Rama: Shumë shpejt do krijohet partia e presidentit! Kryemadhi: Do ndihesha e sfiduar

Rama: Shumë shpejt do krijohet partia e presidentit! Kryemadhi: Do ndihesha e sfiduar

Dyshimet se presidenti Ilir Meta mund të jetë duke menduar për një parti të re kanë lindur që në protestat e dhunshme të opozitës në 2019 kur doli nga parlamenti, ku Meta hoqi kostumin e presidentit dhe morri drejtimin e opozitës për të rrëzuar qeverinë. Pandemia duket se ftohu gjakrat mes tij dhe qeverisë, por që u ndezën sërish me protestat për shembjen e Teatrit. Kjo lëvizje qytetare e krijuar nga çështja e teatrit për kryeministrin Rama duket se do të kthehet shumë shpejt në një parti, partia e Presidentit.

Po ju them dy gjëra, e para shumë shpejt do të shikoni një lëvizje qytetare, që do të bëhet partia e Presidentit. Unë po ju them që shumë shpejt do të shikoni lëvizjen qytetare, që pak nga pak do të transformohet në parti, që është e lidhur me gjithë këtë për teatrin, për Kushtetutën, për atdheun”, tha Rama në Real Story.

Këtyre deklaratave, nga një tjetër studio televizive, iu përgjigj me skepticizëm bashkëshortja e presidentit dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila tha se nuk beson që kjo të ndodh. Por dhe nëse ndodh, sipas Kryemadhit, atëherë do ta shinte si kundërshtarin e saj që do të vendoste të dy partitë në sfidë se kush do të merrte më shumë vota.

“Nuk e besoj. Nëse ndodh do të thotë se u ndjeka i ri. Nëse do të ndodhë do të ndihesha e sfiduar kush do të marrë më shumë vota”, tha Kryemadhi në Open.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mona moj Mona: 22/05/2020 16:37

    Me kafshim veshi ti ke mare shume vota po i kafshove Edir dhe k... do maresh me shume

    Përgjigju
  • G91: 22/05/2020 00:25

    Po ky tha qe kur ti skadojn mandati do dal ne pencion ne skrapar. Apo ishte si ajo kur tha qe nese venecia do shprehet ne favor te zgjedhjeve vendore ai do jepte dorheqen? Duket qe ky menden e ka te leku. spari familja e berishes u pasurua, tani e ka rradhen familja e metes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale