Në podkastin ‘Flasim’ kryeministri Edi Rama në këtë episod kishte të ftuar e emigrantë të rikthyer si dhe të huaj të cilët kanë zgjedhur që të jetojnë në Shqipëri. Të ftuarit e kryeministrit në këtë podcast ishin një nga Zvicra, një nga Argjentina një nga Amerika dhe një shqiptare e cila kishte jetuar për shumë vite në Gjermani dhe ishte kthyer në Tiranë për punë.
“Këta janë katër nga shumë të tjerë që jetojnë, punojnë në Shqipëri, pavarësisht se vijnë nga vende të huaja, të afërta ose të largëta, të pasura ose edhe më të pasura, apo shqiptarë që janë rikthyer dhe që po vazhdojnë të rikthehen edhe pse dihet, numri i atyre që largohen, vazhdon, është më i lartë se numri i atyre që rikthehen, por ata që rikthehen, rikthehen me një histori, rikthehen me një eksperiencë dhe mbi të gjitha, rikthehen me arsye, të cilat janë vërtet interesante për t’u dëgjuar”, tha Rama.
![]()
Kryeministri u shpreh se Shqipëria është një vend që të kthehet në varësi, por sigurisht ka dhe shumë shqiptarë që duan të largohen nga vendi për të parë një jetë ndryshe.
'Sigurisht, janë shqiptarët që ende duan të largohen, të provojnë eksperienca të reja, por është e kuptueshme, është shumë e kuptueshme. Ky është një moment në histori, kur ka një mundësi që ne nuk e patëm për shumë vjet, por, në të njëjtën kohë, po dëgjoja Uardën dhe dëgjoj me kujdes njerëzit që kthehen. Më kujtohet edhe vetja, se edhe unë kam qenë emigrant dhe, e di, vjen një moment kur ke nevojë për këtë, ke nevojë për këtë atmosferë, ke nevojë për këtë ngrohtësi, madje edhe për mungesën e rregullave rigoroze të qarkullimit rrugor dhe ke nevojë edhe për ekspresin. Ku mund ta pish një ekspres në Berlin, më thuaj? Ku mund ta pish një kafe në Berlin, që të thuash “uau””, ka thënë ai.
Ndër të ftuarit ishte drejtuesi i “UNUM Festival”, Mousa Ceesay. Duke folur për UNUM dhe impaktin që ka sjellë si në Shqipëri, Rama theksoi se këtë vit janë 20 mijë pjesëmarrës në këtë festival ndërkombëtarë.
Drejtuesi i “UNUM Festival” bëri të ditur se këtë vit, sepse ka pasur njerëz edhe nga Malajzia, Meksiko, Katari, nga kudo.
“Për mua, është ideja për t’u përpjekur e për ta hapur Shqipërinë për të gjithë, por çështja është se e kemi marrë tashmë në këtë rrugë. Nuk ka nevojë të nxitojmë. Njerëzit, në momentin që vijnë, të vetmin problem që kanë është të kthehen në vendin e tyre e të thonë: “Betohem në Zot që kanë energji elektrike”. Vendi juaj është e ardhmja e Europës, është e sigurt. Njerëzit nuk dinë asgjë rreth kulturës suaj, rreth Ilirëve, asaj çfarë keni qenë dhe çfarë do të jeni në të ardhmen. Personalisht, jam mjaft i prekur nga mikpritja juaj”, tha ai, ndërsa shtoi se sa më shumë kaloj kohë, aq më të vështirë e kam të largohem nga Shqipëria.
Ndërkohë tre të ftuarit e tjerë në Poscast, Uarda (Shqipëri), Ouen (SHBA) dhe Martin (Argjentinë) janë tre të rinj që kanë vendosur të hapin “Hana Corner Coffee”, në Tiranë me një një miks kulturash shqiptaro-amerikano-argjentinase. Uarda e cila ka lindur në Fier dhe jeton në Gjermani, tregon eksperiencën e saj të rikthimit në Shqipëri, pas shumë vitesh emigrimi në Gjermani.
Ndërsa Martin, i lindur në Argjentinë u shpreh se nuk ndihet i huaj në Shqipëri.
“Është më shumë si një vend familjar, si një Buenos Aires i vogël, siç e thashë më parë, por mendoj, gjithashtu, se ndjenja e sigurisë që merr këtu, është shumë e rëndësishme për mua. Andej nga vij unë, sidomos në këto kohë, ti kurrë nuk e di ç’të ndodh kur del në rrugëve natën, për shembull. Pra, të ndjerit i sigurt, është ajo që më solli këtu”, shtoi ai.
“Po, Shqipëria është një nga vendet më të sigurta në Europë”, shtoi Rama.
Komente


Po cfare pune eshte nje festival e nje kafene,cfare investimi i madh eshte?! More zoteri e kupton qe shqipot po largohen cdo dite dhe ju vetem ngrih e lesho rruge e shetitore dhe ndonje rezort e hotel per te ashtuquajturit /investitore strategjike/,qe vetem investitore jane,por /strategjik/eshte vetem loje fjalesh per te privilegjuarit ne tendera e leje? Fillo me industrite tani,mjaft me budallalleqe te tilla si kafene e festivale!
PërgjigjuShko ore koqe kanari ban nej pune per ket vend mos rri e tmerresh lloqe kavaje
PërgjigjuAq vartesi sa edhe vete kryemediokrri ne shtate, tete dite bredh jasht Shqiperie. Ket stilin e podcast njesoj si emisionet horror te Vucic ne Beograd.
PërgjigjuBravo ketyre te huajve qe kane zgjedhur vendin tone per te ngritur biznesin e tyre duke i dhene vendit tone nje zhvillim te madh
PërgjigjuShqiperia eshte bere nje nga destinacionet e preferuara te shume turisteve fale investimeve te fundut
PërgjigjuKush kthehet nga jashte ka vertet ndonje hall...ose prinderit ose nuk eshte integriert dot...Shqiperia nuk ka shtet te drejte..aty cdo gje zgjidhet me para e Telefon.. nese ke hall ne gjykste me mire mos shko sepse sot zgjat me vite e vite...
PërgjigjuKy podcast është për të huajt apo shqiptarët? Shqiptarët e dinë si është Shqipëria s'kanë nevojë tua thuash ti. Del që është për të huajt por as ata nuk e ndjekin e shikojnë. E vërteta është se është për propagandë, hic tjetër
PërgjigjuPodcast esht ne shqip nennder
Mos u mbur me rrumpallë-shtet që ke ne qarkullim rrugor e detar që merr jetë njerëzish. Kafeja në Shqipëri është e cilësisë më të dobët në botë. Shqipëria që lanë emigrantët dje ishte më e madhe se ajo që gjejnë sot, dhe Shqipëria që lenë emigrantët sot është përseri më e madhe se ajo që do gjejnë nesër. Tani bëj llogaritë vetë.
Përgjigju