Rama publikon foto nga urat e këmbësorëve mbi Drin: Pjesë e projektit për rilindjen e Lezhës

Pamje nga ura e ndërtuar në Lezhë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga dy urat e reja të këmbësorëve mbi Lumin Drin. Përmes një postimi në 'Facebook', Rama shkruan se këto dy ura që janë ndërtuar janë pjesë e projektit të planifikuar për Rilindjen Urbane për qytetin e Lezhës.

“Dy urat e reja të këmbësorëve mbi Drin, pjesë e projektit të Rilindjes Urbane të Lezhës”, shkruan Rama.

Projekti i Rilindjes Urbane ka si synim investimet në qendrat urbane të disa qyteteve në Shqipërinë për t'i kthyer ato në atraksione turistike për të thithur turistë nga i gjithë vendi dhe jo vetëm. Këto qendra urbane të zhvilluara po kthehen në një potencial për ekonominë e vendit.

SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se premtimet e programit të qeverisë Rama 3 do të realizohen?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Pse duhet te mbani kripë me vete në rast rreziku?