I ulur në një tryezë me kryeministrat në samitin e BERZH, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama e ka nisur fjalën e tij me një falenderim për konferencën e donatorëve, por nuk ka kursyer edhe batutat për integrimin Europian. Duke iu drejtuar kryeministrit Kroat, Andrej Plenković si kreu i shtetit që ka presidencën e BE-së, Rama tha se ai ka shërbyer si urë lidhëse mes Brukselit dhe Ballkanit Perëndimor, por edhe bëri batutë për të treguar problemet që ka ky rajon.
"Së pari më lini t'ju shpreh mirënjohjen nga zemra, për këtë nismë dhe këtë rrugëtim gjatë këtyre viteve. Jam këtu për të dëshmuar se nga momenti i arë ka qenë kaq e dobishme dhe rigjallëruese, çdo vit. Dua të them se nga një anë procesi i Berlinit i nisur nga Merkel, kur BERZH nisi këtë nismë kanë qenë në një farë mënyrë ngushëllimi ynë, pasi duke qenë se për integrimin në BE jemi përballur me zhgënjime, në këtë rrugëtim kemi gjetur mjaft lehtësim dhe shumë mbështetje dhe kemi mundur të bëjmë gjëra konkrete. Dua të falenderoj shumë Andrej Plenković që mundi të vinte, është shumë e rëndësishme për ne dhe mendoj që të gjithë ne që jemi në këtë panel jemi shumë mirënjohës, sepse Kroacia është një farë soji agjenti ynë në Bruksel dhe përkthyer i Brukselit në rajon. Sigurisht, është më e lehtë të përkthesh Brukselin tek ne, sesa të na përkthejë Brukseli tek ne. Je diplomat me përvojë, kështu që paç fat me këtë. Do doja të falenderoja nga thellësia e zemrës për konferencën e donatorëve, miqtë nga rajoni, të gjitha ato vende na ka dhënë një shembull të shkëlqyer të solidaritetit të asaj se çfarë është fryma e rajonit", tha Rama, ku salla shpërtheu në të qeshura.
Lajmi kryesor:
Rama në samitin e BERZH: Autostradë Ballkan Perendimor-BE! SHengeni? S'ishim ulur kurrë në tavolinë, sot flasim për të ardhmen (VIDEO)
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.6%
-
Jo
26.5%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 3763
Lajme të tjera
-
'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdori për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë
25 Prill, 18:50
-
Emisioni i RAI 3, Rama-moderatorit: Telefonatën time e krahasuat me ndërhyrjet e Kremlinit, s’keni guxim të përballeni me të vërtetën
25 Prill, 09:45
-
Mero Baze: Beteja këmbëngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të RAI
24 Prill, 21:45
-
Rama: Gjykata Kushtetuese nuk dha vendim për heqjen e mandatit të Xhaçkës, po ta bënte s’do diskutohej
24 Prill, 18:06
-
Fredi Beleri dhe Greqia, Rama: S'negociojmë asgjë e me askënd, as brenda partisë e as mes partive e as me një shtet tjetër
24 Prill, 17:49
-
Turi i takimeve me Diasporën, Rama zbulon katër vendet e para që do vizitojë
24 Prill, 16:10
-
INTERVISTA/ Arrestimet e ‘5D’ Rama për Report Tv: SPAK le t’i nxjerrë ujin e zi korrupsionit! 'Emisioni i RAI3', Kryeministri: Shqipëria u sulmua me duart e italianëve, malli nga Tirana
24 Prill, 14:25
-
Emisioni i Rai 3, Rama: Sulm ndaj Melonit në kurriz të Shqipërisë! Shpifje për vëllanë tim, ngulmimi i moderatorit për Agaçin djallëzor
24 Prill, 09:51
-
Carlo Bollino: Gazetaria 'prit e qep', kur qëllimet e Report të RAI3 dhe të Berishës koinçidojnë
23 Prill, 21:00
-
Rama tur takimesh me diasporën, PD: Shfaqja e radhës, ka penguar votën e emigrantëve
23 Prill, 14:54
-
FOTOT/ Rama ndan pamjet nga kantieri i Mozaikut të Tiranës: Një tjetër stacion modern që do tërheqë turistët
23 Prill, 14:11
-
Rama sqaron për Shqiptarja.com telefonatën me drejtorin e RAI3 dhe shkrimin e 'La Repubblica': Emisioni "Report' shpifje! U skandalizova nga qasja kriminale
23 Prill, 13:05