'Nuk më besuat' Rama firmos vendimin: Erdhi momenti t'u shpërndajmë pensionistëve 5000 lekëshin e përfituar nga taksa e eksportuesve të energjisë

'Nuk më besuat' Rama firmos vendimin: Erdhi momenti t'u shpërndajmë pensionistëve 5000 lekëshin e përfituar nga taksa e eksportuesve të energjisë

Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Përfitimet nga taksa e jashtëzakonshme që do t’i vendoset eksportuesve më të mëdhenj të energjisë tashmë zyrtarisht do të shkojnë për pensionistët. Kryeministri Edi Rama ka publikuar vendimin e firmosur të qeverisë, ndërsa thekson se ato do të përfitojnë 5000 lekë si një masë lehtësuese, pasi janë pjesa më e prekur nga pesha e luftës në Ukrainë.

'Lajm i mirë! Kur thosha do të vendosim taksë të jashtëzakonshme për eksportuesit e mëdhenj të energjisë dhe do t’ua shpërndajmë pensionistëve në prill, ata që ju e dini kush janë, bërtisnin ky është tatimi i jashtëzakonshëm komunist!

E bëri BE-ja, e tha edhe këtu Ursula Von Der Leyen që po, kjo është diçka krejt e drejtë në këtë kohë krize dhe e mbyllën përkohësisht gojën!

Pastaj e hapën prapë gojën, duke u qarë hallin pensionistëve se i mashtroi Edi Rama dhe se s’do merrnin asgjë, po kur e dëgjuan që kjo do të ndodhte siç ishte premtuar, u hodhën përpjetë se po shkelej Kodi Zgjedhor! Krejt e pavërtetë, si zakonisht kur ata hapin gojën!

Por ja ku prilli erdhi dhe taksa e jashtëzakonshme mbi fitimet e rëna nga qielli i luftës në arkën e eksportuesve të mëdhenj të energjisë, do të fillojë t‘u shpërndahet pensionistëve, si pjesa më e prekur nga pesha e luftës, po edhe më dinjitozja në qëndresën e saj përballë vështirësive të kohrave!

Kjo është një tjetër masë lehtësuese për ta pas Pakos së Madhe, po nuk është e fundit, sepse ne nuk bëjmë dot sa duam për më të moshuarit, por nuk do të lemë kurrë pa bërë gjithçka mundemi! *më poshtë vendimi i sapofirmosur i qeverisë!’- shkruan Rama.

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama bëri me dije se është akorduar nga qeveria ky shpërblim për të mbështetur pensionistët në mënyrë që të mos preken nga inflacioni i luftës.
M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Àme rika: 03/04/2023 10:06

    Le te lepijne dhe nje "kocke,, Pensionistet shtresa me e Dikriminuar e Shoqeris Shqipetare

    Përgjigju
  • Ermal kurti: 02/04/2023 21:21

    U keput ne mes qeveria me kete rritje.

    Përgjigju
  • Vebi: 02/04/2023 21:05

    Everteta esht se ndima ekonomike vjen Duke ren me posht

    Përgjigju
  • Ali Polo: 02/04/2023 20:16

    Nuk duam shpërblime lëmoshë , por pension dinjitozë , sa përqind rriten rrogat ,po aq të rriten pensionet e të gjitha kategorive , aq sa mer një pensionist që del sot në po aq të marin edhe pensionistët që kam fal më para sipas profesioneve dhe shkallëve të kadegorive !

    Përgjigju
  • Roland: 02/04/2023 19:11

    Ju ngrini taksa cmimet kto I paguan populli ju po luani si ju do qefi juaj me neve, bravo ke gjet shesh e bo pershesh, eshte turp per ne qe krenohemi qe jemi shqiptar

    Përgjigju
  • arriu rrogozhines: 02/04/2023 16:35

    Yyyyy tani do kenaqen pensionistat.Bravo Rama je neshi botes te tret.Lat kokrren e namit patronazhista na hapet barkun

    Përgjigju
  • Aleks: 02/04/2023 16:28

    5000 mi lek per ty jan letra tyaleti o rams mos u tall me njerzit,I pacip cdo gje e bon per fushat.

    Përgjigju
  • Bukurie: 02/04/2023 15:45

    Une vitin e kam per Ps po me vjen per te vjelle Kur thoni qe e mbaj ra fjalen e per cfar ???????? Per pes Mike lek asht nje tall je e madhe dhe nje percmim per pensionistet tuuuuuuuuuurp

    Përgjigju
  • Taljani: 02/04/2023 14:23

    Italianët në të tilla raste thonë: "è molto semplice fare il fr@ccio con il c@lo degli altri"

    Përgjigju
  • Edi 25252: 02/04/2023 08:13

    Bravo EDI RAMA .Nga bangladesh e bëri Shqipërinë EUROPË .Kur vjen dikush nga jashtë , çuditet me ndryshimet që janë bërë këto 10 vitet e fundit .Shqipëria është zbukuruar është bërë shumë e bukur këto 10 vitet e fundit

    Përgjigju
    • Drini: 02/04/2023 10:44

      Poshte e ulet dinjitetin e njerezve te neperkembur. Po indeksimi pensioneve?

    • Qako: 02/04/2023 10:10

      Po mo patronazhist, po gënjen pensionistët me thërrime, që tu marë votën.

  • XXL: 02/04/2023 02:54

    EdiLLUMI...kaq mashtruesi pacipë paska qenë!

    Përgjigju
  • Arbërori: 02/04/2023 02:17

    Flliqsira shqipfolëse serborusi fashiste

    Përgjigju
  • Valmir: 01/04/2023 22:53

    Paske gjet fiks 1 prillin per me i mashtru edhe 1 her me shum pensionistet e shkrete,,,e verteta eshte se nuk jetohet ne kete vend ku paguhemi 1€-ora.ose 15-20here me pak se moshataret tane ne EU..dhe sikur mos te mjaftonte kjo cmimet i kemi te njejta ma cmimet Europjane(me perjashtim te ndonje produkti e ktu ne Shqiperi kushton me shume),jemi vendi me rinine me te degraduar ne bote,me arsimin me te pa vlere ne historine e njerzimit,me drejtesine me te shtrember qe mund te ekzistojne,me politikane ordinjera si puna e atij qe i zgjedh,dhe sigurisht me kriminalitetin me te madh ne rajon e me gjere.kete del e thuaju Shqiptareve me 1 Prill.jo ti mashtrosh me 50 e votimeve,se ti me kte 50 po blen vota,se pesionistave ju duket gje e madhe nje 50 (fallco e pavlere,e mbeshtjelle me hipokrizi)ne nje kohe qe jane pensionistat ata qa te japin ty nga 50 e nga 100 qdo muaj,qe ju hahet haku dhe ju shkon ne dem djersa 30-40vjeqare e derdhur ne kete vend,nuk i them kto se jam me ndonje parti ne veqanti por i them keto se ti ke dhene prova te mjaftueshme qe nuk je per kete pune,nuk e ben dot,lere jep doreheqjen perpara se te jete vone,se ne momenti qe ta marrin pushtetin populli ti je nder te paret qe do te ndeshkohesh,ti them keto se sot je njeriu me i fuqishem ne Shqiperi por pikerisht sot une si qytetar i ketij vendi te them BOLL.nuk mund te luash me te ardhmen tone,jep doreheqjen,ta marri drejtimin e vendit kushdo mjafton te jete i ri dhe me ambicje sepse kushdo mund ta bejne kete pune me mire se ti.kjo ishte genjeshtra me e madhe qe kam thene sot.V-V

    Përgjigju
  • Tutu: 01/04/2023 22:39

    Ik o legen… nuk te vjen turp cfare thua… si pensionist e perbuz te ashtequjturin bonus ( lemoshe ) te qeverise tende.. nuk paska fund poshtersia ne kete vend.. mire qe punuam nje jete e ngelem mjerane , por u dashka te bejme kabull edhe pordhet e ketij maskarai , qe ne fund te fundit me votat tona rri aty… o i pafytyre te pafteZOTI me sorollop ashtu sic na sheh nr shtresen qe kemi punuar me shume ne kete vend dhe marrim lemoshe.. ju thafshin duart cdo pensionisti qe voton per ju( sali- edi - ilir ).,.

    Përgjigju
  • Miri: 01/04/2023 22:36

    Nuk thone kot qe i shkon budallalleku ketij fare mediokrri! E firmosa une, thote! Hakde pyke hajde. E ka Vendosur Keshilli i Ministrave o kampion i injorances se ligjit, zotrote me cilesine e Kryeministrit ke kunderfirmuar vendimin. Pyke por shelgu sic thonte Noli.

    Përgjigju
  • Ariu: 01/04/2023 21:37

    Obobooo sa qesharak bëhet lumadhi...2.15 metra burrë del e flet idiotizma a thua se njerëzit hanë gënjeshtrat e këtij. Njerëzit hanë varfërinë o lumadh prandah bën pall ti!

    Përgjigju
  • Kameri 2: 01/04/2023 20:14

    Po po tani per zgjedhje .pse se beret qe ne fillim zoti kryeminister? Dhe ai 5000 mileksh as per brisqe si dalin

    Përgjigju
    • Kistra: 01/04/2023 20:47

      Eshte dhene edhe 10000 lek nga paketa e solidaritetit. Nuk jane kushedi, po eshte njefare ndihme sa pa gje.

  • 1 Prilli: 01/04/2023 19:48

    Tall lesht me pensionistet me 1 Prill

    Përgjigju
    • Gjon Kamberaj: 02/04/2023 10:42

      Do t'i marim se s'jam të tija janë tonat,si dhe djersa e gjaku ynë dhe i të parëve tanë, që ushqehen akoma të djeshmit a të sotmit.

    • Ismail: 02/04/2023 09:02

      Per te gjithe Ju o te "diturit"e medhenj po ju them se asnjeri nuk eshte i detyruar t'i marre me zor leket.por kam bindje se jeni te paret ne sportele.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet