Rama: Autokolona e Lulit i kushton 4-5 mln euro, brenda njerëz që presin të hapin llotot! PD e mallkuar nga Enver Hoxha, i la në kurriz Saliun, krushkun e Metës

Nga njësia 2 në Tiranë së bashku me ekipin e 25 prillit Rama tha se PD është mallkuar nga Enver Hoxha duke i lënë në kurriz sipas tij ish-kryeministrin Sali Berisha. Sipas tij Berisha e ka nxjerrë Bashën si kukull para shqiptarëve si një alternativë të re. Ndërsa akuzoi se autokolona e kreut të PD në fushatë kushton 4-5 mln euro Rama tha se brenda atyre makinave janë njerëz që mezi presin të rihapin llotot pas 25 prillit. Duke e cilësuar Bashën një kukull, Rama shtoi se ai sipas tij komandohet nga presidenti Meta dhe e ish-kryeministri Berisha.

"Rrapush Xhafferi me autokolona makinash që xhironin gomat. E prisnin me valle e këngë u tha burrave pse lodheni shkoni mor në kafe e birrari se më keni mua më jep 1 unë ju jap 2. Luajtën mendësh murrat.  Ku u mbush kupa e budallikut doli sudja në dritare tha mbaroj loja. Luli është korrieri i rradhës që përcjell po atë zë brenda nesh që na ka penguar të ngjitemi në majën që na ka parë zoti kur ka bërë Shqiëprinë.

Luli është rrapushi me një pamje tjetër që nuk vjen si shpëtimtar i vetëm por me të njëjtën autokolonë me 1 ndryshim. Ne e dimë se na e kanë thënë patronazhistët se atyre su shpëton asgjë. Autokolona e Lulit kushton 4-5 mln euro. Ju e dini kush është brenda atyre makinave. Janë ata që mezi presin 25 prillin për të rihapur llotot. Brenda makinave janë ata që mezi presin 25 prillin për të hapur bingot. Jua e ka premtuar.

Luli s’ka bërë asnjë punë deri më sot, dhe jeta i ka shkuar fjollë, vetëm është ngjitur. Keni parë kalamajtë ku i vënë kukullat te koka e krevat. E gjeti Saliu kukullën që t’ua nxjerri përpara dhe t’u thotë Partia e Re demokratike, është bashkuar edhe krushku, Meta dhe do bëjnë dhëndër Lulin. Njëherë batman njëherë barbi. Shkon e u këndon ninullat e jetës", tha Rama.

Ndërsa bëri thirrje të votohet PS për të ecur përpara Rama shtoi se me PD vendi kthehet pas.

"Ai thotë vetëm këtë më jep, sepse i di unë të gjitha. Po ndalem tek të gjithë tregtarët e Pazarit të Ri dhe të gjithë Shqipërisë. Pavarësisht, të gjithë këtu e kanë taksën zero, e kanë sot. Edhe TVSH e kanë zero, më thoni ç’a tregtari është. Tregtar do të thotë të bësh llogari, jo që të bësh llogari dhe ajo të dali që taksën e ke 0 TVSH 0 dhe votën ia jep Lulit që ta bëjë 0.5. Jo vetëm që s’është 0.5, sepse Luli është një dardhë që e ka bishtin mbrapa. Dardhën e Lulit e ka parë Tirana. Ai i thoshte do të ulim çmimin e bukës, do e ulim. Kur ne vumë taksën 0 e vumë përpara dhe unë bëja gjëegjëza me Lalin dhe të tjerët dhe thash që do të bëj premtim më të madh se kjo, po si do e bëjë taksën më poshtë se 0. E bëri, tha do i jap 1 mijë euro në muaj të gjithë biznesit të vogël. Duhet të jesh vërtetë një njeri që të harrosh se si e ke hap dyqanin, se si e mban, si lufton përditë në dyqan që t’ia bësh hallall të djathtës, të gjithë këto të papritura.

Tirana e ka provuar, 4 vite, filluan gropat, dolën plehrat. Shumë njerëz thonë që s’do të kthehet mbrapa. Ore do të hapi bingot, do të vijnë drejtorët e policisë që nxirreshin për kriminelët. Ata gjendeshin zbuluar përballë kriminelëve, i vriste tradhtia. Aty brenda janë hajdutë, të doganave, tatimeve. Nëse ndodh ajo që s’ka për të ndodhur, nëse ndodh që ata të kthehen. Lulit i thotë hajde Gjino kaq e pate ti, e do të dali mbrapa Saliu dhe Iliri bashkë me farën e zezë që është Monika. Luli është dhëndri. Saliu dhe Liken ta kesh krushq për darkë. E ti thuash erdhëm ta marrim gocën. Tirana është në një test të madh karakteri”, tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:22
Rama: PD e mallkuar nga Enver Hoxha, i ka lënë në kurriz Saliun dhe nuk ngrenë kokë

 

Kryeministri Edi Rama tha se PD është e mallkuar nga Enver Hoxha, duke i lënë në kurriz ish-kryeministrin Sali Berisha.

"PD është e mallkuar nga Enver Hoxha mallkimi i Enver Hoxhës  i ka lënë në kurriz Saliun dhe nuk ngrenë kokë ata janë bërë qesharakë do sjellin komunizmin".

Ora 13:07
‘Rama ik’ nga ballkoni, kryeministri-demokratit: S’ja vlen të biesh për Lulin, kujdes se patronazhistët shikojnë

 

Teksa kryeministri Edi Rama zhvillonte një takim e tij në njësinë nr.2 në Tiranë, një qytetar ka dalë në ballkon dhe ka thirrur “Rama ik”. Por të gjithë situatën Rama e ka kthyer në batutë, duke i thënë se nuk ja vlen të rrëzohesh për Lulzim Bashën.

“Kujdes se mos bie nuk ja vlen për lulin jo kujdes se patronazhistët shikojnë. Hajde futu brenda tani, bravo e bëri detyrën. Se këta këtë kanë Rama ik dhe ikin vetë”.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vert: 21/04/2021 16:28

    ik o plehre, like floririn e bere ti president, edhe saliu ti e amnistove si familje, kshuqe ske turp e flet o burr palaco

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit