Rama: Super reagim! Edhe unë u mërzita sot pak kur dola me maskë, por më mirë ajo se të mbyllemi me ditë të tëra në shtëpi

TIRANË- Për kryemistrin Edi Rama vendimi për mbajtjen e maskës me detyrim sot është respektuar, prandaj ka vendosur që t'i falenderojë të gjithë qytetarët. Duke folur si qytetar, jo si kryeministër, Rama thotë se edhe kjo masë është e domosdoshme për të shmangur një mbyllje të dytë.

"Super reagim sot me maskat edhe në rrugë. Rrofshi, rrofshi, rrofshi, ju dua shumë. Njësoj si ju, kur vura maskën sot sa dola u mërzita pak, po më mirë taksirati i maskës, se sa taksirati i mbylljes prapë në shtëpi me javë të tëra, prandaj faleminderit për mirëkuptimin dhe mbani maskën sapo dilni nga shtëpi", shkruan Rama.

 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Rusia dështon sërish në nismën për debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Rusia dështon sërish në nismën për debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë