Rama shpërndan videon/ Mësuesi i shëruar nga COVID: Trajtimi në dy prej spitaleve në Tiranë, duhet të ruhemi

Rama shpërndan videon/ Mësuesi i shëruar nga COVID: Trajtimi në dy prej spitaleve në Tiranë, duhet të ruhemi

Mesuesi Olsi Daizi

Mësuesit kanë qenë një prej kategorive më të rrezikuar dhe më të prekura nga COVID-19 në vend. Një prej tyre është Olsi Daizi, i cili ka kaluar sëmundjen në dy prej spitaleve COVID në Tiranë.  Në një video të shpërndarë nga Kryeministri Rama Daizi tregon përjetimin e tij.

“Sapo kam kaluar COVID dhe tani jam më mirë. Shenjat e para kanë qenë ishin temperaturë, kollë. Kam ndenjur në shtëpi gati një javë në gjendje shumë të rëndë. Mora 127 dhe u shtrova në spitalin Infektiv. Aty pashë që shërbimi ishte shumë pozitiv. Filloi gjendja të përmirësohej. Kam qëndruar tre ditë te Infektivi. Shërbimi shumë i mirë nga të gjithë, nga mjekët, infermierët e të gjithë. Pastaj kam kaluar te COVID-4 që për mendimin është spitali më i mirë për këtë lloj sëmundje. Edhe aty shërbimi shumë i mirë, më kanë bërë të gjithë analizat.

Ushqimi ishte i ngrohtë i mirë. Aty kam ndenjur 4 ditë. Duhet të ruhemi. Unë mendova me pozitivitet ndoshta dhe kjo më ka ndihmuar. Sëmundja ekziston, unë e kam provuar. Të paktën të bëjmë atë tonë“, shprehet ai.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen