Rama publikon grafikun, Shqipëria renditet e para mes 10 vendeve të rajonit për vaksinimin anti-COVID: S’ka nder më të madh për mua se udhëheqja e kësaj lufte

Rama publikon grafikun, Shqipëria renditet e para mes 10 vendeve të rajonit për vaksinimin anti-COVID: S’ka nder më të madh për mua se udhëheqja e kësaj lufte

Kryeministri Edi Rama

Me nisjen e vaksinimit masiv Shqipëria është renditur sërish e para në injektimin e vaksinave antiCOVID për sa i përket dozave javore për 100 banorë. Në grafik shihet se vendi ynë renditet i pari mes 10 vendeve, duke lënë pas shtet si Turqia, Serbia, Mali i Zi, ndërkohë që në vend të dytë renditet Kroacia.

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një nder të madh udhëheqjen e kësaj lufte dhe thotë se së afërmi do të bëhet e mundur nxjerra e Shqipërisë përtej tunelit të pandemisë, më shpejt se shumë të tjerë në Europën ku jetojmë.

‘Nuk ka nder më të madh për mua se udhëheqja e kësaj lufte për ju e me ju dhe nxjerrja së afërmi e Shqipërisë përtej tunelit të pandemisë, më shpejt se shumë të tjerë në Europën ku jetojmë!’- shkruan Rama.

Grafiku i ourworlindata.org

Numri total i të vaksinuarve në vend deri dje ishte 345,934  ndërsa synimi është që të arrihet objektivi prej 500 mijë persona të vaksinuar deri në fund të majit. 

Vaksinimi masiv po vijon me të moshuarit mbi 60 vjeç ku prioritet kanë të sëmurët kronik, stomatologët, farmacistët, arsimtarët në shkollat private, edukatorët, operatorët turistik punonjësit e rendit dhe punonjës të medias. Aktualisht në vendin tonë janë duke u përdorur vaksina Pfizer, AstraZenca, vaksina ruse Sputnik V dhe ajo kineze Sinovac. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Mblidhet sot Këshilli Bashkiak

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Mblidhet sot Këshilli Bashkiak