Rama tha se nuk është koncesion por licencim i 3 kompanive, PD nuk bindet, padit në SPAK: Po u vidhen 100 mln euro shqiptarëve me karburantet

Rama tha se nuk është koncesion por licencim i 3 kompanive, PD nuk bindet, padit në SPAK: Po u vidhen 100 mln euro shqiptarëve me karburantet

Partia Demokratike ka paditur në SPAK një koncesion të ri të karburanteve, ku sipas saj do u kushtojë shqiptarët me 100 milionë euro. Pas padisë së dorëzuar në SPAK, përfaqësuesi i PD, Agron Shehaj tha se ky koncesion i ri është bërë pa studim dhe transparencë dhe se qeveria i ka dhënë hidrokarburet në duar e vetëm tre peronave duke mbyllur tregun.

"Sot, dorëzuam në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion një nga vendimet më korruptive të qeverisë Rama përpara largimit. Në ditët e fundit të pushtetit, Edi Rama ka vendosur të japë një koncesion të fshehtë, në fushën e karburanteve, i cili do t’u kushtojë shqiptarëve 100 milionë euro.  Pa asnjë studim, pa transparencë, gjithçka në errësirë dhe me nxitim, qeveria ka paracaktuar që tre klientë të saj të gjurmojnë transaksionet financiare në fushën e hidrokarburëve. Ky vendim, në fushatë zgjedhore shkel rregullat e zgjedhjeve, mbyll tregun në tre duar dhe, mbi të gjitha, fut duart në xhepat e qytetarëve, duke e bërë karburantin akoma më të shtrenjtë. Pazari që Edi Rama ka bërë me 3 klientët e tij pak përpara largimit nga qeveria duhet të hetohet nga SPAK. Nuk ka asnjë dyshim se kjo është një aferë e rëndë korruptive, e cila, nëse hetohet siç duhet, do ta çojë drejtësinë tek Edi Rama", tha Shehaj

Gjithashtu PD akuzon Ramë se po bën marrëveshje që miqtë e tij të pasurohen në kurriz të shqiptarëve dhe se ky koncesion i ri do të ndikojë  në rritjen e çmimit ë karburantit.   

"Rama po bën marrëveshje të ndyra dhe të korruptuara që do të rrisin çmimet e karburantit në Shqipëri, në mënyrë që miqtë e Ramës të bëjnë miliona në kurriz tonë.Asnjë tjetër, përveç Edi Ramës, nuk ka pushtetin që të vendosë për dhënien e 100 milionë eurove në vetëm 3 duar, të cilat, mund të rezultojnë edhe një dorë e vetme. Ky vendim i pistë i Edi Ramës, që dënon shqiptarët me një vjedhje të re dhe me rritjen e çmimit të karburantit nuk do të njihet nga Partia Demokratike. Është vendimi i një kryeministri në panik nga humbja e pushtetit. Edi Rama është në panik, sepse e kupton që fundi i tij ka filluar. Koha e Edi Ramës ka mbaruar! Është koha për ndryshim! Është përgjegjësi e Partisë Demokratike ndaj qytetarëve që me planin tonë konkret të sjellim ndryshim në të gjitha fushat ku Edi Rama ka dështuar: në ekonomi, shëndetësi, arsim, imigrim, infrastrukturë. Ne do të sjellim ndryshimin dhe shpresë për Shqipërinë!", thuhet në deklaratën e PD.

Ndërkohë po ditën e sotme kryeministri Edi Rama sqaroi në konferencën e tij për shtyp se nuk bëhet fjalë për koncesion por për licencim të tre kompanive që më pas do të monitorojnë dhe kontrollojnë fushën e hidrokarbureve.

"Jo çdo gjë që ndodh quhet koncesion, ky nuk është koncesion, por një proces i nisur në vazhdim të revolucionit dixhital. Në bazë të ligjit nuk mund të nisen procese të reja në periudhë 4 muajve para zgjedhjeve, por ky ka nisur shumë kohë më parë . Bëhet fjalë për licencim të 3 kompanive  jo koncesion. Licencohen  3  kompani të ndryshme  që do shërbejë për kontrollin e hidrokarbureve", tha Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Boruto: 02/03/2021 17:30

    Prap ai qe e ha eshte populli.Po pse nuk jep Linden me koncension ky mer daj

    Përgjigju
  • Like: 02/03/2021 17:13

    Ti shiko veten tende, te likes, mona surrat kali, salqeni, gjithe ata deputet qe dredhin zinxhire gjithe kohen se sa i kushtojne shtetit o injorante

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik

'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik