Rama refuzoi, Duka: Nuk bëhet fjalë për futbollistë të pasur, kryeministri s'mund të thotë që klubet deklarojnë sa një fason

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me jo kërkesës për ndihmë të Federatës Shqiptare të Futbollit, për të përfshirë atë që meren me futboll në pakën e ndihmës për koronavirusin. Në lidhje me këtë, në një intervistë për report TV, kreu i federatës Armando Duka, është shprehur:

“Në fakt nuk e kam dëgjuar atë që ka thënë kryeministri sot, por ajo çfarë ne kemi kërkuar është që t’i sigurohet një minimum jetik futbollistëve, një minimum jetij njerëzve që meren me futbollin. Nëse ka keqinterpretime sipas dëshirave të njerëzve nuk bëhet fjalë për futbollistë të pasur, bëhet fjalë për njerëz që duhet të mbijetojnë dhe ta kalojnë këtë situatë. Dhe kur flasim për futbollistë, trajnerë e tjerë… nuk janë vetëm atë të kategorisë Superiore, por janë shumë të tjerë të kategorive më inferiore që futbollin e kanë profesion.”

Ndërkohë për arsyen e nxjerrë nga kryeministri, se nuk i paguan klubet dhe lojtarët për shkak se deklarojnë paga fasoneria Duka është përgjigjur:

“E para kryeministri bën mirë mos ti bëjë këto deklarata sepse e komandon aiq everinë dhe ti kontrollojë. E dyta le t’I japë aq sa deklarojnë. Nëse deklarojnë sa një fason, le t’u japë sa një fason.”

Sakaq, ditë më parë Duka ka njoftuar se dy pjestarë të federatës janë të prekur me koronavirus.

“Po kemi patur dy raste të infektuar me COVID, të cilët të dy e kanë kaluar dhe kanë rezultuar negative tashmë.”

Në fund Duka shtoi se në federatë po punohet me staf të reduktuar dhe në këto kohë po bëhet maksimumi për terrenin, që mbehet fusha ku demostrohet futbolli.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lirim zalla: 02/04/2020 14:50

    HIQJA RROGEN EDHE KETIJ KAPTINE-BABUNES DUKA,,,,E KA SHKATARRUAR FUTBOLLIN PLOTESISHT....//

    Përgjigju
  • Popull: 01/04/2020 16:45

    Te paguhen lojtaret,o popull, Jo Duka. Futbolliste qe kane grua e femije

    Përgjigju
    • Miri: 01/04/2020 21:46

      @Popull,po ta shpjegon sh mire ky shoku dhe mos hidh helem nga goja kur nuk i kupton ca gjera..

    • alo alo: 01/04/2020 18:25

      Lojtaret kane federate, kane pronare ! Ata qe kane perfituar nga lojtaret, ata edhe te paguajne. Ku i ka leket federata nga kontrata me Digitalb-in per Superioren ? Ku i ka leket qe jep UEFA dhe FIFA ? Ku i ka leket e federimeve ? Ku jane leket e sponsoreve ? Stadiumet po ia nderton shteti, fushat e futbollit i gjeti gati qe nga koha e komunizmit, cfare investimesh ka bere Federata qe nuk paska leke ? Futbollistet qe kane grua e femije te shkojne ti kerkojne leket tek Duka e tek pronaret e ekipeve a more vesh o "popull" ? Se qytetaret po blejne Digitalbin per te shikuar Superioren, po paguajne leke per te hyre ne stadium, nuk kane detyrim te paguajne edhe drejtperdrejt futbollistet.

  • Miri: 01/04/2020 16:40

    Duka nxiri milionat ku i ke futur.. biznesi me i qelbur ky i juai eshte,.. per cfar eshte federata..turp tju vij qe kerkoni nga shteti

    Përgjigju
  • Trala zura nje gale: 01/04/2020 16:36

    Ke ka zene Koronavirusi ne FSHF? Mos ka zene hajdutin Arben Dervishi?

    Përgjigju
  • Arbëri: 01/04/2020 16:18

    Keni qindra mil € të paketuara në banka të ndryshme jasht vendit e tani kërkoni parat e popullit në këtë situat, O Duka i hajn i pist...!

    Përgjigju
  • Alban Borshi: 01/04/2020 16:12

    Nuk ka dale nje biznesmen, pasanik i nivelit te Dukeve ne Shqiperi qe te vetemenaxhohen me gjithe ato male me pare ne valute qe kane, pa fut njehere ne kurth shtetin, buxhetin, qeverine, krymenistrin e keshtu me radhe, pra popullin dhe paret e tij. I kane syte bakerr qe t'i grabisin me cdo kusht edhe ato para qe i jane ofruar buxhetit te shtetit per termetin e 26 nentorit dhe per kete tragjedi tjeter te Covid-19. Kur ne vendet rrotul nesh e me tej, qofte hapur, e qofte ne heshtje, po punojne qe te riorganizohen me bizneset dhe ndermarrjet qe drejtojne, me asistence per punonjesit e familjaret e tyre, per te qene gati kur kjo situate te perfundoje. Ky Duka, me siguri do i lere stadiumet e reja qe ka ne administrim te shkaterrohen, e nuk punon asnje dite qe ato te mirembahen.

    Përgjigju
  • Qytetari: 01/04/2020 15:35

    Z. Duka jeni super milarder.. Akoma nuk ju kemi pare te beni nje donacion per qyetaret.. Lere futbollin se pret.. Ketu po ikin jete njerezish..

    Përgjigju
  • Loran: 01/04/2020 15:30

    Aty po na rref ne per futbollin akoma sesht shujt fare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit