'Presidenti ka ikur nga trutë dhe lëviz natën pa protokoll', Meta i përgjigjet Ramës nga Vlora: Fushatë mashtrimi e orkestruar nga kryeoligarku i Shqipërisë

Presidenti Ilir Meta nga Vlora i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Rama i cili tha më parë se "Presidenti ka ikur nga trutë" si dhe e ka akuzuar se po bën fushatë natën duke lëvizur e takuar banorët jashtë kompetencave të tij. Meta i cilësoi këto deklarata si gënjeshtra të fabrikuara nga zyra e Ramës, të cilën e quajti edhe kryeoligarkë, ndërsa shtoi se gazetarët mund të verifikojnë çdo takim që ai ka zhvilluar me banorët. Madje ai shtoi me ironi se "Pas akuzave se presidenti vjen vetëm natën, thashë pse mos shkoj ditën në Vlorë".  

"Meqë më tha që shkoj fshehurazi në Vlorë, thash të shkoj njëherë ditën me diell.  Këtu keni një shkrim të sotëm të Gazeta Temës, Ilir Meta takime të fshehta për të nxjerr LSI nga llumi në Vlorë, e cila pretendon se Meta ka qenë fshehurazi në Vlorë për të kërkuar vota për LSI, por këtu keni të njëjtën foto të takimit të Selenicës takim i kërkuar prej tyre për rrugën që janë mashtruar. Ju si gazetarë profesionistë që jeni dhe të pa kapur që jeni po u lë foton dhe shkoni verifikoni. Ajo që më ka habitur ishte deklarata e kryeministrit se Presidenti ka iku nga trutë. shkoni verifikoni foton dhe për të raportuar të vërtetën mbi këtë fushatë mashtrimi të orkestruar nga kryeoligarku i Shqipërisë me qëllim që të përjetësojë, një sistem të gënjeshtër në të gjithë vendin. I them atij dhe të gjithë të tjetër se sa herë të më përmendi nga Vlora, përgjigjen do të vijë ta jap këtu, pasi Vlora e meriton të mos jetojë më me gënjeshtra por të jetojë më dinjitetin që i takon. Ata kërkojnë të mashtrojnë popullin me një asfalt elektoral . Ju e dini se presidenti ka vajtur në mes të ditës më banorët në Orikum për shkak të grabitjes që i bëheshin pronave të tyre. Unë jam këtu jo vetëm për t'ju thënë gënjeshtrat që janë shndërruar në një sistem, por një apel gazetarëve tu referohen fakteve dhe të mos riprodhojnë shpifjet që dalin nga zyra e kryeoligarkut me të vetmin qëllim për të zgajtur agoninë  e një regjimi që bazohet vetëm tek mashtrimet dhe gënjeshtrat duke tradhtuar rëndë interesat e qytetarëve të Vlorë dhe të gjithë Shqipërisë. I siguroj nga Vlora se në 25 prill Shqipëria  do i takojë shqiptarëve dhe jo oligarkëve , ky është zotimi im", tha Meta.

Presidenti Meta u shfaq në qytetin bregdetar, në një bashkëbisedim me gazetarët ku kërkoi lista të pastra nga partitë politike si dhe pati një koment edhe për të larguarit e LSI.

"Partitë të merren me programe, të japin alternativa,  ky është tregues i respektit, por të merrmi me çimkat e Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë kjo është një kohë e humbur, pasi Vlora e di shumë mirë dhe ti vlerësoj si duhet", tha Meta.

Teksa i bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në procesin e votimit, Meta tha se 25 prilli do të sjellë fundin e oligarkisë.

"Unë s'jam zgjedhur nga LSI si president por nga Edi Rama, merrini dhe shikoji deklarimet e tij i cili ka thënë se askush më mirë se Ilir Meta nuk mund të mbrojë interesat e opozitës. Kushdo që përpiqet ti demoralizojë qytetarët për 25 prillin le të lidhë kokën me peshqir, kjo gjë ka përfunduar. Oligarkia do rrëzohet përtokë dhe Shqipëria do ngrihet në këmbë. Të gjithë të votojmë”, tha Meta

Lidhur me debatin për anulimin e projektit Peshkëpi-Selenicë si dhe bllokimin e rrugës Vlorë-Orikum, Meta tha se është i gatshëm të shkojë në terren së bashku me përfaqësues të qeverisë për të sqaruar të vërtetën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:12
Meta: Rama thotë që nuk jam mirë nga trutë? Pas 25 prillit, ligj për të kontrolluar psiqikisht kryeministrin

Akuzave të kryeministrit Rama se presidenti nuk është në rregull nga trutë, Ilir Meta iu përgjigj nga Vlora se pas referendumit, siç i quajti ai zgjedhjet e 25 prillit, do t’i kërkojë parlamentit që të kontrollohen të gjithë psiqikisht duke filluar nga Kryeministri e Presidenti para se të marrin detyrën.

“Do t’i kërkoj parlamentit të ardhshëm që të miratojë edhe një ligj, që të kontrollohen të gjithë psiqikisht janë apo jo në rregull nga trutë që nga presidenti, kryeministri etj”.

Ora 16:53
Meta thirrje partive politike: Të pastrohen nga personat pa integritet! Largimet nga LSI? Nuk merrem me çimka

Presidenti Meta u bëri thirrje partive politike që të tregohen transparentë me qytetarët dhe të mos mbajnë në listat e tyre persona pa integritet.

“Nuk është interesi im sesi ecën fushata, ecën e vakët, e nxehtë apo e ftohtë. Për mua është e rëndësishme që fushata të bazohet në transparencë dhe në debatet për të ardhmen në interes të qytetarëve shqiptar. Kandidatët të jenë njerëz me integritet. Të mos preken nga dekriminalizimi, i bëj thirrje partive të pastrohen nga partitë. Dhe të mos marrin ata që pastrohen partitë e tjera. I bëj thirrje partive të qëndrojnë larg oligarkëve, të mos financohen nga ata. Kur flas për përmbysje demokratike, e kam fjalën për rivendosje të rendit kushtetues në vend. Ajo bazohet tek vota e lirë, tek kontributet e qytetarit. Prandaj flasim për referendum", tha Meta.

Në lidhje me largimet nga LSI, Meta tha se partitë duhet të paraqesin programe dhe alternativa dhe se ai nuk merret me çimka pasi është një kohë e humbur.

"Partitë të merren me programe, të japin alternativa,  ky është tregues i respektit, por të merrmi me çimkat e Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë kjo është një kohë e humbur, pasi Vlora e di shumë mirë dhe ti vlerësoj si duhet", tha Meta.

Ora 16:38
Meta i tregon 'muskujt' Ramës: Vij nga një fshat që ka sjellë një çetë në luftën e Vlorës

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Presidenti Meta është nervozuar duke ngritur zërin duke thënë se për çdo akuzë që atij do i bëhet nga Vlora nga kryeministri do të vij dhe do ja jap përgjigjen këtu. Meta madje është treguar kërcënues duke i kujtuar kryeministrit Rama se ai vjen nga një fshat që ka sjellë një çetë të tërë në luftën e Vlorës.

"Sa herë të përmendem në Vlorë do të vij të përgjigje nga Vlora. Unë vij nga një krahinë e largët me Vlorën dhe ajo krahinë ka sjelle tre çeta në luftën e Vlorës dhe një çetë e vetme ka qenë nga Çepani i Skraparit nga jam dhe unë. Po të shpifin nga Vlora për mua, unë nuk do të përtoj dhe do të jam përgjigje këtu", tha Meta.

Ora 16:28
Meta: President s’jam zgjedhur nga LSI, por nga Rama! Jam armik i oligarkisë, demoralizuesit e qytetarëve të lidhin kokën me peshqir

Ilir Meta nga Vlora ka thënë se president është zgjedhur nga kryeministri Edi Rama dhe jo nga LSI. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë më 25 prill ndërsa ata që sipas tij demoralizojnë qytetarët, të lidhin kokën me peshqir.

“Unë sjam  zgjedhur nga lsi si president por nga Edi Rama, merrini dhe shikoji deklarimet e tij i cili ka thënë se askush më mirë se ilir meta smund të mbrojë interesat e opozitës. Unë mbroj interesat e demokracisë. Unë gjithmonë midis demokracisë dhe pushtet do zgjedh demokracinë.

Kushdo që përpiqet ti demoralizojë qytetarët për 25 prillin le të lidhë kokën me peshqir, kjo gjë ka përfunduar. Oligarkia do rrëzohet përtokë dhe Shqipëria do ngrihet në këmbë. Të gjithë të votojmë”, tha Meta.

Ora 16:21
Projekti i rrugës Vlorë-Orikum, Meta: Banorët janë mashtruar, gati të shkoj me përfaqësues të qeverisë të sqaroj të vërtetën

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp në Vlorë për debatin e fundit lidhur me anulimin e projektit Peshkëpi-Selenicë si dhe ‘bllokimin’ e Vlorë-Orikum. Ai ka thënë se qeveria ka mashtuar banorët e Selenicës, ndërsa u shpreh se është i gatshëm të shkojë atje me përfaqësues të qeverisë për të sqaruar të vërtetën.

“Lidhur me çështjen e Selenicës e dini se ka qenë një pretendim i tyre. Ata janë mashtruar shumë rëndë, jam i gatshëm të shkoj në selenicë në çdo memoment edhe me përfaqësues të qeverisë për të sqaruar se si është e vërtetë.

Janë mësuar me këto asfalte elektorale. U mashtrua komiteti i Selenicës sepse u tha sikur u kishte kërkuar fondi saudit pok jo ishte një kërkesë e qeverisë sic kishte dhe shumë mashtrime të tjera në këtë histori”, tha Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 22/02/2021 21:11

    LERI LLAFET O PIS PRESIDENT, DOREZO LEKET QE I KE MARRE POPULLIT ,,,BASHKE ME SALIUN DHE BANDAT E JUAJA..../////

    Përgjigju
  • Bolena: 22/02/2021 19:46

    Ky palo president që bene fushatën e mones, ka shkuar natën në fshatin Bolene të Vlorës i shoqëruar me disa mashtruesa dhe në bolene është pritur nga një burrë krye mashtrues që se do fshati. Është e vërtet qe ky lëvizë natën për fushat.

    Përgjigju
  • Eljani: 22/02/2021 18:05

    Meta ka marr fund, fajin e ka partia socialiste qe e pranoi president qe ne fillim. Drejtesia ndaj politikaneve duhet te filloi me Berishen e Meten te paret.Pastaj pislliqet e vartesve te tyre do dalin ne shesh.E keqja huqen nga rrenjet, perndryshe rritet prape.

    Përgjigju
  • Taip lala: 22/02/2021 16:53

    O ilir kak meta ti je një muti madh. E ty vetëm burgu të pret. Ti nga që ndjen burgun je bër si i çmendur o karagjos hajdut kriminel. Me bllok në dor të pa gjith Shqipria e ske shanc ti shpëtosh spakut. Prit o beg se ka henek. Në 25 Prill do ta shikosh se sa të vlen lëkura jote e qelbur mor burec.

    Përgjigju
    • Ardian: 22/02/2021 17:53

      Mire e the ky eshte nje hajdut

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet