Politikanët urojnë Sulltan Novruzin

Besimtarët bektashinj festojnë sot ditën e Sulltan Novruzit e cila njihet si festa e ardhjes së pranverës dhe më vonë si ditëlindja e imam Aliut.

Politikanët shqiptarë kanë uruar festën për besimtarët bektashianë. Presidenti Ilir Meta ka uruar festën e Sulltan Novruzit i shoqëruar dhe nga vajza e tij. Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka uruar  këtë festë për besimtarët besktashianë duke prezantuar edhe hapjen e amfiteatrit në Parkun e Tiranës.

Dita e Novruzit festohet edhe ne vende te tjera të botës myslimane, në ditë që variojnë nga 20 deri më 26 mars.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:37
Basha: Besimi në Zot po na bën bashkë në rrugën tonë të ndritur

Kryetari i Partisë Demokratike,Lulzim Basha uroi ditën e sotme besimtarët bektashianë për festën e Sulltan Novruzit. Ai tha se vlerat e lirisë dhe besimi në zot po i bën bashkë shqiptarët në një rrugë po kaq të ndritur sa kjo ditë e sotme.

"Të gjithë besimtarëve i dërgoj një urim nga zemra për ditën e Sulltan Novrzit, për këtë festë hyjnore të shpresës, dritës dhe demokracisë. Vlerat për të cilat kanë rënë hero edhe martirët bektashinj, vlerat për të cilat kanë triumfuar më 22 Mars të 1992 shqiptarët mbi diktaturën më të egër, vlerat për të cilat janë bashkuar përsëri shqiptarët, vlerat e lirisë, dinjitetin, të besimit në Zot që po na bëjnë bashkë në një rrugë që uroj të jetë po kaq ë ndritur sa kjo ditë e sotme", u shpreh Basha.

Ora 11:01
Ruçi uron shqiptarët: Bektashizmi, legacia jonë e tolerancës

Kryetari i Kuvendit Ruҫi ka uruar besimtarët bektashianë me rastin e festës së Sulltan Novruzit.

"Sulltan Novruzi, rigjallërim i natyrës, gëzim në jetët njerëzore. Bektashizmi është legacia jonë e tolerancës. Mirëkuptimi fetar, eliksiri drejt tolerancës politike. Një urim të veҫantë për shqiptarët në Miҫigan e Diasporë", uron Ruçi.

Ora 10:35
Rama uron Sulltan Novruzin me transformimin e Amfiteatrit në Parkun e Tiranës

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka uruar festën e Sulltan Novruzit duke ndarë më ndjekësit edhe pamje nga transformimi i teatrit në Parkun e Tiranës.

'Mirëmëngjes, dhe me këto pamje nga transformimi i Amfiteatrit në Parkun e Tiranës, ju uroj një ditë të mbarë dhe Gëzuar Sulltan Novruzin', shkruan Rama bashkëngjitur videos.

Ora 10:31
Meta uron Sulltan Novruzin: Zoti e bekoftë Shqipërinë

Presidenti Ilir Meta ka uruar festën e Sulltan Novruzit së bashku me vajzën e tij. "Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar!" shkuan Meta.

Urimi i plotë i Metës:

Të dashur miq,
Në këtë ditë feste dhe optimizmi pranveror, që simbolizon lindjen e shpresës, rigjallërimin e natyrës dhe përkon me lindjen e Imam Aliut, dua t’i uroj mbarë popullit shqiptar dhe në veçanti besimtarëve bektashianë kudo ndodhen: Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit!
Shëndet dhe mbarësi paçi gjithmonë në familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar!

b.ha./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xxx: 22/03/2019 13:41

    po leri nje dite popullin te qete pa vajtur ne asnje vend.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin