Rama: Po studiojmë lejimin e prodhimit të hashashit për arsye mjekësore

Rama: Po studiojmë lejimin e prodhimit të hashashit për arsye mjekësore

TIRANE-Kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria shqiptare po studion lejen për ligjërimin e prodhimit të hashashit për arsye mjekësore, sikur e kanë disa vende në botë, mes tyre fqinji jonë, Maqedonia. Ai tha se, qeveria është në fazë ta avancuar, por jo në kapitullin e fundit të diskutimit të kësaj çështje.

 "Atë pa leje nuk e lejojmë, atë me leje po e studiojmë se të tjerët e kanë bërë. Jemi shumë të avancuar, por akoma nuk jemi në kapitullin e fundit. Për ligjërimin e prodhimit për arsye mjekësore. Sikur e kanë pothuajse të gjithë, disa e kanë më ta hapur, por jo, kaq' tha Rama mbrëmjen e sotme te Zonë e Lirë në përgjigje të pyetjes së drejtuesit të emisionit, se thonë që hashashi shëron koronavirusin...

I pyetur nëse do të dërgojë mjekë dhe në Spanjë pas Italisë, kryeministri e mohoi, por paralajmëroi një tjetër inciativë. "Jemi duke u marrë me një iniciativë tjetër, por është në përpunim" tha ai.

Pjesë nga intervista
Kujt do ia lësh drejtimin nëse infektohesh vetë nga korona?

Nëse infektohem timonin do e mbaj te respiratori, drejtimin ta mbajë kush të dojë

Thonë që hashashi shëron koronavirusin...mos ka ardhur momenti t'i rikthehemi...?
Atë pa leje nuk e lejojmë, atë me leje po e studiojmë se të tjerët e kanë bërë.

Është si ide, apo keni avancuar?
Jemi shumë të avancuar, por akoma nuk jemi në kapitullin e fundit

Për legalizimin e hashashit?
Jo! Për ligjërimin e prodhimit për arsye mjekësore. Sikur e kanë pothuajse të gjithë, disa e kanë më ta hapur, por jo, kaq

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Klodjana lami: 04/04/2020 16:17

    Ju lutem na jepni naj zgjidhje zoti rama se pa pun ngelem me qera po do paguhet ajo per te ngen nuk na esht dhen as rrog asgje ca do bejm ne

    Përgjigju
  • Papi: 04/04/2020 11:43

    Ja e prodhove po pastaj? Ata shtete qe e kultivojne prodhojne ilace po ti cfar do prodhosh? Do e eksportosh ku? Po nuk e eksportove dot mos valle mendon qe do ngele si shalqini te kalbet? Nuk besoj se do kalbet por do ushqeje te njejtet kanale trafiku qe sot gjoja jane bllokuar ose me mire 90% do i shkoi pikerisht atyre ashtu si perqindja e taksave sot, ashtu si hotelet me miliona te ardhura ne vit qe deklarojne sa nje tezge tregu do deklarojne dhe prodhuesit e medhej te hashashit duke u justifikuar qe ma vodhen naten,pati pak prodhim,e hengri lopa komshiut etjer

    Përgjigju
    • A. N.: 04/04/2020 12:59

      Dhe populli kujton se do rritet ekonomia e shtetit. Ashtu sic iu rrit irakut nga nafta, meksikes nga hashashi, apo afganistanit/kolumbise nga droga. Ekonomia do rritet, por per xhepat e pushtetareve.

  • XyX: 04/04/2020 10:52

    Po rrini amon mos shkruni budalleqe, ketu ke ne policat smund po ja dalin atune qe rrumellohen me raki jo te mer vesh me ato qe pine hashash.

    Përgjigju
  • Hasan: 04/04/2020 09:03

    Shume mire! Ta beje edhe ne si Maqedonia!!!

    Përgjigju
  • Greta: 04/04/2020 08:16

    Mos e ngaterroni prodhimin per qellim mjeksor me ate per qellime mafioze.Mjeksia sot prodhon shum mediamente nga hashashj dhe shum te dobishme sidomos per lehtesimin e dhimbjeve.Cfar mendoni ju se po nuk e beri shteti nuk ka drog ne Shqiperi?Po rri o njerez injorant se legalizim apo jo ky vend esht hambar me droga.Me mire te fitoj shteti nga prodhimi sesa mafia.

    Përgjigju
    • A. N.: 04/04/2020 13:02

      Ke shume te drejte por vetem tek fjalia e fundit nuk arrij te bej dot dallimin mes shtetit dhe mafies sepse per mua jane 1.

  • Jona: 04/04/2020 08:03

    Eshte me mire ta prodhoj shteti e ti marri taksen sesa ta prodhoj privati per kontrabande dhe krim.Imagjinoni gjith fitimet e krimit nga droga ti kishte vet shteti dhe ti investonte per ekonomine.Mafia shqiptare furnizon gjith boten me mariuane prandaj askush nuk mund te thot pse legazizim....tashme gjen me kollaj mariuane se buk ne treg.Me ket rast te pakten ekonomia fiton dicka meqe tokat i kemi kaq pjellore per droga e jo per grure.

    Përgjigju
  • Kafsha: 04/04/2020 06:38

    Bravo, gati jemi ne vlonjatete te nxjerrime skafet

    Përgjigju
  • Iris: 04/04/2020 03:07

    Amerika vertet e ka lejuar marjuanen mjekesore e te zakonshme ne disa shtete por Akoma quhet krim federal pra nuk mund ta kalosh nga nje shtet ne tjetrin dhe ligjet e rregullat ,taksat qe kane vene jane kaq te ashpra e te larta e te nderlikuara sa qe jo cdo kush I hyn kesaj pune .Vetem leje te marresh eshte histori me vete .Mendoj se shqipetaret e shteti nuk jane gati per kete hap.Kur shteti te mos kete vrima ne buxhet ,te mos fale taksat,e te mbledhe detyrimet,atehere ,mund te themi ndoshta.Gjithashtu duhet te luftoje korupsionin,qe te mos kete police ose zyrtare qe te mbyllin syte kur shohin shkelje.

    Përgjigju
    • www.youngtribune.com: 04/04/2020 08:39

      Per cfare veshtiresi po flet ne amerike ? Pp te jap nje shembull te thjeshte.Ketu ne Los Angeles dispancerite e marijuana Jane pellembe per pellembe.Edhe leja merret por eshte ne baze te rradhes. Taksat shkojne e sigurte ne dore te bashkise.Kurse ne shqiperi do I marri qeveria dhe jo bashkite.

  • Emi: 04/04/2020 02:11

    kjo ka mete per shqipnin dikur populli punontet ne fabrika e uzina dhe keta te funu i shkatrrum vete dhe ca ka mete sote me u marre drog.

    Përgjigju
  • klinton: 04/04/2020 01:22

    Zoti Kryeminister ky esht nje hap shum i rendesishe. ne amerik po thuaj se ne te gjitha shtetel demokrate/Liberale (California, Oregon, Washington dhe Colorado) Marjuana esht 100% legale dhe kto shtete po perfitojn shum te ardhura. esht nje gje shum e zgjuar dhe e te ardhmes. Po e legalizove gjith ai lek qe e ka ne duar krimi do kaloj ne sistemin ekonomik te shqiperis. BRAVO Edhe Gim Belushi ka nje Ferm Marjuane ne Oregon.

    Përgjigju
  • SS it: 03/04/2020 23:44

    Problemi eshte qe nuk po shet dot ate qe ke grumbulluar ne magazina se u mbyllen rruget,prandaj po mendon tu a shesesh popullit tend.Mos u bej,se eshte gjynah dhe jane kohe shume te veshtira per ate popull te varfer!Zoti ndihmofte Shqiperin

    Përgjigju
  • Coni: 03/04/2020 23:30

    Beje rama maqedonia e ka bere me kohe...

    Përgjigju
  • One: 03/04/2020 23:09

    Ide gjeniale dhe huqi del me shpirtin. Duhet nje dore paresh te shpejta sa te kaloje situaten. Prit.... pse me tingellon me historine shqipetare te 30 viteve te fundit?! Dhe mbas 30 viteve ja ku jemi por, mbase kete here eshte ndryshe :(

    Përgjigju
  • keisi: 03/04/2020 23:05

    Shteti fiton miliarda nese lejon prodhimin e hashashit per arsye shendetsore.Shum vende te bashkimit europian me ne krye Hollanden mbushin arken e shtetit me te ardhurat nga hashashi per mjeksine.

    Përgjigju
  • Italia: 03/04/2020 23:00

    Po ca po studion o ed,thuaj me mire qe po presim se ca do vendosin italianet ate do bejme edhe ne shqiptaret,ngel vetem ti kopiojme edhe si lerohen ne banje se per gjith gjerat e tjera i kemi kopiar me sukses

    Përgjigju
  • Kocoja: 03/04/2020 22:58

    E nxorre koken plaku Mere! :))))

    Përgjigju
  • Fieri: 03/04/2020 22:47

    Do besh gjen me te mir po e lejove super super super. Biles jemi von shum ramaa jepi gaz vllaaa

    Përgjigju
    • Tomori USA.: 04/04/2020 01:46

      Ne Amerik nuke jane kater shtete sa thote nje bashkatdhetari yne por 17 shtete, por gjthnje, nen mbikqyrjen e shtetit qe mos kalohet limiti. Edhe individet ritin te ardhurat per jetese edhe shteti forcohet ekonimikisht.

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

PS u largua nga mbledhja e ‘TIMS’, Toni Gogu: U shkel ligji

PS u largua nga mbledhja e ‘TIMS’, Toni Gogu: U shkel ligji