'Nga birësimi te vrasja e babait'/ Rama uron Fatos Nanon për ditëlindje: Kafshë politike që pata fatin ta njoh! Rrëfen marrëdhënien që ka sot me ish- kryeministrin

Fatos Nano në daljen e tij të parë publike pas lirimit nga burgu

TIRANË- Në 68-vjetorin e ditës së tij të lindjes, kryeministri Edi Rama i ka bërë një mesazh të gjatë urimi, ku flet me superlativa për figurën e tij, por edhe tregon marrëdhënien që sot kanë mes njëri- tjetrit. Rama e quan "kafshë politike", që pati fatin të njihte, ndërsa rrëfen se sot kanë një marrëdhënie të shëndetshme dhe një komunikim miqësor.

Kreu i qeverisë ka zgjedhur jo rastësisht këtë foto, është momenti i daljes së tij të parë për mediat pasi u lirua nga burgu, në të cilën vë theksin te ndryshimi që ka pësuar në fytyrë.

"Djali i birësuar që vrau babanë e tij për t'i marrë skeptrin", e përshkruan Rama marrëdhënien e tij me Nanon, pasi ka qenë ky i fundit që e solli nga Parisi dhe e bëri pjesë të PS-së, ndërsa sot, "janë dy timonierë të një makine, por një i turnit të parë dhe tjetri i turnit të dytë".

Edi Rama dhe Fatos Nano

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama
"FATOS NANO u gjend në krye kur armata e shpartalluar komuniste kryente funeralin e Partisë së Punës në mes të shkretëtirës, me flamurin e rreckosur të diktaturës së proletariatit në gjysëm shtizë, moralin nën shuajt e këpucëve të rraskapitura nga marshimi 45 vjeçar drejt horizontit që vetëm largohej derisa u zhduk dhe gurmazin e konsumuar të komunizmit që nxirrte thirrjet e fundit për luftë me tërë botën, teksa era e papërmbajtshme e ndryshimit e kthente vajtimin e egër të dëshpërimit, në një fishkëllimë sa çjerrëse aq edhe qesharake. Mes fytyrave verdhacuke të udhëheqësve gjemimmbytur nga ardhmja e qametit dhe sekretarëve lëkurëdjegur nga dielli i arafabrikakantiereve, "Qorri" ishte aty fytyra e dykuptimtë e kuadrit të ri të partisë, që punonte në Institutin e Marksizëm-Leninizmit dhe e presorit garip të Ekonomikut, që tregonte barcaleta tallëse për regjimin e luante Bitëllsat me kitarën e tij.

Ishte pikërisht profili joskematik i Fatos Nanos që i dha atij skeptrin e të majtës së porsalindur pas varrimit të Partisë së Punës dhe natyra e tij jodogmatike, e kombinuar me burgosjen absurde që e pagëzoi si lider të pakonkurueshëm të socialistëve, i dha Partisë Socialiste një frymëmarrje të re e një perspektivë si forcë e parë në rrugën e përpjetë të politikës shqiptare. Mbase pa sakrificën e tij të imponuar, socialistët do të kishin pasur një fat më pak bujar, por edhe Fatosi pa atë sakrificë të imponuar, mbase nuk do ishte bërë lideri i tyre aq jetëgjatë. Fotoja që kam përzgjedhur për këtë ditë urimi ka qenë për mua pamja më domethënëse e Fatos Nanos fill pas daljes së tij nga burgu dhe ende sot befasohem nga ndryshimi i hatashëm mes saj e pamjen së tij në gjyq. Fatosi i prangosur para gjykatësve me vështrimin enigmatik, është presori i Ekonomikut i marrë peng që mbahet fort për sytë e popullit. Ndërsa Fatosi me duart e lira dhe sytë që shkëlqejnë fort është një kafshë e rrallë politike, të cilën pata fatin ta njoh nga afër.

Ai e mbajti timonin e PS në të përpjeta e të tatëpjeta dhe padiskutim është e tija në radhën më të parë, merita që Partia Socialiste nuk lëvizi asnjë moment, nga graviteti i interesit kombëtar, çka përbën sot e gjithë ditën një vijë sjelljeje të palëkundur e unikale mes partive politike në Shqipëri. Në krye të PS ai i nxorri socialistët nga shkretëtira pas varrosjes së Partisë së Punës, duke i futur në Internacionalen Socialiste si një familje idesh progresiste të kohës së re dhe duke e bërë shpirtin e ndryshimit motor të lëvizjes përpara. Në qeverisjen e vendit atij iu desh të drejtonte daljen e popullit nga shkretëtira e piramidave dhe rifillimin e shtetndêrtimit pas katrahurës rrafshuese të vitit '97.

Historia e marrëdhies sonë të zhvilluar mes ekstremesh, nga "birësimi" im në familjen socialiste me bekimin e Fatosit, deri tek "vrasja e babait" për marrjen e skeptrit të tij, dihet përgjithësisht.

Po në ndërkohën që flasim marrëdhënia mes nesh ushqehet shëndetshëm, me një komunikim miqësor ku e kuptojmë njëri-tjetrin në ajër, sepse prej kohësh tanimë flasim si shoferi i turnit të parë me shoferin e turnit të dytë, për të njëjtën makinë. Ose jo në fakt, se kur mendoj çfarë katërrrotaku sovietik mori Fatosi në turnin e parë, çfarë mjeti shumë më të mirë mora unë prej tij dhe çfarë brandi shpejtësie është sot Partia Socialiste, flasim në fakt si dy pilotë të një makine që duhet të vijojë vetëzhvillimin dhe lëvizë ende më shpejt, duke e mundur përditë rrezikun e ngadalësimit nga konkurenca e dobët.

Duke i uruar ditëlindjen liderit historik të socialistëve, uroj gjithashtu që një ditë ta shkruajmë në një libër, së bashku, raportin e turneve tonave, për t'ua lënë në bibliotekën e zyrës së kryetarit, atyre që do të marrin turnin pas nesh. Po ka kohë plot deri atëherë dhe në ndërkohë, uroj për Fatosin shëndet, gëzime e çdo të mirë familjarisht", shkruan Rama.

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Klubet paralajmërojnë protesta! A jeni dakord me vendimin e Ligës së Futbollit për të përshkallëzuar bojkotin?

Komento

Komente

  • miri kola: 16/09/2020 16:58

    Pse nuk i nxirrni dhe cfare kane thene per njeri tjetrin ?

    Përgjigju
  • Tutu: 16/09/2020 14:30

    Fatos Nano thjesht nje gjiriz vesesh.... nje poshtersi e rraces njerezore..., njeriu qe shtetinne beri bixhoz.... per ditelindje e uroj: u shofte rraca jote e poshter.... sa per fjalet e “ ndieta” te Edushit do i thosha qe dhe ai nje cope bajge nga jashteqitja e Fatosit eshte...Zoti ja marte hakun ketij populli..,

    Përgjigju
  • Vicidoli: 16/09/2020 13:53

    Nano ne burg Edi Rama burg per nje Shqiperi te denje me Flamir Noken K* rministwr

    Përgjigju
  • hako: 16/09/2020 13:11

    Te besh elozhe, per nje bixhizgj dhe hajdut te pacipe, i cili ligjeroj korrupsionin ne Shqiperi,eshte nje turp i cili ne brezat e ardhshem do te shihet si shembull i pafytyresise dhe budellallekut.Bravo Edo, e gjete menyren qe te rregjistrohesh.

    Përgjigju
    • Domja: 16/09/2020 14:03

      Si ore mos i beje elozhe. E mori birin e botes dhe e beri minister. E beri kryetar bashkie. Edhe kryetar te PS e beri. Mbushi xhepat e vet dhe te shokeve. Tani mbushin bankat me evro. Jo elozhe por ti puthe edhe kembet.

  • Vlora: 16/09/2020 12:37

    Te arrestohet fatos nano ..maskara bandit rrugac imoral hajdut etj..xhoi nj femer e perdal llafazane dhe shpifesir..te shporron keta bandita ..

    Përgjigju
  • LORA: 16/09/2020 12:24

    Me mire (nuk do t'e fyhej Flamuri Kombetar,te pakten)do te ishte t'e nxirrje foton e 12 janarit te 2007-es,ne Pallatin e Brigadave ,ne kohen e betejes se certifikatave,kur nano-kurva bashke me dr.mortjen teksa nxoren jashte loje Presidentin e kohes z.Moisiu,u ngulen ne fron si dy tregetare race,te bejne pazarin e rradhes kunder verdiktit te Popullit te Majte. Ishte kurvlliku i tij ekskluziv dhe squllja e seres "socialiste" qe i vinte pas ,,,,qe nje parti qe ia dhane gati garipit-rrugac te ekonomikut e shndroi te urryer per Popullin e Majte. Une kam jetuar ketu dhe nuk kam nevoje te me tregoje kush se c'kob ishte per Shqiperine tone nanoizmi dhe nano-kurvlliku ekzemplar. Tung.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 16/09/2020 12:16

    Vetem nje gje ste ka mesu si me u terhequr nga politika kur I ke bo millionat e eurove. Nano I beri dhe u terhoq po ju dhe shoket e Partise kur do ja leni brezit tjeter llokmat? Shenim:nuk jam as I PD as I LSI se

    Përgjigju
  • hasoni: 16/09/2020 10:54

    O Edo mos u merr me Tos hajdutin por vre punen se ka nje dynjo me halle ky milet.... Tosi e ka ne trezi, i puno mullini, Xhoi ja rrotullo nga te doi.... Salen qe e futi ne burg e ka bo shok.... Hajdutet e gjejne gjuhen me njoni tjetrin. Kot nuk ka dale thonia q* nonen te te thote babe dhe kete Tosi e ka vertetuar...

    Përgjigju
    • Agroni vlore: 16/09/2020 14:13

      Nano ka qene dhe mbetet personaliteti,eruditi dhe kryetari ekselent i PS. Nano eshte emblema dhe kultura e PS ,organizatori dhe ideuesi i braktisjes se komunizmit dhe formesimin e nje partie me tipare perendimore. I urojme jete te gjate ketij trashegimtari te denje te transformimit te nje partie ne grahmat e fundit duke i dhene jete PS.Ai do te mbetet personalitet poliedrik i cili duhej te ishte Presidenti i ketij shteti.



×

Lajmi i fundit

John

Bregu për vrasjen e Hajdarit: Ka mungesë dëshmish shkencore (VIDEO)