Rama: Unë nuk punoj që të humbasë PS, por jam i gatshëm të bëj Bashën pjesë të fitores (VIDEO)

Rama tha se është i gatshëm ta bëjë Bashën dhe PD pjesë të fitores.

"Unë nuk punoj që PS të humbasë dhe të fitojë PD. Unë patjetër jam i gatshëm të bëj Bashën dhe PD pjesë të fitores. Ky nuk është ndryshim i rregullave të lojës. Rregullat e lojës janë të gjitha të shkruara në marrëveshje. Ky është një ndryshim që fut qytetarët në lojë më shumë sec janë sot.

E përsëris edhe njëherë që natyrisht që kush kërkon alibi për të krijuar situata konflikti e kemi parë në 30 vjet histori që nuk e ka zor ti gjejë alibitë, por unë nuk jam këtu për të menaxhuar problemet psikologjike apo politike të askujt", tha Rama.

Por si do ta bëjë Bashën pjesë të fitores? "Fitorja ime është që Shqipëria të vijojë dhe të bëhet më e mirë, të ecë më shpejt në rrugën e integrimit, dhe pjesë e kësaj fitoreje do të dëshiroja që të kisha Bashën dhe PD-në por edhe të tjerët. Diskutimi për c'ka po flasim sot sipas kornizës kushtetuese për të hapura listat, ka filluar shumë kohë më parë. Parlamenti është legjitim dhe sovran.

Marrëveshja nuk preket dhe do e themi deri në fund. Prekja e marrëveshjes është dicka materiale, jo interpretative, të më thonë cilën pikë të marrëveshjes ne prekim duke hapur listat? Kaq. Ah nëse mendohet se marrëveshja për të mos bërë asgjë tjetër, kjo nuk është cështje aritmetike, edhe ajo nuk është në favorin tonë" tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Hapim listat pa ndryshuar sistemin, ndalohen koalicionet parazgjedhore, por pakti me PD-LSI i 5 qershorit nuk preket (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri