Rama: Shërimi i korrupsionit,
vetëm nga reformat e thella

Rama: Shërimi i korrupsionit,<br />vetëm nga reformat e thella
TIRANE- Në ditën ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit qeveria shqiptare së bashku me prezencën e OSBE/ODIHR në vendin tonë, prezantoi dje draftin e parë të strategjisë kombëtare kundër korrupsionit 2014-2017. Drafti  prezantua nga ministri i Shtetit për Çështjet Lokale, Bledar Çuçi i cili tha se lufta kundër korrupsionit është prioritet bazë i qeverisë Rama. Sipas tij “dokumenti i strategjisë do të jetë i shkurtër por dinjitoz. Ai do të bëj të mundur që lufta kundër korrupsionit të jetë e matshme. Procesi i hartimit të strategjisë do të jetë i hapur, institucionet do përfaqësohen do të japin mendimet e tyre”.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë, Edi Rama theksoi rëndësinë e zbatimit të programit të qeverisë në 100 ditët e para të punës së saj. Ai nënvizoi se shërimi ndaj korrupsionit, i cili ngjan si një kancer agresiv, qëndron tek reformat e thella, por jo luftës së institucioneve siç kishte bërë qeveria e kaluar e cila më shumë kishte folur dhe më shumë kishte lejuar që korrupsioni të kapte shtetin. “Nuk duhet të harrojmë se nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin por sistemi korrupton njerëzit.

Nuk është betejë mes ëngjëllit dhe djallit por i të ardhmes, modernizimit dhe të shkuarës çoroditëse. Kemi braktisur luftën që bëhej dikur, me Presidentin, me Prokurorin, me Gjykatat sepse ne kemi besuar se ajo luftë nuk do sjellë asnjëherë rezultate dhe ja ku janë rezultatet, korrupsioni nuk është luftuar. Duhet t’i përgjigjemi me një reformë të thellë administrative e territorial duke mos lejuar që një numër kaq i madh njerëzish të marrin një sasi kaq të konsiderueshme parash dhe të mos kthejnë mbrasht asgjë por të bëhen burime që gjenerojnë korrupsion.

BE dhe OSBE
Të pranishëm në këtë konferencë ishin edhe kreu i Bashkimit Europian , Etore Sequi, i cili nënvizoi që kjo strategji 2014-2017, të ishte realiste. “Korrupsioni është sëmundje që dëmton institucionet. Niveli i qartësisë së politikave ndikon drejtëpërdrejti tek ata që do e zbatojnë”, tha ai. Ndërkohë që zv.ambasadori i OSBE, Robert Wilton vuri theksin që ky draft të jetë i zbatueshëm. “Korrupsioni nuk është një gjë që po vjen me aeroplan në Rinas. Korrupsioni është një fenomen social politik. Në 2013 indeksi i korrupsionit shënoi një rënie në perceptimin e qytetarëve. Nevojiten urgjentisht masa konkretet për t’i dhënë fund këtij fenomeni”,tha ai.

Naço: Ulen tarifat gjyqësore: Prokuroria kundër qeverisë
Ministri i Drejtësisë Nasip Naço gjatë një seance dëgjimore për Progres Raportin 2013 në Komisionin e Ligjeve, u shpreh se reforma në sistemin gjyqësor në vend do të vijojë. Duke u ndalur tek sistemi i drejtësisë në vend, ministri Naço tha se duhet të reformohet edhe Gjykata e Lartë. Ndërkohë që Prokuroria e Përgjithshme i kërkon Ministrisë që të rishohë ndryshimet në dy ligjet e sjella në Kuvend. Sipas organit të akuzës nuk duhet që të jenë në kompetencë të Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe rrjedhimisht edhe të Porkurorisë për Krimet e Rënda, pasi në të kundërt do të krijohej zvarritje e proceseve dhe ndikim negativisht në efikasitetin e kësaj prokurorie.
 
Shkrimi u publikua sot (10.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës