Rama: Vitin tjetër nis ndërtimi i Skavicës, HEC-et e vogla shushunja! Tani e ka radhën rruga Milot-Fier

TIRANE-Vitin tjetër do të nisë ndërtimi i HEC-it të Skavicës. HEC-in nuk do të ndërtojë privati, por 100% shteti. Kryeministri Edi Rama u shpreh në prezantimin e projektit se kjo është një ëndërr e mbetur në sirtar që prej viteve '60. Investimi pritet që të kapë shumën e 500 mln eurove, teksa 350 mln llogariten për ndërtimin dhe 150 mln të tjera për shpronësimet dhe infrastrukturën.

"Pas më shumë se gjysmë shekulli si ëndërr në sirtarin e qeverive shqiptare, projekti i Hidrocentralit të Skavicës, hyn në rrugën e realizimit. Qeveria jonë do ta ndërtojë me financim 100% shtetëror këtë vepër strategjike për pavarësinë energjetike dhe kthimin e Shqipërisë në një faktor kyç të sektorit energjetik të rajonit. Hidrocentrali i Skavicës kompleton Kaskadën e Lumit Drin, krijon mundësinë e ruajtjes së rezervës ujore, duke u dhënë përfundimisht fund humbjeve kolosale të energjisë, me pasojë përmbytjet kronike (kur pikërisht nga mungesa e Skavicës kryhen shkarkimet e detyruara prej mbingarkesës ujore) dhe duke e kthyer eksportin apo importin e energjisë, nga një aktivitet me detyrim përcaktim ku shitblerjen e energjisë e përcakton moti, në një aktivitet ku shitblerja diktohet vetëm nga interesi i shtetit. Me nisjen sot zyrtarisht të procedurave, Kantieri i Madh i Skavicës hapet vitin e ardhshëm.

HEC-i i Skaviës në Samitin e Triestes u miratua në 2017. Projekti u pranua dhe sot kemi një pamje të detajuar nga një kompani me një biografi të njohur botërisht, kompania franceze. Duke parë qartësisht rëndësinë dhe historinë e dështimeve të mëparshme të të gjitha qeverive të mëparshme dhe duke vlerësuar domosdoshmërinë në kushtet aktuale në kuadrin e planit të përgjithshëm kombëtar. Vendosëm që këtë vepër ta financojmë 100% vetë. Do të parandalohen përmbytjet kur ndodhin shkarkimet masive" tha Rama. "HEC-et vogla kanë funksionuar si shushunja duke lënë toka të tëra pa burimin ujor, komunitetin pa punuar tokën, duke bërë dëme të mëdha edhe nga pikëpamja e ekosistemit".

Rruga e Arbrit dhe HEC-i do të ndikojnë edhe te turizmi, tha Edi Rama. "Sot kemi tragetet në Koman, barraka lëvizëse, që me ndihmën e të madhit Zot vijojnë punën pa sjellë lajmin e zi të një kobësie. Do të bëjmë një ndërhyrje, do të kemi një pikë turistike të mirëfilltë, muze të krijimit dhe zhvillimit të sistemit elektro-energjetik shqiptar. Një rrugë panoramike". Por cili është projekti i radhës? Kryeministri theksoi se shumë shpejt pritet që të fillojë ndërtimi i rrugës -Milot-Thumanë-Rrogozhinë-Fier.

"Është e dhimbshme, nëse reforma në drejtësi do të kishte nisur 25 vite më parë do të ishim në një Shqipëri tjetër. Ne nuk mundet të kthejmë kohën, por të fitojmë sa më shumë nga koha e humbur. Në fakt Zoti e ka bekuar këtë vend për ta pasur vendin ku populli i tij jeton në normalitet, arsyeja pse jemi ende në kërkim dhe përpjekje të normalitetit ekonomik dhe social është që Drini majtë ka prurë, por të pazotët nuk e kanë lënë këtë popull të lyer as gishtin. Duke uruar që edhe Skavica të jetë kantier vitin e ardhshëm sikur e kemi planifikuar, mos e thëntë Zoti të dalë ndonjë goditje e tretë" tha ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pencionisti: 03/06/2020 23:37

    Ky kryeministri yne o ka lojtur menc o ka ndonje strategji per zhdukjen e shqipetareve njerzit po flene neper cadra pa uje pa ngrene Fukaralleku ka shkuar aty ku nuk mban Me problemi eshte se ne shqiperi ka nje opozite inpotente duhen PROTESTA te fuqishme Per ndryshim

    Përgjigju
  • Laci: 03/06/2020 20:14

    O hasan nuk mund te vihet ne pune termocentrali ne vlore sepse ndot shume ambientin,,,vlora na duhet per turizem,,ai termocetral mund te shperngulet ne fier,,ose te cmontohet,,,,paresore eshte turizmi....

    Përgjigju
  • ylli: 03/06/2020 17:42

    O EDI RAMA mos e mbaj doren ne investimet ne energjitike dhe turizem,,po ashtu ne bujqesi-transport,,jane sektore qe ta japin fitimin 300%....ne nje kohe shume te shkurter...

    Përgjigju
  • Arturi: 03/06/2020 15:43

    Bravo qeverise,,,ky eshte nje investim oer se mbari ,,per te qene,,,per keto investime jepet paraja,,dhe ne populli jemi dakort te beje sa te beje.....

    Përgjigju
  • Taksapaguesi: 03/06/2020 15:25

    Do jet prone e taksapagueseve 100% dhe nje pasuri per brezat e arrdhshem. Lajm shume i mire.

    Përgjigju
  • hasan: 03/06/2020 14:35

    investimet publike duhet te orientohen aty ku dhe produktiviteti eshte me i madh. thene kjo nese turizmi eshte prioritet duhet te ndertohet aeroporti i Vlores qe ka 3 vjet qe thuhet kete vit do te filloje etj. nga ana tjeter nese vihet ne pune TEC i Vlores mund te prodhojme energji pa patur nevoje te shpenzoj e 600 milion euro. nese skavica eshte 500-600 MW TEC i Vlores me pak investim prodhon 100 MW. po keshtu mund te ndertohen edhe HEC te tjera fale kapaciteteve te gazit qe ne kemi nga TAP qe ende nuk dim se ku ti cojme. investimet jane vizion afatgjate ne funksion te zhvillimit te qendrueshem.

    Përgjigju
  • KritikAbsolut: 03/06/2020 12:35

    Mire qe do ta ndertoje qeveria(me leket e popullit) por a do ja japin ne koncension privatit sic bene me Rrugen e Kombit? Ky eshte problemi!!!!

    Përgjigju
  • redi: 03/06/2020 11:57

    Me ne fund qeveria Rama merr vendim per nje veper energhetike publike me financim nga shteti dhe jo nga gangrena PPP .Themi nje bravo per here te pare.Energjetika eshte pamvaresi ekonomike kryesire

    Përgjigju
  • Ganiu: 03/06/2020 11:49

    BRAVO QEVERISE,,,KY HIDROCENTRAL DUHEJ TE ISHTE NISUR DJE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet