Rama paralajmëroi riorganizim me një universitet qëndror në Tiranë, Berisha: Kërkon t’i çojë në katastrofë duke i dorëzuar tek mafia

Rama paralajmëroi riorganizim me një universitet qëndror në Tiranë, Berisha: Kërkon t’i çojë në katastrofë duke i dorëzuar tek mafia

Sali Berisha

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se deklarata e tij për krijimin e një universiteti qëndror në Tiranë, kishte të bënte me planin për të dorëzuar universitetet në duart e mafias.  Në një takim me pedagogë dhe arsimtarë, ish kryeministri tha se këta të fundit kishin rrogat më të ulëta dhe se nuk u jepeshin fondet e nevojshme për kërkime shkencore.

“Tani thotë të krijojmë universitetin e madh, t’i bashkojmë. Anti-tendencë! Pse kërkohet të bashkohet? Se u është vënë syri pasurive publike që mund të keni. Që duhet t’i rrëmbejë, kërkon që t’i japë me PPP universitetet dhe t’i dorëzojë në duart e mafies. Me qëllimin e vetëm për të shfrytëzuar ë gjithë fasilitetin që ato kanë. Na del tani se duhet të kemi 3 lloje universitetesh. Ky vendim është për t’i çuar universitetet tona në katastrofë dhe unë iu bëj thirrje të bëjmë gjithçka për një kundërshtim të hapur për të mbrojtur interesat e studentëve, pedagogëve dhe universiteve tona. Ku do shkojmë ne kështu? Ky njeri që mburret se nuk ka master as doktoratë, ky urren! Po ato janë djersë, janë arritje janë përkushtim individuale apo ekipi. A është meritë që nuk ke master apo doktoraturë? Jo! Atëherë ai shpreh një urrejtje. Prandaj së bashku duhet të hartojmë një program emergjence për arsimin e lartë dhe gjithë vendin”-tha Berisha.

Teksa foli për protestën e pedagogëve, Berisha tha se Sindikata kishte bërë një përpjekje serioze për të ndryshuar diçka por shtoi se duhej të kishte një përpjekje më të madhe sërish ku të përfshiheshin edhe studentët.

“Sindikata e pavarur bëri një përpjekje serioze por një përpjekje e dytë me e madhe e studentëve dhe pedagogëve të universiteteve është jetike për arsimin e lartë në Shqipëri. Ju garantoj se PD do e ketë në qendër të programit të saj konsolidimin e arsimit të lartë, kërkimin shkencor, buxhetin jo më pak se 5% të GPD-së për arsimin. Së paku 4-fishimin e buxhetit për kërkimin shkencor dhe natyrisht një mbështetje e fuqishme për studentët dhe aktivizim i programit braingaining por duke bërë që truri që ka mbetur këtu të mos rrjedhë por të mbesë këtu”-tha Berisha

Më 15 dhjetor, kryeministri Edi Rama deklaroi se numri i universiteteve në Shqipëri ishte tepër i madh dhe duhej parë mundësia e një reforme të re me në qendër universitetin e Tiranës. Ai tha se duhej të mendohej seriozisht për rankimin e universiteteve shqiptare në rang ndërkombëtar. 

Viti i ri akademik 2022-2023 nxori edhe më tepër në pah faktin se në shumë universitete kryesisht në rrethe, disa degë studimi, kryesisht ato të mësuesisë, nuk kanë arritur të plotësojnë kufirin maksimal të numrit të studentëve, duke bërë që ato të mbyllen. Nisur nga kjo problematikë që me kalimin e viteve është bërë edhe më tepër prezente, është menduar si zgjidhje krijimi e një universiteti qëndror në Tiranë dhe disa filiale në qytete. Ka qenë kreu i qeverisë, i cili është shprehur se ka shumë universitete në vend.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Kronika e përgjakur e 7 Prillit!' Sonte ora 22:00 në 'Crime Story' në Report Tv

'Kronika e përgjakur e 7 Prillit!' Sonte ora 22:00 në 'Crime Story' në Report Tv