Rama publikon fotot: Nis puna për Hekurudhën e re Tiranë - Durrës me largimin e shinave të vjetra

TIRANË- Prej pak ditësh ka nisur puna për ndërtimin e Hekurudhës së re Tiranë-Durrës, teksa kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga punimet. Puna ka nisur me largimin e shinave të vjetra. Teksa ky investim do të bëjë që drejt qytetit bregdetar do të shkohet për 22 minuta, e ndërsa do të shkurtohet edhe rruga për në Rinas, e cila do të bëhet për 12 minuta.

“Nis puna për Hekurudhën e re Tiranë - Durrës me largimin e shinave të vjetra”, shkruan Rama.

Projekti për ndërtimin e hekurudhës do të zbatohet nga kompania italiane INC spa e cila u shpall fituese një vit më parë me një ofertë 69.7 milionë euro. Linja që do të rehabilitohet si pjesë e Projektit fillon në platformën e stacionit të Terminalit të Durrësit dhe përfundon pranë  ish-stacionit të Trenit në Tiranë me një gjatësi totale prej mbi 35km.

Fillimisht projekti parashikohej të mbaronte në terminalin e transportit publik në Tiranë (ku është sot terminali i autobusëve). Por, për shkak të humbjes së pasagjerëve me largimin e stacionit të trenit, është vendosur që të zgjaten edhe disa kilometra hekurudhë, në mënyrë që vetëm terminali i pasagjerëve të jetë afër ish-stacionit të vjetër të trenit, rreth 200 metra larg parkimit të sotshëm.

Projekti do sjellë modernizimin e linjës Tiranë-Durrës dhe do të sigurojë një linjë të re të rëndësishme për të dyja qytetet në Tirana International Airport. Pritet që në vijim të rehabilitimit të hekurudhës nga Projekti, dhe shtimit të trenave të rinj, mund të arrihet shpejtësia prej të paktën 100 km/orë edhe pse nga Ministria e Infrastruktures dhe Energjise  eshte deklaruar se Tiranë-Rinas do të përshkohet për 12 minuta, ndërsa Tiranë-Durrës për 22 minuta, me një shpejtësi prej 160 km/orë.

Projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të zgjatimit të ri në Rinas është pjesë e Axhendës së Konektivitetit, që synon lidhjen mes rajonit e më gjerë me Europën, dhe në kuadër të Nismës së Berlinit, projektet që kualifikohen mund të tërheqin grante dhe financime nga donatorët.  

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I sigurt: 10/11/2021 15:09

    Shpresojmë mos të zvarriten punët aq sa të mbijë bari dhe shtëpitë në trase. Jeni në bisedime me thyersit e xhamave...?

    Përgjigju
  • Fshati: 10/11/2021 11:08

    Milot-Rreshen-Klos ka nja 30 vjet qe i kemi hequr shinat e vjetra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

 ‘Evropa mund të vdesë, armatosuni’! Macron thirrje aleatëve: Mburoja më e mirë e jona është aleanca përballë Rusisë

 ‘Evropa mund të vdesë, armatosuni’! Macron thirrje aleatëve: Mburoja më e mirë e jona është aleanca përballë Rusisë