Rama publikon videon nga Gjirokastra: Hotele e bujtina të reja në vend të rrënojave

Rama publikon videon nga Gjirokastra: Hotele e bujtina të reja në vend të rrënojave

Kryeministri Edi Rama

Nga Gjirokastra, ku ndodhet me qeverinë për llogaridhënien publike, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, ku tregon punën e bërë deri më tani.

Duke ju uruar ‘mirëmëngjes’ qytetarëve, kreu i ekzekutivit shkruan se ka përfunduar faza e parë e Rilindjes së Qafës së Pazarit, me restaurimin e thellë të 10 blloqeve.

Sipas tij, janë zëvendësuar tërësisht çatitë, dritaret, vetratat e dyqaneve dhe po marrin jetë hotele e bujtina të reja në vend të rrënojave.

MIRËMËNGJES dhe nga Gjirokastra e rritjes së konsiderueshme të numrit të turistëve, ku ka përfunduar faza e parë e Rilindjes së Qafës së Pazarit, me restaurimin e thellë të 10 blloqeve, ku janë zëvendësuar tërësisht edhe çatitë, dritaret, vetratat e dyqaneve, e ku po marrin jetë hotele e bujtina të reja në vend të rrënojave, ju uroj një ditë të bukur.

Kryeministri Edi Rama

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dënuarit në Vlorë peticion deputetëve të Kuvendit: Miratoni amnistinë penale

Të dënuarit në Vlorë peticion deputetëve të Kuvendit: Miratoni amnistinë penale