Rama: Shkodrën do ta fitojë PS-ja dhe do ta bëjmë si Vlora, kush pengon zgjedhjet shkon në kokërr të burgut

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në datë 30 qershor me apo opozitën PD dhe LSI në zgjedhje, Partia Socialiste do të fitojë bashkinë e Shkodrës. Kreu i qeverisë tha se pas marrjes së drejtimit, Shkodra do të bëhet si Vlora, pasi deri tani, shtoi ai, e kanë pasur të pamundur për shkak të mungesës së vizionit dhe ideve nga kryebashkiakja aktuale Voltana Ademi.

"Më vjen mirë që jemi këtu sot në një moment të rëndësishëm që na ndanë shumë pak kohë nga dita kur PS do të marrë drejtimin e bashkisë së Shkodrës. Më vjen mirë, sepse më në fund do të na jepet mundësia që të bëjmë për Shkodrën shumë më tepër se kemi mundur që të bëjmë në kushtet që e kemi pasur të pamundur që të gjejmë një rrugë të arsyeshme bashkëpunimi me bashkinë e Shkodrës dhe për faktin se në bashkinë e Shkodrës drejtimin e ka marrë mungesa e vizionit, ideve dhe e një sensi përkatësie ndaj Shkodrës.

Një boshllëk që është mbushur me propagandë, llafe e politike, por nuk ka arritur që të adresojë shumë cështje. Më vjen mirë se ne kemi një ide si mund të zhvillohet më mirë dhe më shpjet Shkodra, të kanalizojmë më tepër investime. Për pak kohë nis rruga turistike e Thethit. Projektet e nisura për Liqenin do të vijojnë, ashti si kundër edhe në drejtim të duhur të gjitha projektet për zonat rurale.

Potenciali në qytet është i jashtëzakonshëm për turizmin. Jam i bindur që shkodranët kanë qenë në Vlorë, e kanë parë në ditë të zezë, shkoni e shikoni tani dhe pyeteni veten, a doni që edhe Shkodra të bëhet si Vlora. Kjo ka një përgjigje, duhet që PS të drejtojë Shkodrën. Edhe pak ditë do të duroni dhe në 30 qershor do të shpëtoni" deklaroi Rama.

E ndërsa opozita ka deklaruar se do të bllokojë zgjedhjet e 30 qershorit, Rama përsëriti paralajmërimin se i pret burgu."Nga ana tjetër, është mirë që ne t’i informojmë  njerëzit që ka një ligj. Ka një ligj të shkruar e të votuar nga të dyja palët. E ka shkruar edhe Partia Demokratike dhe e kemi votuar të gjithë sëbashku për sa i përket prekjes së procesit zgjedhor dhe ai ligj, për atë ligj, duhet informuar publiku e mbi të gjitha duhen informuar ata që janë akoma me sytë mbyllur pas Flamurit që, kush pengon të tjerët të votojnë, shkon në kokërr të burgut se për bllokimin e rrugës është kundërvajtje administrative, dënohet me gjobë, kurse për pengimin e procesit të votimit, në çfarëdo forme, shkon në kokërr të burgut".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:06
Rama në Shkodër, ish-deputetja e PD-së: Erdhe si hajdut, pinjoll i bllokut


Ish-deputetja e Partisë Demokratike për qarkun e Shkodrës Izmira Ulqinaku ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Rama në veri. "Erdhi fshehtas si hajdut, i ra nga rrugët dytësore për të hyrë në Shkodër, kudo i shoqëruar me dhjetra forca speciale dhe policë, e më pas na u krekos si gjeli maje plehut para turmës të vënë në rresht, me drejtorë dhe nëpunës të administratës, edhe këta të njoftuar mbrëmë, natën vonë, me kode, si njësiti guerril.  Njeri më mjeran dhe politikan më të neveritshëm se kryeministri ynë gjatë vizitës së sotme në Shkodër e Malësi të Madhe nuk ke mundur të shohësh. Kaq poshtë i kishte rënë dhe elokuenca këtë herë, saqë batutat bajate i kishte vetëm me Paulinin, ah po dhe “më rrafe, të rrafa” që e përsëriste dhe lëvizte krahun papushim, sikur ishte duke notuar dhe jo duke folur, apo thënia për investimet në Shkodër ”..kemi bërë shumë, por nuk po i numëroj se çfarë kemi bërë”.

Dhe më e neveritshmja, padyshim ishte kur pinjolli i Bllokut i foli shkodranëve për komunizmin. E pa dhe vetë mjerani se shkodranët e malësorët nuk mund të pranojnë më keqqeverisjen e tij, nuk mund të pranojnë të heshtin përballë grabitjes që po i bën çdo gjëje në këtë vend e sesi po shkatërron të ardhmen e tyre. Prandaj dukej sikur po fliste me veten, se dhe sejmenët vendali me atë buzëqeshjen e ngrirë në fytyrat si meme, më shumë numëronin dhe ruanin ata që i kishin sjellë, se mos i fironin pa u mbyllur takimi, sesa dëgjonin shefin e madh. Sot , në Shkodër dhe Malësi të Madhe u luajt një farsë me dy skena, ku buratinë ishin ai që interpretonte dhe ata që e dëgjonin. Takime farsë, për zgjedhje farsë. Medet çfarë kohe jetojmë. Dua t’i falenderoj shumë qytetarët shkodranë për reagimin e tyre, ata që bashkë me simpatizantët e Partisë Demokratike dolën për të bllokuar rrugën, si edhe ata që refuzuan të bëhen pjesë e shfaqjes së neveritshme të kryeministrit" tha ajo.

Ora 18:01
Rama batuta me të moshuarin: Do të thonë që je i FRESSH-it

Gjatë takimit në Shkodër nuk munguan batutat nga kryeministri Rama. Pas falenderimeve dhe vlerësimeve nga një i moshuar, që kishe gjetur zgjidhje nga platforma e bashkëqeverisjes, Rama i kërkoi që të mos vijonte më tej se 'do të thonë është i FRESSH-it'.

Ora 17:50
Rama: Topalli ishte kundërshtare, Flamur Noka hu gardhi

1556295379_1556293839Sequence0100152522Still017.jpg
Rama gjatë takimit në Shkodër bëri një paralelizëm mes Jozefina Topallit dhe Flamur Nokës që është caktuar nga PD-ja për udhëheqjen e aksionit opozitar në veri. E ndërsa vlerësoi Topallin si kundërshtare, ai tha se Flamur Noka është një hu gardhi. "Jozefina Topallin ne e kemi pasur kundërshtare. Ajo nuk i ka kursyer fjalët në drejtimin tim, por me thënë të drejtën, kur përballesh me Jozefinën të paktën ke përpara kundërshtar, por kur përballesh me Falmur Nokën ke përpara një hu që nuk ka fermer që e përdor për gardhin e vet. Mund të ketë shumë fermerë demokratë që mund ti shkojnë prapa Flamurit, por po ti thuash e merr dot për hu për gardhin tënd, nuk e merr, nuk e merr sepse i rrëzon gardhin" tha Rama.

Ora 17:39
'Merr ç'do ti, vetëm mua mos më kërko, se jam i martuar'/ Rama rrëfen bisedat me Bashën

Kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh se sa herë ka zgjedhje Basha ngrihet në protesta dhe kërcënon se nuk do të futet në zgjedhje si dy vite më parë. Ai tregon edhe bisedat me Bashën në 17 maj të 2017 në takimin 'kokë më kokë' në Kryesinë e Kuvendit.

"Dy vjet si sot Luli m'u fut në çadër poshtë penxheres. Vinte më këndonte himnin që në mëngjes, mbante fjalimin, më pas ikte flinte gjumë, ata birra...U dorëzuan amerikanët, evropianët, vetëm unë jo, ç'kam heq duke iu lutur, nuk u jam lutur të gjithë njerëzve, sa i jam lutur atij.  I thashë merr cfarë do ti, vetëm mua mos më kërko se jam i martuar. Tani faji im është që socialistët nuk shkuan te Luli dhe demokratët erdhën te unë. Tani prapë e njëjta histori?

O Lul po pse ca do të jap unë pjeshkat dhe karamelet sa herë vijnë zgjedhjet. Po tani ka fallxhoren, asaj i ka thënë filxhani që ka zgjedhje të parakohshme. Ata nuk u regjistruan në zgjedhje, nuk e di a do të shkojnë të gjithë kryetarët e bashkive pas tyre. Në 30 qershor ne do të marrim bashkinë e Shkodrës. Demokratëve të mërzitur u them ruani gomat mos ua marri Flamuri, se gjë tjetër nuk bën as ai dhe as Luli. Ne do të donim që këtë herë Shkodrën ta fitonim duke i pasur ata përballë" tha Rama. 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • studenti: 27/04/2019 05:16

    Edi e ka hak ta fitoje bashkine e shkodres . sepse eshte ky qe po con per lesh te gjithe spordhiaket e politikes qe nga kane mbajt peng qe nga 90

    Përgjigju
  • peoples: 26/04/2019 21:54

    I ka kerkuar shume Basha ne 2017....?Une e kuptoj se ai donte te pallohej!!!!!

    Përgjigju
  • Fredi Bajgëria: 26/04/2019 21:27

    Po ja ngushtoke rruget edhe Shkodres si Vlora mor qerata

    Përgjigju
  • roni: 26/04/2019 20:33

    PD ka mbaru kane mbetur kusaret dhe ca qyqar qe nuk dine se cbejne te shkretet.Ndryshoni veten shkodran.

    Përgjigju
  • Demokrati: 26/04/2019 19:28

    Un demokrat jam Po ishalla ket her e fiton ps bashkin e shkodres. Un e gjith familja do votojm per ps sepse kjo kryetare bashkie ka ken deshtim total . I harxhon tan lekt me mush autobuzat per ne protest e rrugt e shkodres tan gropa gropa I bame cop makinat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS