Rama publikon shifrat: 76 mijë turistë nga SHBA kanë vizituar vendin tonë në këto 7 muaj! 13 mijë vizitorë kanë ardhur nga Kanadaja

Lumi i Shalës dhe Liqeni i Komanit janë kthyer tashmë në destinacionet më të preferuara të turistëve të huaj që vizitojnë vendin tonë dhe duan që të njihen me natyrën e bukur malore shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video të disa turistëve kanadezë, të cilët kanë eksploruar përmes lundrimit me kajak, liqenin e Komanit si dhe Lumin e Shalës. Turistët rrëfejnë në videon e tyre përvojnë unike, ndërsa e krahasojnë bukurinë e lumit të Shalës me Tajlandën.

76 mijë amerikanë, sipas kreu të qeverisë kanë vizituar vendin tonë në këta 7 muaj, 50% më shumë se një vit me parë. Po ashtu rritje e ndjeshme ka pasur edhe të turistëve nga Kanadaja, rreth mijë vizitorë, krahasuar me 5 mijë të së njëjtës periudhë.

‘Dy blogerët kanadezë Steve&Ivana së bashku me miken e tyre amerikane kanë vendosur t’i eksplorojnë përmes lundrimit me kajak këto perla të natyrës shqiptare, duke e ndarë me ndjekësit e vlogut të tyre këtë përvojë unike. 76 mijë vizitorë amerikanë kanë ardhur në Shqipëri në këta shtatë muaj, 50% më shumë se një vit më parë. E po ashtu rritje e ndjeshme e turistëve nga Kanadaja prej nga kanë ardhur 13 mijë vizitorë krahasuar me 5 mijë të së njëjtës periudhë vjet.’- shkruan Rama.

Kujtojmë se në bazë të dhënave të raportuara nga INSTAT, në 6 muajt e para të këtij në Shqipëri kanë hyrë rreth 2.55 milionë qytetarë, shtetas shqiptarë ose të huaj, një rritje shumë e madhe krahasuar me një vit më parë kur ishin 1.68 mln hyrje në vend, ndërkohë që është tejkaluar ndjeshëm edhe viti 2019, i fundit normal para nisjes së pandemisë së COVID-19.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jcancel: 16/08/2022 20:00

    Po ca turiste thote ky ,ka luajtur mendesh i numeron shqipetaret e amerikes per turista ,une me familjen time erdhem nga amerika kete vere 5 veta me pashaporte amerikane dhe ky na quan turista .Kam nje keshille per Lartmadhnine Mbretin Rama ,ke ndonje plan te besh ndonje rruge se eshte turp per turistat qe vine ,nuk shkon dot nga pika A te pika B se plakesh ne trafik.

    Përgjigju
  • Alb-turist: 16/08/2022 18:52

    Por cfar turizmi o lumadh..!? Pse turist e quan femijn tim qe vjen me m’taku nga Amerika mu se kam ngel vetem ne mes te kater rrugeve ketu dhe do me zgjidh dhe hallin tim se shteti “nderton kazino e gradacelat” per oligark ,mafioz e trafikante

    Përgjigju
    • A. N.: 16/08/2022 19:42

      As celulari nuk punon po pate largqofte ndonje urgjence aty. Rruges se Komanit nuk i eshte vene dore qe ne kohen e diktatures dhe do shkaterrosh gjithe amortizatoret e makines per te shkuar aty.

  • Kushte extreme: 16/08/2022 18:35

    A e ke pare rrugen e Komanit meqe po i ben reklame 40km per 2 ore. A e di qe lumin e Shales jane cmimet ne stratosfere sepse ska drita dhe punohet vetem me gjenerator. A e di qe ne lumin e Shales se njeh njeri as ligjin dhe as Maliqin per kupon apo standart higjenik. Lumi i bukur eshte sa ska njerez por pastaj ngjyhet

    Përgjigju
  • Bylisi: 16/08/2022 18:06

    O derman po ça amerikane,kanadjen Jane shqiptare vijne 10 dite per pushime po ti mire e ke ty te duhen statistikat per American norevgian australian

    Përgjigju
  • Ermir: 16/08/2022 17:06

    13 mij turiste amerikan thone ky! Me pasaporte amerikane qe ky i quan turiste kete vere me kane ardhur dy prinderit, motra me burrin dhe 3 kalamajte. Ne total 7 veta. Sa e sa te tjere kam degjuar qe kane ardhur nga USA kete vere qe ky i fut te perllogaritjet e turiste. I kane ikur statistikat e kosovareve dhe po ben marketing me turistet amerikan kete vere qeveria e taksimit te drejte dhe statistikave te shtrembera

    Përgjigju
  • JETMIR: 16/08/2022 14:25

    Bej rruget , pastaj fto turistet o 'GJENI". Kemi frike me ndez makinen se plakemi ne trafik.

    Përgjigju
  • Alush Kosova: 16/08/2022 13:29

    Bej rruget nje here shtet me nje rruge nacionale Pa autostrada,trafik en 400 anet e vendit se Nuk ka rruge.

    Përgjigju
    • A. N.: 16/08/2022 13:44

      Shtet pa nje autostrade qe lidh veriun me jugun dhe pa tren.

  • Cnx: 16/08/2022 13:17

    Turiste jane dhe shqiptaret me pasaporte amerikane dhe kanadeze?!

    Përgjigju
    • Edi: 16/08/2022 14:15

      Kete po mendoja,dhe qe vijne te takojne te afermit dhe jo enkas per turizem

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin