Rama thirrje të dëmtuarve nga tërmeti: Aplikoni para datës 28 shkurt! Duhet t'i dërgojmë dosjet donatorëve për të marrë paratë (VIDEO)

DURRES- Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur nga Durrësi thirrjen për qytetarët të cilëve i është dëmtuar banesa nga tërmeti që të aplikojnë në adresën online "Shtëpia ime" brenda datës 28 shkurt. Rama tha se deri në datë 8 Mars, dosjet do duhet të jenë përgatitur nga bashkitë që të dërgohen para donatorëve për të nisur më pas procesi i rindërtimit.

"Për të duhet t'i thoni të gjithëve të bëjnë aplikimet. Është e rëndësishme të mbyllin aplikimet deri në datë 28. Deri në datën 8 ne do të përgatisim të gjitha dosjet pasi të bëhet edhe vlerësimi nga bashkitë për të pasur një pamje të plotë të të dhënave për donatorët sepse procesi nuk mund të vazhdojë më tutje.

Të gjithë ata që kanë një dëmtim të cilit do nivel duhet të bëjë aplikimin sipas kërkesës për financimin e ndërtimit. Janë bërë në total rreth 20 e ca mijë, por ka ende mijëra të tjerë që duhet të aplikojnë. Të gjithë duhet të aplikojnë tek "Shtëpia ime". Dhe atje do thoni nëse keni apo jo dokumente. Është shumë i rëndësishëm aplikimi", tha Rama.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sato: 22/02/2020 06:08

    Sa e bukur kjo: fusni letrat Ju te marrim leket Ne.

    Përgjigju
  • Erion brace komshiu: 22/02/2020 02:42

    Ky kryetari bashkis durrsit, o I ordiner QE se ka shokun.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet