Rama: Së shpejti bluzat e bardha do të kenë rritjen më të madhe të pagave në histori

Rama: Së shpejti bluzat e bardha do të kenë rritjen më të madhe të pagave në histori

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se bluzat e bardha do të kenë rritjen më të madhe të pagave në historinë e tyre.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se më shumë se 600 mjekë dhe mbi 2400 infermierë, janë bërë pjesë e sistemit shëndetësor publik vetëm 2 vitet e fundit. Sipas tij, përzgjedhjet janë bërë nëpërmjet një procesi transparent, jashtë politikës.

"Mirëmëngjes dhe me këtë të dhënë të thjeshtë, ku shihet se si nga qendrat shëndetësore në zonat më të thella në spitalet në zemër të Tiranës, më shumë se 600 mjekë dhe mbi 2400 infermierë, janë bërë pjesë e sistemit shëndetësor publik vetëm 2 vitet e fundit, falë një procesi transparent përzgjedhjeje përmes platformave digjitale, jashtë politikës e tarafeve që e mbajtën peng për çerekshekulli shëndetësinë tonë dhe gjithashtu me lajmin e mirë për ta e kolegët e tyre, se shumë shpejt të gjitha bluzat e bardha do të kenë rritjen më të madhe të pagave në historinë e tyre, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vjosa: 23/09/2020 14:00

    Shtimi i vlerës së diplomës së mjekut (sot është 14.000 lek të vjetra, e barasvlerëshme me diplomat e tjera, si shkollë e lartë) do ti shtonte dinjitet diplomës së mjekut. Gjithashtu, vlerësimi i përgjegjësisë duhet të përfshijë të gjitha specialitetet, jo siç ndodhi me rritjen selektive para disa viteve. Përfshini çdo vit vjetérsie në pagat e punonjësve. Pas 25 vjet pune nuk shtohet më vlera e vjetërsisë në punë. Duhen 35 vjet pune për të dalë në pension. 10 vitet e fundit nuk shtojnë asnjë vlerë në pagë. Duhet deformuar sistemi I pagesës.

    Përgjigju
  • ndre: 23/09/2020 03:39

    ne kete ven qe quhet albanistan vetem fukarallek,mashtrim,kriminalitet,vrasje,pakicat jane ato se sundojn si ilir meta apo metaj,mona, sale berberi, edi rama, e co. popullie ka humb shpresen. te gjith duan te ikin.

    Përgjigju
  • erea: 22/09/2020 09:44

    Ashtu e bat edhe para 2 vitesh me 200 leke te reja dhe dyfishuat edhe gjobat per mjeket nga ISKSH.

    Përgjigju
  • Akrepi: 22/09/2020 08:53

    Mjeket te gezojne ngritien e rrogave , nese zoteri KM eshte i vertet per ato qe thot . Zoteri i nderuar , leket qe kerkon tu ngresh rrogat mjekeve e infermiereve , jane leket e punetoreve dhe pensionisteve , te munguara padrejtesisht nga ju dhe stafi juaj , per keto 8 vjet qe sundoni ju . Prandaj mjekesia te falnderoi punetoret dhe pensionistet , sepse ato lek jane e drejta e tyre e mohuar padrejtesisht nga KM dhe stafi i tij per keto 8 vjete . Ne periudhen e zoteri Nano , pra per 8 vjet pensionet u rriten me 500 lek per c'do vit qeverisjeje , pra 4000 lek per cdo muaj, te me pasem ;zoteri Berisha per 8 vjet i rriti pensionet me 6500 lek , per cdo muaj te me pasem .Po keshtu u ngrene edhe rrogat e punetoreve me nje shume te kosideruar . Kurse zoteri Rama per rritien e pensioneve , per 8 vjet me 190 lek per c'do vit , pra 1500 lek ne muaj , per 8 vjetet e sundimit te tij ,por edhe rrogat e punetoreve , me nje rritie jo me shume se 7% . Pra mjekesia , te falnderoi punetoret dhe pensionistet , per ngritien e rrogave te tyre - nese dote jete e vertet - . KM i duhet popullit per ti siguruar jeten , per ti siguruar ekonomine , per ti siguruar punen , per nje KM qe nukse ja siguron popullit keto 3 (tre) ceshtie , atehere c'far i duhet popullit !?. Megjithate i uroj mjekesise gezuar , dhe ti gezoje ngritien e rrogave , sepse e meritojne . Por bashkekombas jemi te gjithe , -te barabart ne mes te barabarteve - ktheni syte edhe ngo shumica e popullsise , sepse vuajme per buken e gojes .RRofshin femijet tane qe na dergojne ndonje lek ; sepse ne te kundert , do kishim shtuar- qivuret- neper vorreza !.

    Përgjigju
  • Dr_ Deutschland: 22/09/2020 08:44

    Se mos është si ajo 1500 euro që ju dhe për Covid se me atë u kënaqën të gjithë, madje dhe ata që punojnë në Gjermani u kthyen..

    Përgjigju
  • Ggg: 22/09/2020 08:11

    Hahahahahahaha... rrena e rradhes....

    Përgjigju
  • Kiu: 22/09/2020 08:03

    Rritja edhe doganave edhe tatimeve se skane lek fare. Rritja ve veçanti kryetareve te doganave se ata jame me gjynah me zor mbyllin muajin me nga 150-200 mike euro per gushin direkt te c*ca

    Përgjigju
  • Shqiptari: 22/09/2020 07:52

    Mirmengjes Ke eshte realiteti shqiptar. Te pafytyre, etj etj etj......., sipas mendjendriturit apo edhe atyre mendjendriturve qe pretendojne te vijne ne pushtet, Shqiptaret duhet te presin gjithmone zgjedhjet, 1 here ne 8 vjet qe te rrine me shprese per mireqenie. Te zgjatem eshte kohe e humbur Secili mendon vete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale