Rama shpallet ‘Qytetar Nderi’ në komunën Vaccarizzo Albanese në Kalabri: Kultura arbëreshe, gur i çmuar i historisë dhe traditës

ITALI- Kryeministri Edi Rama është nderuar me titullin qytetar nderi në komunën Vaccarizzo Albanese në Kalabri të Italisë. I shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama, kryeministri mori sot titullin ‘Qytetar Nderi’, ndërsa tha se kjo tregon një gjest miqësie. Në fjalën e tij, Rama tha se kultura arbëreshe është një gur i çmuar i historisë dhe traditës. Ai tha se në komunën e Vaccarizzo Albanese është historia e një pjesë të lirisë së Shqipërisë

“Fillimisht dua të falënderoj kryekomunarin për këtë gjest miqësie dhe që më dhanë këtë nder që unë dua të them se nuk e meritoj, por që më bëhet shumë qejfi. Në këtë territor është historia e një pjesë të lirisë së Shqipërisë dhe dua të falënderoj gjithë shqiptarët që ikën edhe nga regjimi monist dhe erdhën këtu. Jam krenar për të gjithë dhe i dërgoj një falënderim vëllazëror.  Nga ana tjetër them edhe në emër të kryetarëve të Bashkisë Vlorë, Durrës dhe Shkodër një falenderim të madh për të forcuar lidhjen vëllazërore dhe lidhur partneritet”, tha Rama.

Kryeministri Rama u prit në një ceremoni të posaçme mirëseardhje nga Kryetari i Bashkisë Antonio Pomillo, i cili i dorëzoi titullin.

“Përfaqëson një akt mirënjohjeje dhe vlerësimi për angazhimin e tij, udhëheqjen e tij dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e Shqipërisë. është një gjest solemn që tregon lidhjen e thellë me komunitetin arbëresh”, tha ai.

Më pas, Kryeminisri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama vizituan Muzeun e Kostumeve Arbëreshe, i cili përmban veshje të komuniteteve të ndryshme arbëreshe, por ku janë të ekspozuara gjithashtu edhe veshje shqiptare tradicionale të tilla si, xhubleta, veshje të Zadrimës, Vlorës, etj

Por, pse Rama mori këtë titull pikërisht në komunën e Vaccarizzo Albanese në Kalabri? Në Italinë e Jugut, nga trevat e Abruzzos e deri në skaj të Kalabrisë e në Sicili gjenden një numër i madh shqiptarësh të cilët emigruan atëherë kur Arbëria ra në pushtimin e turkut. Për t`i shpëtuar pushtimit të egër osman ata u detyruan të lënë trojet e tyre e të emigrojnë në drejtim të brigjeve italiane. Sipas studimeve mendohet që kontaktet e para mes dy popujve të kenë qenë në kohën e  Aleksandrit Molos, mbretit të Epirit i cili mbërriti në Itali në 331 p.k me synim pushtimin  e saj. Synimi për të krijuar një mbretëri të madhe epirite në perëndim e vazhdoi në 280 p.k Pirro i Epirit. Midis viteve 1468-1471 sipas dokumenteve ka pasur shpërngulje të shqiptarëve drejt Molisës si dhe Kapitanasë, në Puglia, San Demetrio, Machia, San Kosmo, disa feude të San  Severinos etj. Një dyndje tjetër e arbëreshëve në Itali qe pas rënies së Krujës 1478 dhe Shkodrës 1479.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 05/06/2023 11:41

    EDI RAMA SIAMO ORGOGLIOSI DI LEI...SEI IL MIGLIOR CAPO DEL GOVERNO, BRAVISSIMO

    Përgjigju
  • Dasho: 04/06/2023 21:08

    Edhe se eshte kryeminister eshte anti Shqipetari me i madh qe kane njohur shqipetaret,poetregone qendrimi qe po mbane me Kosoven dhe mbron Vucicin.

    Përgjigju
  • Lui: 04/06/2023 15:24

    Po ajo zona qe quhet Magnia Grecia, kur do t'a nderroje emrin? Jo per gje, por eshte mesuar komplet gabim historia. Nje rast i ngjashem ka qene dikur me Piana dei greci e cila sot quhet Piana degli albanesi. Sepse normalisht banoret jane arberesh-shqiptar..

    Përgjigju
  • Qytetari h: 04/06/2023 13:54

    Arbereshet po i flasin shqip, ky sharlatan iu flet italisht

    Përgjigju
  • Titull i merituar - Vaccarizzio Albanese (Shqiptar Varikars): 04/06/2023 13:49

    Titull i merituar - Vaccarizzo Albanese (Shqiptar Varikars) Urime dhe lart e me lart me tituj

    Përgjigju
    • Appendi Cazzo: 04/06/2023 14:15

      Tamom e ke thon

  • Scutari: 04/06/2023 13:19

    Në planin ndërkombëtar është një Kisinger i ri!! Në planin kombëtar pak më poshtë....

    Përgjigju
  • E mjera shqiperi: 04/06/2023 13:08

    KY RAMA GJITHMONE DUKE BREDH E KE NJE DIT NUK RIN PA MAR AEROPLAN , ESHT E PAMUNDUR TA GJESH NE ZYRE DUKE PUNUAR PER POPULLIN POR GJITHMON VERDALL. HAJDE PYK HAJDE. SHKON EDHE NE FSHATIN ME TE QELBUR TE EUROPES VETEM TE MOS QENDROJ DUKE PUNUAR

    Përgjigju
    • e drejta: 05/06/2023 14:33

      SHYQYR QE INJORANTET SI PUNA JOTE JANE SPECIE TE DESTINUAR TE PAKESOHEN,,,SE DO TE ISHTE KATASTROFE NE TE KUNDERT

    • Coku: 04/06/2023 13:51

      O barbon shko puno ti se esht e dielle o rrot k... patronazhist i qelbur

    • Coku: 04/06/2023 13:26

      Pyke je ti qe rri pa pune por shkruan komente idiote neper gazeta. Shko fito noj lek o gerdalle.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gjykata pezullon ankandin për KF Tiranën, çështja e bllokimit të aksioneve do gjykohet në themel

Gjykata pezullon ankandin për KF Tiranën, çështja e bllokimit të aksioneve do gjykohet në themel