Rama për Radio BBC: NATO organizatë pa shtyllë kurrizore, të bënte më shumë për afganët! Qëndrimi i tyre në Shqipëri do zgjasë, derisa të marrin vizë për në SHBA

"Një organizatë pa shtyllë kurrizore në sytë e afganëve dhe miliona të tjerëve", kështu e ka quajtur kryeministri Edi Rama NATON në një intervistë nga Sllovenia për Radio BBC ku ka folur sërish për strehimin e afganëve. Sipas Ramës, NATO duhet të kishte bërë më shumë për ta.

"Është vërtet diçka që të copëton zemrën, pasi, faktikisht, vetëm pak javë më parë, të gjitha këto vende, si anëtare të NATO-s ishin burimi kryesor i mbështetjes për popullin e Afganistanit, ndaj sprapsja si hije përkundrejt idealeve, parimeve dhe premtimit të lirisë që iu dhamë përgjatë dy dekadave është pikëlluese dhe shfaqja e aleancës ushtarake më të fuqishme në botë, e ngritur për t’i ruajtur këto ideale, si një organizatë pa shtyllë kurrizore në sytë e afganëve dhe miliona të tjerëve tjetërkund, të cilët dëshirojnë të jetojnë në shoqëri të lira, të drejta e demokratike, nuk është ajo çka duhet të ndodhë, nuk duhet të jetë kështu. Megjithatë...", tha Rama.

Qëndrimi i afganëve të strehuar në vendin tonë, Rama tha se do të zgjasë, pasi edhe procedurat që ata të përfitojnë azil në SHBA duan kohë. Sado që ata të qëndrojnë kryeministri tha se vendi jonë do t'u qëndrojë pranë për gjithçka që do t'u duhet.

"Pikë së pari, na u afruan disa organizata, fondacione, një tërësi organizatash të shoqërisë civile përtej oqeanit, në ShBA, përfshi fondacionin “Yada Hakim” nga ana tjetër dhe thamë menjëherë “po”. Më tej, sigurisht, na e kërkoi qeveria amerikane dhe i thamë menjëherë “po”. Arsyetimi për gjithë këtë është se këta njerëz kanë mundësi të kualifikohen për të marrë vizë e për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çka e bën qëndrimin e tyre teorikisht të përkohshëm, por, së pari, mendoj se do të duhet kohë për këtë, pasi me kaq shumë njerëz sa janë nxjerrë jashtë vendit nga avionët amerikanë e që duhet të kalojnë procesin e shqyrtimit në pjesë të ndryshme të Evropës e tjetërkund, kjo do të kërkojë kohë. Së dyti, çfarëdo që të duhet, për gjithçka që do të duhet, ne do t’u gjendemi. Ne nuk mundemi, nuk mundemi të harrojmë historinë tonë. Nuk mund të mos respektojmë kodin tonë të nderit, që e kemi prej një kohe shumë të gjatë dhe që e bëri Shqipërinë të ishte i vetmi vend në Evropë që kishte më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore se para saj, pikërisht sepse asnjë hebre nuk u dorëzua dhe pati shqiptarë që paguan me jetë për t’i shpëtuar. Gjithashtu, besoj fort se u detyrohemi fëmijëve tanë. Fëmijët tanë duhet ta trashëgojnë të gjithë këtë e ne duhet ta nderojmë këtë trashëgimidhe ata duhet, po kështu, ta nderojnë kur t’u vijë koha", nënvizoi Rama.

Deri më tani në vendin tonë janë strehuar 607 refugjatë afganë, të akomoduar në Qytetin Studenti, Durrës dhe në Lezhë. Pjesa më e madhe e tyre janë zëra të shoqërisë civile, aktivistë, gazetarë dhe studentë e gra, të cilët kishin ngritur zërin për të drejtat e tyre dhe u rrezikohej jeta nga telebanët.  Pritet që në Shqipëri të strehohen 4000 afganë të cilët do të qëndrojnë për 1 vit, deri sa ata të marrin vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nëse dikush prej tyre do të qëndrojnë përgjithmonë, është i lirë për ta bërë.

Intervista e plotë:

BBC: Kemi me ne kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe ai ka deklaruar se Tirana do t’u ofrojë strehë qindra afganëve, të cilët punuan me qeveritë perëndimore.  Ju falemnderit shumë që erdhët. Besoj, jeni në Slloveni sot.  Mirëdita Kryeministër.

Rama: Mirëdita

BBC: Më shpjegoni pak si erdhi mendimi që Shqipëria të presërefugjatët afganë

Rama: Na erdhi shumë natyrshëm, pasi vetëm 30 vjet më parë ne ishim afganët në anën tjetër të bregdetit të Adriatikut, në përpjekje për të gjetur strehë në Itali dhe, më tej, në Evropë, të dëshpëruar për t’u ikur talebanëve të kuq të Tiranës. Ndërkohë, gjatë luftës së Kosovës, u hapëm dyert për t’iu dhënë strehë gjysmë milioni refugjatëve që kërkonin t’i shpëtonin spastrimit etnik nga Sllobodan Millosheviçi në Beograd. Kësisoj, ne i njohim mirë të gjitha anët e tiranisë, qoftë kur mbetesh në duart e një regjimi mizor, ashtu edhe kur kërkon të ndërtosh një jetë të re si refugjat në vende të tjera. Ato përvoja na kanë mësuar se,në të vërtetë, nuk është rreziku që e shkakton frikën, por frika ajo që krijon rrezikun nga njerëzit që vijnë të gjejnë strehë ndërsa i shpëtojnë vdekjes.

BBC: Mendoni se shumica e shqiptarëve kanë të njëjtën ndjesi si ju, pasi kemi parë një sërë vendesh që kanë pasur vetë histori të të qenit refugjatë, të cilat u kanë mbyllur kufijtë refugjatëve afganë?

Rama: Është vërtet diçka që të copëton zemrën, pasi, faktikisht, vetëm pak javë më parë, të gjitha këto vende, si anëtare të NATO-s ishin burimi kryesor i mbështetjes për popullin e Afganistanit, ndaj sprapsja si hije përkundrejt idealeve, parimeve dhe premtimit të lirisë që iu dhamë përgjatë dy dekadave është pikëlluese dhe shfaqja e aleancës ushtarake më të fuqishme në botë, e ngritur për t’i ruajtur këto ideale, si një organizatë pa shtyllë kurrizore në sytë e afganëve dhe miliona të tjerëve tjetërkund, të cilët dëshirojnë të jetojnë në shoqëri të lira, të drejta e demokratike, nuk është ajo çka duhet të ndodhë, nuk duhet të jetë kështu. Megjithatë...

BBC: ... a besoni edhe ju që është një organizatë pa shtyllë kurrizore?

Rama: Jo! Po them se si duket kjo tani, për fat të keq dhe se si, për fat të keq, kjo mund të cenojë imazhin e kësaj ane të botës sonë, që miliona, qindra miliona njerëz e shohin si fatin e tyre në të ardhmen, duke shpresuar të kenë të njëjtën gjë në vendet e tyre, ku dëshirojnë drejtësi, dëshirojnë liri. Ndërkohë, për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, së pari, jam shumë, shumë krenar që shumica e shqiptarëve e ndihen njësoj dhe do të vepronin njësoj. Ndërkaq, mendoj se këto janë momente kur, parimisht,objektivat kanë më shumë rëndësi se sondazhet.

BBC: ...objektivat më shumë se sondazhet... Po shoh disa fotografi këtu Kryeministër, të cilat dua t’i përshkruaj për dëgjuesit e radios. Janë njerëz që mbërrijnë nga Afganistani, të cilët po zbresin shkallët e avionit të “Qatar Airlines” dhe që në pistë i pret ambasadorja amerikane. Më pas, po organizohet një piknik. Ju po luani basketboll më duket me disa prej fëmijëve tëardhur. Është tejet mallëngjyese, po sa kohë mendoni se do rrinë njerëzit që janë evakuuar? A do të qëndrojnë ata në Shqipëri? A prisni që ata të integrohen në shoqërinë shqiptare apo kjo është një ndalesë përpara se të lëvizin diku tjetër?

Rama: Pikë së pari, na u afruan disa organizata, fondacione, një tërësi organizatash të shoqërisë civile përtej oqeanit, në ShBA, përfshi fondacionin “Yada Hakim” nga ana tjetër dhe thamë menjëherë “po”. Më tej, sigurisht, na e kërkoi qeveria amerikane dhe i thamë menjëherë “po”. Arsyetimi për gjithë këtë është se këta njerëz kanë mundësi të kualifikohen për të marrë vizë e për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çka e bën qëndrimin e tyre teorikisht të përkohshëm, por, së pari, mendoj se do të duhet kohë për këtë, pasi me kaq shumë njerëz sa janë nxjerrë jashtë vendit nga avionët amerikanë e që duhet të kalojnë procesin e shqyrtimit në pjesë të ndryshme të Evropës e tjetërkund, kjo do të kërkojë kohë. Së dyti, çfarëdo që të duhet, për gjithçka që do të duhet, ne do t’u gjendemi. Ne nuk mundemi, nuk mundemi të harrojmë historinë tonë. Nuk mund të mos respektojmë kodin tonë të nderit, që e kemi prej një kohe shumë të gjatë dhe që e bëri Shqipërinë të ishte i vetmi vend në Evropë që kishte më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore se para saj, pikërisht sepse asnjë hebre nuk u dorëzua dhe pati shqiptarë që paguan me jetë për t’i shpëtuar. Gjithashtu, besoj fort se u detyrohemi fëmijëve tanë. Fëmijët tanë duhet ta trashëgojnë të gjithë këtë e ne duhet ta nderojmë këtë trashëgimidhe ata duhet, po kështu, ta nderojnë kur t’u vijë koha.

