Rama tregon kur do të lejohet lëvizja e makinave dhe kur do të dalin pensionistët nga shtëpia

Rama tregon kur do të lejohet lëvizja e makinave dhe kur do të dalin pensionistët nga shtëpia

Kryeministri Edi Rama u shpreh se në 10-15 ditët e ardhshme do të lehtësojmë lëvizjen e automjeteve. Për kufijtë, kreu i qeverisë tha se do të shikojmë cfarë do të bëjnë të tjerët, ndërsa për pensionistët theksoi se lehtësimet për të dalë nga shtëpia do të fillojnë në maj.

"Për kufijtë do të shikojmë se cfarë do të bëjnë edhe të tjerët, një hapje të ngushtë po e bëjmë të shtunën me fluturimet e riatdhesimit. Unë besoj që në maj do të jetë një periudhë e bukur tranzicioni që do të ketë gjithmonë e më shumë lehtësira, do të fillojmë të lehtësojmë pensionistët për të dalë dhe për të marrë ajër, do të lehtësojmë aktivitetet që thashë, lëvizjen e automjeteve. Në 10-15 ditët e ardhshme do të lehtësojmë lëvizjen e automjeteve" tha Rama.  


Lajmi kryesor:

Rama: Bizneset që do të hapen javën tjetër dhe kur do të nisë lëvizja e makinave! Një lajm i mirë për shqiptarët që duan të punojnë në Greqi


  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Sulmi ndaj Izraelit, Irani siguron Kinën: Nuk përshkallëzojmë situatën! Ushtria izraelite zotohet të përgjigjet

Sulmi ndaj Izraelit, Irani siguron Kinën: Nuk përshkallëzojmë situatën! Ushtria izraelite zotohet të përgjigjet