeçari (EMRI)