BBC: Përmendët fondacionin “Yalda Hakim”. Dëgjuesit e mi në radio ndoshta e dinë që Yalda është një prej korrespondenteve tona me jashtë, e cila drejton emisionin “Impact ëith Yalda Hakim” në BBC Ëorld Neës. Ajo vetë është afgane dhe ka bërë shumë filantropi edhe brenda vendit të vet, por jam kureshtare për ç’ndodh tani Kryeministër. Po dëgjojmë nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, se këtu hapet një kapitull i ri angazhimime Afganistanin dhe se është mbyllur kapitulli për pjesën e luftës në Afganistan. Talebanët kanë marrë kontrollin. A u besoni premtimeve që po bëjnë talebanët se do të respektojnë të drejtat e vajzave dhe grave, siç thonë ata, brenda kufijve të ligjit islamik.

Rama: Për të mirën e njerëzve që nuk patën fatin të largoheshin dhe që përjetuan për 20 vjet diçka ndryshe nga ajo që ofrojnë talebanët, do të doja shumë që kjo të ishte e vërtetë, por, duke qenë se kam jetuar në një regjim mjaft brutal e shumë të ngjashëm, edhe pse jo islamik, por tërësisht ateist, që ndaloi Zotin në jetët tona, që hodhi në erë me dinamit më shumë se 2 000 kisha, faltore romake, manastire, xhami, unë nuk mund të gënjej veten e ta besoj. Nuk përputhet, nuk përputhet me botën tek e cila besojmë, me botën ku jetojmë dhe me botën që përfaqësojmë dhe sigurisht me botën që ëndërronin afganët të cilët na besuan, na ndoqën dhe punuan për ne. Do të doja shumë që kjo të ishte e vërtetë, po, për fat të keq, nuk mundem, thjesht nuk mundem ta besoj. 

BBC: Pra keni skepticizëm, ashtu siç kemi dëgjuar shumë të shprehet në këtë studio dhe në Qendrën për Afganët dhe Azinë Qendrore në Londrën Perëndimore. Njerëz që vijnë këtu në përpjekje të dëshpëruar për të marrë informacion, për të gjetur se çfarë mundësish ka për ta. Shumica prej tyre shpresojnë që të afërmit e tyre do të vijnë nga Afganistani dhe që do jenë në gjendje të riatdhesohen këtu. Shumica mendojnë që do të ndodhë brenda javëve e muajve në vijim, por nga ajo që dëgjojmë ndërkohë, duket se do të kërkojë më shumë kohë se aq. A besoni se ata që do të duan të largohen, do të jenë në gjendje të largohen javët që vijnë, edhe pse talebanët kontrollojnë aeroportin? Kam më pak se një minutë.

Rama: Gjithçka mbetet për t’u parë, por, sërish, historia mund të na vijë në ndihmë në këto raste. Nuk ka nevojë për glob kristali. Mjaft të kthejmë kokën nga historia e regjimeve mizore totalitare e tërësisht ideologjike, që të kuptojmë se, për ta, çdokush që është i ndryshëm nga ata është tradhtar që duhet vrarë, duhet burgosur, torturuar dhe që duhet persekutuar gjithë jetën. Tani, a do të zgjedhin...

BBC: Kryeministër, po ndërhyj këtu se nuk dua t’ju ndërpres, por e kuptoj idenë tuaj, e kuptoj që ju përpiqeni t’i hidhni sytë nga historia për të kuptuar se si do të zhvillohet kjo tanimë. Edi Rama, është Kryeministri i Shqipërisë, që ka pritur krahëhapur një numër refugjatësh afganë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/09/2021 01:07

    Po pse pak armatime e logjistike u dha bota,pak stervitje e pergatitje u bene?! Afganet vete u dorezuan te paret.Edhe ti je pjese e NATOS,kur u larguan NATO,pse nuk dole ti i vetem e t'ju qendroje ne krahe afganeve e te luftoje me ta.Z.Rama arroganca juaj eshte e padurueshme.

    Përgjigju
  • Une: 01/09/2021 08:39

    O Ed Rama merru me punet ne shqiperi dhe boll me keto budalleqe. Amerikanet ben nje marreveshje me Talibanet qe ne kohen e Trump dhe neser do lidhin marredhenie doplomatike ashtu sic po ben Kombet e Bashkuara me Talibanet qe ti i paske kaq inat. Talibanet do ti njoh bota si qeveri legjitime. Dakord shqipria po ben te sajen ti ndihmoj refugjatet por krahasimet e tjera jane propagande idiote.

    Përgjigju
  • Lala: 01/09/2021 08:24

    Akoma 50mij lek te vjetra marin ndihm ekonomike shqiptaret? Po afganet sa marrin nga shteti? Taksat e mia dua qe te perdoren per te mbeshtetur shqiptaret jo gabelet e afganistanin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Protestat e Rithemelimit para bashkisë, Rama: Janë me sakëlldi të mëdha! E kanë futur veten në batak, nuk ia ka fajin kush

Protestat e Rithemelimit para bashkisë, Rama: Janë me sakëlldi të mëdha! E kanë futur veten në batak, nuk ia ka fajin kush