Rama sulmon Ademin: S'e kemi braktisur Veriun, në Shkodër na ngeci sharra në gozhdë, se bashkia s'do

Veriu nuk është braktisur. Këtyre akuzave të opozitës, kryeministri u përgjigjet me Ulzën. Ditën e sotme ai ka postuar një video në facebook nga transformimi që ka pësuar Ulza nga investimet që janë bërë vitet e fundit.

Kreu i qeverisë thotë se në veri është investuar shumë, ndërsa bën një përjashtim për Shkodrën ku nuk është i kënaqur duke sulmuar kryebashkiaken Voltana Ademi të zgjedhur nga PD-ja.

"Ulza e mrekullueshme, ku para disa vitesh s'kishte as rrugë për të shkuar e përveç njerëzve të mrekullueshëm, gjithçka tjetër kishte vulën e rrënimit, sot është kthyer në një destinacion turistik, ku do vijojmë të investojmë në infrastrukturë e të mbështesim nismat për bujtina turistike e për agrobiznes.

Për ata që bëjnë sikur nuk shohin dhe nuk kuptojnë, e që hedhin këtu romuze për Veriun e braktisur, sa herë postohet një punë e bërë në jug, Ulza është në Veri, në qarkun e Dibrës, siç janë në Veri edhe Puka, Malësia e Madhe, Thethi, Alpet e me radhë Kukësi, Mirdita, etj., ku kemi investuar (do doja më shumë edhe në Shkodër, ku rëndom na ka ngecur sharra në gozhdën e bashkisë që s'di, s'do, s'kupton) dhe do të vazhdojmë të investojmë, edhe më shumë, sepse Shqipëria është "nji jug e veri" shkruan ai.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/08/2020 02:15

    Kam nje propozim per z.Rama: perse nuk hap nje gare mes bashkive,se kush do ta beje bashkine e vet me te bukur duke patur si referim Tiranen?Bashkite duhet te rivalizojne mes tyre dhe Lali Erit ,kurse qeveria t'i ndihmonte per realizimin e projekteve.Keshtu nuk do punohej vetem ne Tirane dhe te tjeret te flinin gjume e te zgjoheshin vetem kur nderhyn direct shteti.

    Përgjigju
  • Sherbet: 23/08/2020 21:47

    Nukmeintereson partit politike por ne shqipri popastrohen tegjith pallatet e demrura nga termeti pambush vitin ketej ne itali ka 5 vjet termeti qeshkatrroj zonen e markes akoma skan pastruar inertet bravo kryeminister akemenaxhuar situaten e termetit me sukses

    Përgjigju
  • Bledi: 23/08/2020 20:56

    Po kush ja la bashkin Shkoder perseri Voltanes mor kryeminister hajdut.Me qellim e ke braktis qytetin sikur Valdrin mafiozin e solli Voltana e jo Rama.

    Përgjigju
    • Cubi: 23/08/2020 23:40

      Me vjen keq mor Bled po ju sdoni te ecni para si gjith shqiperia . Jeni kap mbas fustanes se voltanes si dhe shqupin e Sales e rash e vdiqa. Ju thoni se po nuk qen ata ne pushtet edhe ju sdoni asgje se e ka ber Rama. Ndryshimi eshte mjaft i dukshem. Por shqiperia sbehet ne nje dite se ka 30 vjet qe ne vetem shkaterrojm.

  • Gjergji: 23/08/2020 17:06

    I dashur kryeminister, sa ministra shkodrane ke ne qeveri? Mos i nxirr duart nga xhepat per ti numeruar,sepse nuk te nevojitet asnje gisht.

    Përgjigju
    • Gjergji: 24/08/2020 09:08

      O Tori, jo cdo problem qe ka Shkodra lidhet me pushtetin. Clidhje ka Kafja Madhe me pushtetin? Eshte ceshtje e subjekteve private. Nuk paska Shkodra kapacitete per poste ministrore? Ka sa te duash,majtas dhe djathtas. Psh. Perse nuk qenka per poste Senida Mesi,Astrit Beci, e sa te tjere? Deputetet e Shkodres qenkan me te paditurit? Po kush mban pergjegjesi per listen e deputeteve te majte? Mos u komplekso nga propaganda sistematike antishkoder.

    • tori: 23/08/2020 21:20

      gjergji:Un e njoh shkodren me mire se ti.CILIN MINISTER SHKODRAN TE VENDOSI RAMA?Eshte turp per Shkodren qe perfaqesia e saj ne parlament asht ma e paditura,ma pak e shkolluar e teper injorante e te gjithe perfaqesis parlamentare te Shkodres ne parlamentin Shqiptar.Ne cilin qytet prishet nje nder kryeveprat e ndertimeve e paisur me kopshtin fantastik te mbushur me tulipane e ku tulipani i zi ishte prodominus.(ish shtepia e Kakarriqve,apo shtepia e pionierit)?Ne cilin vend te botes ndertohet nje rruge (rruga e Velipojes)3 here ne 30vite e kte rruge e ka ndjekur ndertimin Bashkia e Shkodres(thjeshte PD)?Mire u be rikonstruktimi i piaces apo pedonales e kishte mjaftushem fond edhe per ristrukturimin e ndertesave te pedonaleve komplet e jo vetem per siperfaqe te ndertesave qe bien ne pedonale?Gjergj :si eshte e mundun qe simboli i Shkodres,vendi i grumbullimit e takimit te intelektualeve shkodran e mbarshqiptar e pergjithesi i qytetaris shkodrane "kafja e Madhe" qendron e mbyllen nen meshiren e pritjes se ndonje investuesi serioz? Si asht e mundun qe Shkodra ka mbetur kaq mrapa qyteteve tjera re shqiperis si Durresi,Vlora,Fieri,Korca,Saranda pse jo edhe Lezha etjera e tjera.E pra me perjashtim te perfaqesuesve te PD asnjeri nuk e ka drejtu Bashkin e Shkodres.Pse per probleme politike kaq te parendesishme per Shkodren rrefuzohet idiotsisht ndihma per nje drejtim te kualifikuar Bashkia.Megjithate duhet te themi te verteten:levizja demografike e ka demtuar thellesisht Shkodren,nje pjese e madhe e familjeve puro shkodrane e te vjetra si dhe shumica e intelektualeve te shquar te te gjitha fushave jane largu nga Shkodra e ky boshllek eshte mbushur nga te te ardhur nga krahinat rreth e qark Shkodres.Prandaj mor Gergj un do kundershtoja sa te mundesha qe Nard Ndoka,Bardh Spahija e shoket e tyre perfaqesues te Shkodres ne parlament ne asnje mendyre te mos emrohen ministra ne cfardo lloj qeverie qe mund te jete se nuk kane as me te voglen formim intelektual,inteligjence te nevojshme per drejtu nje ministri e aq me teper me injorancen,paaftesin tipike te injorances do demtonin rende cfardo ministrie apo sektor qe ato do te drejtonin.Ke drejt o E.Rama leji te bejne cfar te duan,bile bile at qe ke ba ti per Shkodren ,Qeverit e drejtuara nga PD se kan bere tesh 30 vite.

  • Perashi: 23/08/2020 16:57

    Voltana e ka mendjen ke hajdari i Markut

    Përgjigju
    • Kirasi: 23/08/2020 17:23

      Voltana eshte MISS e shpallun ne Zall te Kirit

  • BENI: 23/08/2020 15:48

    JO RAMA shkodra eshte pertoke e kam pare vete,,,vetem ne shkoder-velipoje-han hotit duhet te hidhen 1 miliard dollare qe te vije ne vete shkodra,,,urat atje jane keq,,,edhe rruget ne qytet brenda jane mizerje ,,,pa vizime apo sinjalistike,,,,nuk duhet te mjaftohesh rama vetem me permirsimin e shirokes,,,,edhe ne shiroke dhe zogaj duhen prape investime te medha..shetitorja qe ka nisur ne shiroke te vazhdoje perreth liqenit te shkodres ne te gjithe perimetrin e saj..edhe velipoja do nje shetitore si lungomarja ne vlore.......

    Përgjigju
  • goni: 23/08/2020 15:02

    bravo kryeminister me verte ulzen e keni ber perl ... por ka nevoj dhe per disa bujtina dhe shetitore ju pershendes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hidhu Doktor

Hidhu Doktor