Rama: Kur Irani të jetë i lirë rivendosim marrëdhëniet diplomatike! Do të na sulmojnë sërish, të motivuar nga urrejtja

Vetëm kur Irani të jetë i lirë Qeveria shqiptare do të konsideronte rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, pasi i prishi ato prej sulmeve kibernetike të muajve të fundit. Deklaratën e ka bërë Kryeministri Rama në një intervistë të dhënë për Washington Post. Ai u shpreh i bindur se Irani do të sulmojë sërish, sepse është i motivuar nga urrejtja.

Shkrimi i plotë i Washington Post

Vendimi historik i Shqipërisë i këtij muaji për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pas sulmeve masive kibernetike, filloi me një hetim të nivelit të lartë, deklaroi kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Tim Starks të gazetës së njohur amerikane ”Washington Post”. FBI dhe një ekip nga Microsoft punuan me ekspertë të huaj dhe shqiptarë për të identifikuar katër grupe të veçanta hakerash që qeveria iraniane dihet që i sponsorizon, veçanërisht jashtë Ministrisë së saj të Shërbimeve Sekrete.

”Një prej tyre ishte në mesin e 10 grupeve më të mëdha të terrorizmit kibernetik, gjurmët e të cilëve janë zbuluar gjithashtu pas sulmeve ndaj Arabisë Saudite, Izraelit e kështu me radhë”, tha Rama.

”Hakerët e korrikut ishin të prirur për shkatërrimin e shërbimeve qeveritare, 95 për qind të të cilave Shqipëria i ka zhvendosur në disponueshmërinë online, pasi radhët e gjata më parë detyronin disa njerëz të prisnin me muaj për licencat dhe certifikatat”, shtoi ai.

”Në bazë të hetimeve, shkalla e sulmit ishte e tillë që synimi pas tij ishte shkatërrimi i plotë i infrastrukturës sonë për të na çuar në epokën e letrës dhe në të njëjtën kohë, zhdukja e të gjitha të dhënave tona. Ndjesia jonë e parë është se ata nuk ia dolën të shkatërrojnë infrastrukturën. Shërbimet janë rikthyer. Së dyti, të dhënat. Po, ata morën disa, por praktikisht jo me ndonjë rëndësi të veçantë”, theksoi kryeministri Rama.

Një grup që e quan veten ”Homeland Justice” mori përgjegjësinë për sulmin, me sa duket i frymëzuar nga Shqipëria që strehon anëtarët e grupit disident iranian Mujahedeen-e-Khalq, ose MEK.

Rama nuk i përmendi me emër katër grupet që hetimi i cilësoi përgjegjës.

Kur Shqipëria urdhëroi dëbimin e diplomatëve iranianë dhe ndërprerjen e plotë të marrëdhënieve diplomatike, disa e përshëndetën atë si ndoshta veprimi më i fortë që një vend kishte ndërmarrë ndonjëherë si kundërpërgjigje ndaj një sulmi kibernetik. Por, disa ngritën pikëpyetjen nëse ky model do të funksiononte edhe për vendet e tjera duke pasur parasysh se disa nga ”lojtarët” më të mëdhenj në hapësirën kibernetike, si Kina, do të ishte më e vështirë të frenoheshin.

”Shqipëria nuk ka pasur marrëdhënie të rëndësishme me Iranin, kështu që ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike nuk ishte ndonjë humbje e madhe. Vende të tjera mund të jenë në gjendje të përdorin qasjen që bëri Shqipëria, në varësi, së pari, nga tërësia e çdo hetimi, në mënyrë që të ndihen të sigurt në dëbimin e diplomatëve, dhe së dyti nga shkalla e dëmtimit që shkaktojnë sulmet”, deklaroi Rama.

“Po godet praktikisht vendin duke shkatërruar infrastrukturën më të rëndësishme”, thotë Rama për sulmet e Iranit.

”Falë Zotit, goditjet nuk janë të dukshme, plagët nuk janë fizike, por gjithsesi mbetet një agresion, një sulm dhe një dëm i drejtpërdrejtë për sovranitetin kombëtar… A do t’i ruanit ju marrëdhëniet me një vend që ju sulmon?”, pyet ai. Irani ka mohuar përgjegjësinë për sulmin dhe ka dënuar reagimin e Shqipërisë.

Fjalimi në OKB

Rama bisedoi me mua pas fjalimit të tij në OKB. Ai kritikoi luftën e Rusisë në Ukrainë dhe dënoi rezolutën e Këshillit të Evropës, të vitit 2011, që përmendte akuzat për trafikimin e organeve gjatë luftës së viteve 1990 në Kosovë, pretendime që Rama tha se përbënin “një nga rastet më të këqija të realitetit të shtrembëruar” dhe për të cilin “nuk kishte asnjë provë ose dëshmi”. Ai gjithashtu rekomandoi që Kombet e Bashkuara të ndërmerrnin veprime të mëtejshme në hapësirën kibernetike.

”I bëjmë thirrje Kombeve të Bashkuara, përfshirë Këshillin e Sigurimit, të fokusohen më seriozisht dhe konkretisht në trajtimin e sigurisë kibernetike duke investuar në parandalimin dhe të ndihmojnë të gjitha vendet anëtare të ndërtojnë marrëdhënie të qëndrueshme”, tha Rama.

”NATO dhe SHBA kanë dhënë ndihmë pikërisht për këtë për Shqipërinë”, më tha ai.

”Shqipëria ka punuar për të ndërtuar një mbrojtje më të fortë kundër sulmeve kibernetike përpara korrikut, por ai tha se kjo kërkon kohë dhe shumë para’. NATO dhe SHBA janë përpjekur ta përshpejtojnë atë që nga sulmi i korrikut dhe një sulm tjetër pasues nga Irani”, tha ai.

“Nuk e kishim realisht presionin e kohës, siç ndodh tani pas këtij sulmi të tmerrshëm që u pasua nga një tjetër”, tha Rama.

Hakerët kishin qenë brenda rrjeteve shqiptare që prej 14 muajsh, përpara se të sulmonin, sipas një alarmi që FBI-ja dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës publikuan javën e kaluar.

Fundi i lojës

”Irani do të sulmojë sërish, sepse është i motivuar nga urrejtja”, parashikon Rama.

Në çfarë rrethanash do ta rishqyrtonit vendimin tuaj për marrëdhëniet  diplomatike?

“Një Iran i lirë”, thekson Rama.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jona: 26/09/2022 19:53

    Ne cdo shtet do kete sulme te tilla kete prove e kaluam mire

    Përgjigju
  • Gaze: 26/09/2022 19:53

    Se kuptoj pse duhet te na sulmojne gjithsesi ishalla merren masat sic u moren

    Përgjigju
  • naumi: 26/09/2022 19:38

    O RAMA O MUT,,PSE NA BEN ARMIQ KOT ME IRANIN,,,AS I KEMI BERE KEQ ,AS NA KANE BERE KEQ,,,PROBLEMI ESHTE SE TI MORE ATA MUGJAHEDINET DHE I PRURE NE MANEZ PA PYETUR POPULLIN SHQIPTAR....KE BERE GABIM KETU....BEJ REFERENDUM DHE PO QE sr populli VOTON KUNDRR TYRE,,DUHET TI LARGOSH....

    Përgjigju
  • Liu: 26/09/2022 19:08

    Turp per ata por te pakten te zeme mend qe mos tja shtrijm doren gjithkujt. Mir ua boni rama qe i deboi

    Përgjigju
  • Ismail: 26/09/2022 19:07

    Me vjen mir qe ja dolem me sukses ndaj sulmit kibernetik te iranit

    Përgjigju
    • Miriam: 27/09/2022 11:16

      Z. Ismail nuk ia kemi dale hic me sukses. Iranianet po I bejne sulmet me vale duke perdorur instrumente te maredhenieve me publikun si psh tekniken e ajsebergut, dmth deri tani ne kemi pare nje te shtaten e demit total te mundshem. Po perdorin tekniken e leshimit te memrave/fjaleve kod per t'i derguar mesazh Skenderbeut te Surrelit dhe Madam ambasadores Kim qe synimi eshte, ne rast moskapitullimi te Rilindjes, nje Operacion "Silver Wake" bis!!!! Z. Ismail, nese nuk jeni argat I zonjushes Figa, drejtoreshes se komunikimit te Kryeministrise, vereni mendjen ne pune para se te entuziazmoheni per suksese imagjinare

  • koli: 26/09/2022 17:19

    vendimi i duhur ndaj shtetit te iranit per veprimet qe morri kundrejt vendit tone

    Përgjigju
  • marko: 26/09/2022 17:16

    mendoj se ishte vendimi i duhur ai i marre per iranin dhe duhet te qartesohen keqkuptimet dhe mos te vazhdojne me

    Përgjigju
  • Free Press: 26/09/2022 16:57

    Kur te clirohet Shqiperia nga keto komente te paguara nga patronazhiste dhe call center do te rifillojne marredheniet dhe me Iranin. Ne te kundert, komentuesi Tea, Elona, Jani, Igli, Deni do komentoje pa fund deri sa te ngulitet ne mendjet e shqiptareve madheshtia e liderit.

    Përgjigju
    • Alb: 26/09/2022 20:31

      Eshte vtm nje person ne kriz identiteti sdi a eshte elona,arbri,jonida mjafton te shikosh konotacionin e fjalis dhe nisjen eshte e njejta dor eshte kareps ky shoku.

    • Drejtesia popullore: 26/09/2022 19:43

      Qenke edhe ti patronazhist, por i krahut te kundert me emrin e "madh" free press, qe vetem free nuk je. Je nje person qe me shume do Iranin (shokun Sali) se sa Shqiperine (Ramen). Edhe Letonia dhe Estonia qe jane lidera ne IT u sulmuan para nesh. Sulme kibernetike do te kete gjithenje, por sa te jete Rama ne fuqi, ti i ashtuquajturi press do fajesosh Ramen. Dhe neser do ta besh edhe vrases, si shoku Sali qe vrau 26 ne Gerde dhe plagsi 330 te tjere, pa llogaritur rreth 3200 nw 97. Per ty ka rendesi te esh patronazhist, duke share patronazhistet e raut tjeter. Fito votat, kjo eshte puna jote o free press. Por nuk do ti fitosh asnjehere, sepse nuk je free press, por nje shpifesh dhe i felliqur.

    • Vezhguesi: 26/09/2022 19:12

      Une te sjell faktin qe fushata e komenteve servile filloi kur u demaskuan komentuesit grek shqipfoles ne debatin mbi identitetin e Pirros. E kopjuan metoden qysh ne ate debat nga kundershtari shqiptar qe tallej me supaxhinjt. Ndersa ti deshiron ta shperfillesh kete perputhje kohore. Dhe une nuk cuditem aspak me perpjekjen ne fjale… Ki parasysh se supaxhinjt shqipfoles te Athines jane demaskuar edhe ne hapsira te tjera virtuale ku kryejn propagand duke u shtirur si shqiptare, sidomos ne portale ne Facebook. Ndaj prezenca e tyre te portali ku po shkruajm nuk eshte surprize. Poashtu, po te ishin shqiptare autoret e komenteve servile besoj se do ishin me te sofistikuar se kaq. Servilizmi proqeveritare ketu eshte qellimisht i rendomte, siperfaqesor dhe jashtezakonisht transparent, ne menyre qe te interpretohet pikerisht si servilizem dhe jo si koment me peshe. Ju vertet mendoni se po te ishin te organizuar nga qeveria do ishin kaq transparent sa edhe nje sakat mendor do i interpretonte si fushata servile?! Kaq budallenj i mendoni shqiptaret ju…?

    • Vezhgues me i kujdesshem: 26/09/2022 18:35

      O vezhgues! Jane call center te paguar nga Rama dhe Fuga per te bere keto komente. Te ishte keshtu si thua ti, do ishin ndalur me kohe nga Rama, se po e diskretitojne cdo dite. Por jane te tijet. Mos dil tani tek varianti: ku ta dinim ne se armiku ish me ne. Vetia me e larte e djallit ishte kur bindi te tjeret qe nuk ekziston …

    • Ariu: 26/09/2022 17:26

      Mbase i ha mortja. Si jargë e pështirë.

    • Tirona: 26/09/2022 17:20

      Hahahahaha . Komenti më të godit sdo kishe bo . Na ka myt servilizmi ja qj rroft Rama shyqyr qo o Rama ,Rama mori masat etj etj. Paskan qen të përvlu për i çik servilizim ky popull pa shtyll kurrizore. Un se di si ka rob që besojn që ne sna thy dot Irani e vetëm 10% e sistemut u aksesu a ku di un prralla selie. Me pak llafe popull barcalet

    • Vezhguesi: 26/09/2022 17:15

      Nuk jane patronazhiste. Besoj se jane supaxhinjt grek. Kjo loj ka filluar kur u demaskuan gjate nje debati mbi identitetin e Pirros se Epirit. Duan te krijojn pershtypjen e nje fushate servile pro-qeveritare.

  • Alb: 26/09/2022 16:52

    Fatkeqsi e malle aj shtet si hum mardhanjete diplomatike me shqipnin?

    Përgjigju
  • Goni: 26/09/2022 16:48

    Irani shtet qe me masken e fese ka krijuar nje diktature

    Përgjigju
  • Turi: 26/09/2022 16:48

    Irani nje shtet dashakeqes me nje lider paranojak synon shkatrrimin e sistemit kibernetik te shtet shqiptar

    Përgjigju
  • Sofi: 26/09/2022 16:27

    Nuk duhet te kemi marrdhenie diplomatike me iranin ata na sulmuan edhe pse qeveria ka marr masa per kete gje.

    Përgjigju
  • Beni: 26/09/2022 16:27

    Urrejtja e tyre nuk na ben asgje perderisa kemi Ramen ne krye

    Përgjigju
  • Tea: 26/09/2022 16:25

    Ai sulm ishte shume i rrezikshem per vendin dhe na vuri ne nje situate te pakendshme, por arritet ta neutralizonit si situate

    Përgjigju
  • Elona: 26/09/2022 16:24

    Rama ka te drejte, edhe po na sulmuan perseri qeveria ka marr masat e duhura.

    Përgjigju
  • Jani: 26/09/2022 16:23

    Irani me ate qeveri qe ka shume shpejte do behet nje shtet i izoliat se po i prishe mardheniet me te gjith dhe po i mban vete me rusin, ndersa per sulmin ndaje nesh here tjeter jam i sigurt qe qeveria do jete super e pergatitir me masat qe ka marr

    Përgjigju
  • Deni: 26/09/2022 16:22

    Ato le te sulmojn por ne kete here do jemi me te pergatitir dhe me me shume masa sigurie

    Përgjigju
  • Igli: 26/09/2022 16:21

    Nuk na duhet qe te kemi marreveshje me Iranin se ato na demtuan por fale Rames shpetuam

    Përgjigju
  • Irani: 26/09/2022 16:15

    Kur te jete Shqiperia e lire do te kete maredhenie me Iranin se tani e ka pushtuar Europa me ameriken

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Erdogan: Izraeli do të paguajë çmimin për shtypjen e palestinezëve! E domosdoshme krijimi i shtetit të Palestinës

Erdogan: Izraeli do të paguajë çmimin për shtypjen e palestinezëve! E domosdoshme krijimi i shtetit të Palestinës