Rama porositë e fundit para 30 qershorit: Fushatën e mbyllim në Vlorë! Dokumentoni me video shkeljet

Rama porositë e fundit para 30 qershorit: Fushatën e mbyllim në Vlorë! Dokumentoni me video shkeljet

Kryeministri Edi Rama

Mëngjesi i kësaj të hëne ka nisur me një mbledhje të kryesisë së Partisë Socialiste në selinë rozë. Nga sa mësohet mbi atë se çfarë është diskutuar në takimin pa prani të medias, kreu i qeverisë, njëherazi kryesocialisti Rama, ka lënë porosi për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, që sipas tij nuk ka asnjë dyshim se më 30 qershor do të ketë votime. Kur na ndajnë vetëm 6 ditë nga mbajtja e votimeve, kryeministri ka vendosur që mitingu përmbyllës i fushatës elektorale të mbahet në qytetin e Vlorës, bastionin e PS-së, ku vetë Rama është deputet.

"Më 30 qershor të kemi një proces me standarde", mësohet t ëjetë shprehur Rama në mbledhjen e kryesisë.

Sa i përket garantimit dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, kryesocialisti ka kërkuar të respektohet Kodi Zgjedhor, ndërsa sa i përket tentativave nga opozita joparlamentare për të penguar procesin, ka kujtuar edhe një herë ndëshkimet ligjore që ndërmerren: Burg, përjashtim nga administrata dhe ndalim deri në 10 vjet për të dalë jashtë Shqipërie, në SHBA dhe vendet e BE-së, siç Rama paralajmëroi dje nga takimi elektoral në Gjirokastër. Këto janë ndryshime në Kodin Penal që ende nuk kanë marrë votën e Kuvendit.  

"Të jemi korrekt me procesin e administrimit zgjedhor. Të respektohet Kodi Zgjedhor. Kush prek votën dhe manipulon votën, do përgjigjet para ligjit", tha Rama.

Po ashtu mësohet se Rama u ka lënë porosi socialistëve të dokumentojnë me filmime shkeljet në 30 qershor.

Ndërkohë në orën 11:00 në selinë e PS-së mbërriti kryesuesja e misionit të ODIHR për zgjedhjet, Glover ku pati një takim me kreun e Partisë Socialiste, Rama.

Deri ditën e premte do të ketë fushatë elektorale, me takimin pëmbyllës në Vlorë. Të shtunën është heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën pritet të mbahen zgjedhjet vendore 2019 për të votuar kryebashkiakët e rinj në 61 bashki.  Zgjedhjet vijnë në një klimë jo të zakontë politike, pasi presidenti Ilir Meta ka anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa Komisioni Qendror ka vijuar procesin pasi mazhoranca e konsideroi nul dhe në shkelje të kushtetutës zhdekretimin e 30 qershorit.

Nga ana tjetër opozita joparlamentare që i ka bojkotuar zgjedhjet ka deklaruar përmes liderit demokrat Lulzim Basha se do të pengojë këtë proces duke paralajmëruar "Shkodër" në të gjitha qarqet. Kujtojmë se në zbatim të dekretit të Metës, bashkitë e PD dhe LSI-së sulmuan KZAZ-të, ku në Shkodër ju vu flaka një klase brenda shkollës që shërbente si Komision Zonal i Administrimit Zgjedhor.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari dixhital: 24/06/2019 13:59

    Ju uroj shume suksese me 30 Qershor,grupit elektoral te PS dhe Erjon Velise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kemi gjetur Altin Lalën e ri', kush është lojtari që debutoi me Kombëtaren U-21 dhe u vlerësua nga trajneri

'Kemi gjetur Altin Lalën e ri', kush është lojtari që debutoi me Kombëtaren U-21 dhe u vlerësua nga trajneri