Rama sjell historinë e infermieres së shëruar nga COVID: Kalova gjendje ankthi, por falë mjekëve ia dola! E them me shpirt, jo për reklamë (VIDEO)

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sjellë këtë të diel një tjetër histori të një pacienteje të prekur me COVID. Bëhet fjalë për historinë e infermieres Pashkë Prendi.

Në rrëfimin e saj, Pashkja ka treguar se si ka përjetuar gjendje ankthi dhe stresi teksa ishte në spital te Infektivi, por gjendja e saj shëndetësore u normalizua falë një shërbimi mjekësor shumë të mirë, siç e tregon ajo.  

"Më 23 mars, jam nisur me  urgjencë për të Infektivi. Kur jam paraqitur, kam gjetur si mjeke Esi Dukën, është heroinë për punën që më ka shërbyer të gjithë, si mua 50 vjeçe si gruan që e kisha në dhomë 80-vjeçe. Ditën e parë që kam arritur në Urgjencën e Tiranës ishe me parametrat e oksigjenit shumë-shumë poshtë normës. Të 9 ditë kam arritur që të normalizohem nga shërbimi që më është bërë aty. Janë mjek heronjë të punës, duke fillua nga Najada Como, një zemër gjerë, Esi Duka, Mira, mbiemrin nuk ia di vetëm i lexoja te kostumi, 3 herë në ditë më vizitonin, jo 1 herë, por 3. Kalova një gjendje ankthi, por nga shpirti dhe zemra e tyre unë e kalova. Me fjalët, punën e shërbimin. E them me shpirt, nuk e them për reklamë dhe i bëj thirrje të gjithëve , mos vono, Zoti lart e mjeku në tokë", shprehet infermierja.

Në fund, Pashka bën edhe një premtim.

"Ashtu si më shpëtoi doktoresha që më mori në patronazh, dua t'ju shërbej edhe unë pacientëve, me shumë dashuri, vullnet dhe shërbim mjekësor", mbyll rrëfimin e saj Pashkja.

 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale